Jorgan Siena V4 Dormeo
Jorgani Siena është i butë, komod dhe lejon trupin tuaj të frymojë, në mënyrë që ju të ndiheni rehat gjatë gjithë natës. Mund ta përdorni gjatë gjithë vitit. Është ideal për njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive. Mund ta pastroni në rrobalarëse deri në 60°C, sepse kjo temperaturë largon mikrogrimcat e pluhurit. Në dispozicion në këto madhësi: 140x200 cm dhe 200x200 cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Jorgani Siena është i butë, komod dhe lejon trupin tuaj të frymojë, në mënyrë që ju të ndiheni rehat gjatë gjithë natës. Mund ta përdorni gjatë gjithë vitit. Është ideal për njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive. Mund ta pastroni në rrobalarëse deri në 60°C, sepse kjo temperaturë largon mikrogrimcat e pluhurit. Në dispozicion në këto madhësi: 140x200 cm dhe 200x200 cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Ekuilibër në mes butësisë dhe ngrohtësisë
Jorgani Dormeo Siena është aq i butë sa që iu mundëson një gjumë të rehatshëm gjatë gjithë vitit. Është i krijuar nga materiale të avancuara që garantojnë qëndrueshmëri për një përdorim të gjatë dhe butësi për rehati makismale. Falë qepjes zig-zage, mbushja nuk do të dalë në qoshe. Po ashtu, me inkorporimin e fibrave të avancuara Wellsleep® në qepje, jorgani është edhe më i butë.
Jorgan të cilin mund ta përdorësh gjatë gjithë vitit
Mbushja e jorganit Siena është bërë nga mikrofibrat e avancuara (350 gsm) Wellsleep®, që e bëjnë këtë jorgan jashtëzakonisht të ajrosshëm dhe të butë. Struktura unike e këtyre mikrofibrave krijon hapësirë për ajrosje, duke i shtuar kështu më shumë volum jorganit dhe duke e bërë më të lehtë. Në këtë mënyrë është i përdorshëm gjatë gjithë vitit, madje edhe në muajt më të ngrohtë të verës.
Materiale cilësore për qëndrueshmëri
Mbulesa e jorganit është e krijuar nga mikrofibrat e Softdream, të cilat janë të forta, të qëndrueshme dhe thahen shpejt. Falë këtij materiali, jorgani nuk do ta ndryshojë formën, ngjyrën apo strukturën, dhe ju do të mund ta shijoni për një kohë të gjatë komoditetin që ofron.
Pastrohet dhe mirëmbahet lehtë
Jorgani Siena mund të pastrohet tërësisht në 60°C, temperaturë e cila largon grimcat e pluhurit. Pra, ju mund të flini të qetë: gjithmonë në një ambient të freskët dhe të pastër. Falë materialeve të avancuara, thahet lehtë, por sigurohuni që ta shkundni gjatë tharjes, në mënyrë që ta shmangni grumbullimin e mbushjes. Jorgani është në dispozicion në këto madhësi: 140 x 200 cm dhe 200 x 200cm.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo gjumë