Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

MAGJI NË ÇDO SHTËPI

MAGJI NË ÇDO SHTËPI - Shfrytëzo zbritjet deri në 50% dhe zgjedh dhuratat perfekte për këto festa!

Shfrytëzo zbritjet deri në 50% dhe zgjedh dhuratat perfekte për këto festa!

 
[banner_timer]
 

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
Zbritjet më të mëdha të vitit vlejnë edhe:
[banner_timer]
 

Masazhues akupresure për këmbë Wellneo

SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video
-40%

Masazhuesi akupresure Wellneo® ofron një masazh drithërues për këmbë, ndryshe nga ato që keni provuar më parë. Përpos masazhit shiatsu dhe me kompresim të ajrit, ka edhe 60 nyje akupresure që funksionojnë në simfoni, për t’ju ofruar masazhin e përsosur. Përjetoni ndjesinë sikur po trajtoheni nga një ekip professional, i dedikuar vetëm për ju! Shijoni masazh për këmbë në një tjetër nivel!

Masazhues akupresure për këmbë Wellneo

Çmimi i rregullt: 149,90 €


Çmimi special: 89,94 €

Zgjedh opsionin
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 40
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Masazhuesi akupresure Wellneo® ofron një masazh drithërues për këmbë, ndryshe nga ato që keni provuar më parë. Përpos masazhit shiatsu dhe me kompresim të ajrit, ka edhe 60 nyje akupresure që funksionojnë në simfoni, për t’ju ofruar masazhin e përsosur. Përjetoni ndjesinë sikur po trajtoheni nga një ekip professional, i dedikuar vetëm për ju! Shijoni masazh për këmbë në një tjetër nivel!

Më shumë
Përshkrimi

Këmbët tuaja meritojnë më të mirën

Këmbët janë të ngarkuara gjatë ditës, meqë bartin peshën e tërë trupit, ju ndihmojnë të lëvizni rreth e rrotull dhe ju mbajnë të qëndrueshëm. Andaj, ka ardhur koha t’ia kushtoni rëndësinë e duhur.

Duke i masazhuar rregullisht (sidomos me teknikën akupresure), do ta përmirësoni qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të këmbës. Po ashtu, do ta përmirësoni mirëqenien fizike dhe psikologjike.

Masazhuesi akupresure siguron lehtësim të menjëhershëm të muskujve, duke kombinuar teknika disa të masazhit. Provoni teknika të ndryshme masazhuese dhe kombinoni ato me terapinë ngrohëse – do ta adhuroni. Në fund të fundit, e meritoni.

Masazhues akupresure për këmbë

Funksionalitet 4në1, për të shijuar SPA në shtëpi

Masazhuesi akupresure nga Wellneo ofron 4 mënyra të ndryshme për t’i relaksuar këmbët tuaja:

  1. Masazh shiatsu (për t’i çliruar muskujt e tensionuar);
  2. Kompresimi i ajrit në hapa (fryrje dhe shfryrje e jastëkëve të ajrit);
  3. Masazh akupresure në gishtërinj dhe thembra (60 nyje akupresure masazhojnë pikat e presionit);
  4. Terapi ngrohëse për ta rritur efektin e masazhit

Kombinimi i këtyre karakteristikave, e bën të përsosur këtë produkt dhe jemi të bindur se do të ndaheni të kënaqur. Ky është një investim i çmuar për mirëqenien tuaj.

Masazhues akupresure për këmbë

Dobitë e masazhit ditor për këmbë

Duke përdorur masazhuesin akupresure për këmbë, ju do të ndiheni të rifreskuar, me më shumë energji dhe gati për sfida të reja.

Me funskionalitet 4në1, ky masazhues do t’ju qetësojë dhimbjet në këmbë, do të lehtësojë shtrëngimet, do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do t’i mbajë ngrohtë këmbët tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni të rifreskuar, sikur të kishit bërë gjumin më të mirë ndonjëherë.

WMasazhuesi akupresure Wellneo® riaktivizon mikro-qarkullimin, duke i mbajtur këmbët edhe më ngrohtë.

Funksionon në mënyrë të përsosur teksa relaksoheni në shtëpi, shikoni TV apo teksa punoni (mund ta mbani nën tavolinë). Provojeni, nuk do të pendoheni.

Masazhues akupresure për këmbë

A e dini se...

Këmbët e njeriut janë me të vërtetë mbreslënëse. Ato përbëhen nga:

  • 42 muskuj
  • 26 eshtra
  • 33 nyja
  • 250.000 gjëndrra djersore
  • 50 ligamente dhe tendina, plus
  • 15.000 mbaresa nervore

Pra, këmbët janë një mrekulli. Megjithatë, ne priremi t’i lëmë anash.

Ndërkaq, ekspertët thonë se masazhi ditor për këmbë, ju ndihmon që t’i mbani ato më të shëndetshme dhe fleksibile.

Masazhues akupresure për këmbë

Akupresura - një teknikë e mrekullueshme për qetësimin e këmbëve

Çka është në të vërtetë akupresura? Është një teknikë shërimi që ekziston prej mijëra vitesh në mjekësinë tradicionale kineze. Masazhimi i pikave të presionit (po ashtu të njohura si pikat e refleksit) mund të ndikojë në faktorët që prekin pjesë të ndryshme të trupit tuaj, sikurse organet dhe gjëndrat. Besohet se prekja e këtyre pikave, dërgon energjinë që rrjedhë, derisa të arrijë zonën e cila ka nevojë për "shërim".

Me masazhuesin akupresure Wellneo®, ju mund ta shijoni këtë teknikë mijëra vjeçare mu nga rehatia e shtëpisë suaj.

Masazhues akupresure për këmbë

Përshatet për të gjithë

  • Masazhues akupresure për këmbë

    I ajrosshëm, falë dizajnit të hapur.

  • Masazhues akupresure për këmbë

    Higjienik, falë mbulesës që mund të hiqet.

  • Masazhues akupresure për këmbë

    I përshatet madhësive dhe formave të n.dryshme të këmbës.

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Rri n'shpi, blej sigurt online