Nutribullet® 600 Black Delimano

Pavarësisht apo do të përgatisni një smoothie plot vitamina, masë për salca, akullore apo ushqim për bebe, Nutribullet është pajisja që ju duhet. Ky ekstraktues ka motor me fuqi 600W, 20,000 RrPM dhe veprim ciklonik i cili i kthen frutat, perimet, arrat dhe akullin në pije të shijshme. Shijoni të gjitha vlerat ushqyese të përbërësve me Nutribullet® Black!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Pavarësisht apo do të përgatisni një smoothie plot vitamina, masë për salca, akullore apo ushqim për bebe, Nutribullet është pajisja që ju duhet. Ky ekstraktues ka motor me fuqi 600W, 20,000 RrPM dhe veprim ciklonik i cili i kthen frutat, perimet, arrat dhe akullin në pije të shijshme. Shijoni të gjitha vlerat ushqyese të përbërësve me Nutribullet® Black!
Më shumë - Përshkrimi
-
Karakteristikat
Zbuloni 5 karakteristikat më të rëndësishme të Nutribullet:
Tehet e Nutribulletit janë dizajnuar për Nutrient Extraction™, i cili e shndërron ushqimin e zakonshëm në super ushqim. Kjo do të thotë se ju i merrni vlerat ushqyese nga çdo përbërës.
Hiqeni kapakun me tehe, shpërlajeni me ujë e shampon, dhe vendosni gotat në raftin e sipërm të enëlarëses. Thjesht dhe pa mundim.
A e keni ditur se shumica e smoothie-ve përgatiten për më pak se 60 sekonda? Tash mund të ushqeheni shëndetshëm edhe nëse jeni të zënë!
Dizajni i thjeshtë dhe intuitiv e bën Nutribulletin një pajisje që do të donit ta përdornit çdo ditë. Është kaq e lehtë: e shtyni, përdridhni dhe ekstraktoni.
Nutribulleti origjinal me fuqi 600W, e shndërron çdo përbërës (nga dredhëzat te spinaqi) në një pije të butë e të shëndetshme.
Përgatiteni pijen e preferuar me plot vitamina
Merrni dozën ditore të nevojshme me vitamina, minerale, fibra dhe vlera tjera ushqyese, duke përdorur Nutribullet - një aparat kuzhine me fuqi të jashtëzakonshme të ekstraktimit. Me Nutribullet është më lehtë se kurrë të kombinoni një përzierje perimesh, frutash dhe akulli, e ta shndërroni në një pije të shëndetshme apo nutriblast. Fal motorit të fuqishëm dhe veprimit ciklonik, ju mund të përzieni / ekstraktoni edhe arra, lajthi, badem, fara, etj., falë teheve të fuqishme prej çeliku inox që ka Nutribullet.
Motor 600W dhe tehe të fuqishme
Nutribulleti nuk është sikurse blenderët e tjerë. Kombinimi i veçantë i motorit 600W, teheve të reja ekstraktuese dhe veprimit ciklonik, nxjerrë lëndët ushqyese nga ushqimet tona të preferuara.
Dizajni i veçantë i teheve, kur kombinohet me veprimin ciklonik, gjeneron fuqi për të ekstrakuar dhe bluar edhe përbërës të fortë sikurse farat apo arrat, duke depërtuar dhe nxjerrë lëndët ushqyese prej tyre. Tehet janë punuar nga çeliku inox dhe asnjëherë nuk kanë nevojë të mprehen.
Një gotë plot shije e vitamina
Nutribullet Black përfshin edhe një gotë të gjatë (0.7l), të cilën mund ta përdorni për të përgatitur smoothiet e preferuar. Me Nutribullet, ju do të zbuloni një mënyrë të re për t'u ushqyer shëndetshëm - thjesht shtoni fruta, perime apo përbërës të tjerë në blender dhe përgatini smoothie për disa sekonda.
Libri me receta - extra ide për super ushqime
Përveç Nutribullet, ju do të merrni edhe një libër me receta, me plot ide për ushqime të shijshme & të shëndetshme.
Ide për mëngjes
Ëmbëlsira të shijshme
Nutriblast plot vitamina
Ushqime të shëndetshme për bebe
Si ta pastroni Nutribullet-in?
Një mënyrë e lehtë & efikase për ta pastruar gotën e Nutribullet, është ta mbushni me ujë të ngrohtë dhe pak shampon, e mbyllni me kapakun me tehe dhe e përzieni për 20-30 sekonda. Pastaj e shpërlani.
Kjo mënyrë i largon përbërësit që janë ngjitur për gotë, e pastron gotën e po ashtu edhe tehet.
Gotat e Nutribullet mund të lahen edhe në enëlarëse, në raftin e sipërm, duke përdorur cikël normal.
Mbusheni me ujë të ngrohtë & përzijeni për 20-30 sekonda.
Vendoseni gotën në raftin e sipërm të enëlarëses (cikël normal)