Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Dita e Ekuinoksit vjen me ofertë speciale:

Dita e Ekuinoksit vjen me ofertë speciale: PËRFITONI 10% EXTRA ZBRITJE NË SHPORTËN E BLERJES.

PËRFITONI 10% EXTRA ZBRITJE NË SHPORTËN E BLERJES.

 
[banner_timer]
 

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
Zbritjet më të mëdha të vitit vlejnë edhe:
[banner_timer]
 

Tornadica mini Delimano

Photo
Video
-60%

Hiqni qafe barishtet e dëmshme edhe në vendet më të vështira për t’u arritur, me pajisjen Tornadica mini. Kjo vegël ka kthetra spirale të cilat arrijnë brenda në tokë, kapin barishtet dhe përgatisin kopshtin tuaj për mbjellje. Rekomanduar nga Delimano.

Tornadica mini Delimano

Çmimi i rregullt: 24,90 €


Çmimi special: 9,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Hiqni qafe barishtet e dëmshme edhe në vendet më të vështira për t’u arritur, me pajisjen Tornadica mini. Kjo vegël ka kthetra spirale të cilat arrijnë brenda në tokë, kapin barishtet dhe përgatisin kopshtin tuaj për mbjellje. Rekomanduar nga Delimano.

Më shumë
Përshkrimi

Punoni kopshtin me vegla që ju kursejnë kohë

Kultivoni perime natyrale në kopshtin tuaj me ndihmën e pajisjes Tornadica mini. Kjo pajisje kultivimi ju ndihmon ta punoni kopshtin më shpejt dhe më lehtë!

Tornadica mini

Shijoni ushqimin që vet e prodhoni

Përgatitja e një shujte të shijshme dhe të shëndetshme për tërë familjen, nganjëherë mund t’ju kushtojë më shumë para.

Por duke përdorur perimet që keni kultivuar vet, jo vetëm që do të kurseni, por edhe do të ushqeheni më shëndetshëm me perime bio!

Delimano rekomandon Tornadica mini, një kultivues dore risi, që shërben për të gërmuar, pastruar dhe punuar kopshtin, përderisa qëndroni në këmbë.

Tornadica mini

Kultivoni perimet, hiqni qafe barishtet e dëmshme

Tornadica e rekomanduar nga Delimano Grow është dizajnuar t’ua lehtësojë punën në kopsht.

Kthetrat e saj spirale kanë maja rrumbullake dhe janë dizajnuar për të gërmuar më lehtë.

Kthetrat janë 11cm të gjata dhe janë punuar nga çeliku i farkëtuar me dorë. Forma e tyre e veçantë ju ndihmon t’i largoni lehtësisht barishtet e dëmshme në kopsht, sidomos në vendet më të vështira për t’u arritur.

Tornadica mini

Me Tornadica mini, ju mund:

  • Tornadica mini

    T’i hiqni lehtësisht barishtet e dëmshme përreth bimëve

  • Tornadica mini

    T’i hiqni të korrat në mënyrë të sigurtë, pa u përkulur apo dëmtuar

  • Tornadica mini

    Ta lironi hapësirën në tokë pa e kthyer përreth bimëve

  • Tornadica mini

    Të gërmoni vrima për të bjellë perime, lule apo ndonjë bimë tjetër.

Cili është dallimi mes Tornadica 4në1 dhe Tornadica mini?

  • Tornadica mini

    Tornadica mini e rekomanduar nga Delimano Grow

    Është më e vogël dhe më e përshtatshme për t’i hequr barishtet e dëmshme gjatë kohës kur farat po rriten. Për shkak të dimensioneve më të vogla, mund ta përdorni edhe në kopshtet e vogla të terracave.

  • Tornadica mini

    Tornadica 4në1 e rekomanduar nga Delimano Grow

    Është më e madhe dhe më e përshtatshme për përpunimin e tokës gjatë sezonave të ndryshme të kopshtarisë. Funksionon si shati, sfurk, lopatë dhe mbledhës bari.

    Kliko këtu për më shumë info rreth pajisjes Tornadica 4në1
Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Tornadica mini
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Tornadica mini

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Si të krijoni pleh në kushte shtëpie?

Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Tornadica mini
Specifikat Teknike
Pesha 0,70 kg

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.