Së bashku drejt sukseseve të reja
Në Studio Moderna, besojmë se suksesi fillon me njerëzit që kanë pasion për atë që bëjnë. Ne krijojmë një ambient ku idetë e reja mirëpriten, talenti vlerësohet dhe secili ka mundësinë të zhvillohet profesionalisht. Përmes bashkëpunimit, kreativitetit dhe sfidave të reja, ju inkurajojmë të zbuloni potencialin tuaj dhe ta ktheni atë në arritje konkrete. Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një rrugëtimi ku rritemi, frymëzohemi dhe ndërtojmë suksesin së bashku.
Call Center Outbound Supervisor
Call Center
Prishtinë · Orar i plotë
Shiko më shumë ⌄
Prishtinë · Orar i plotë
Profili që kërkojmë
Po kërkojmë një person të organizuar, të motivuar dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të kontribuojë në koordinimin e punës së përditshme dhe zhvillimin e ekipit të shitjeve Outbound.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Organizon dhe koordinon punën e përditshme, oraret dhe pauzat e ekipit.
- Përcjell performancën individuale dhe ekipore.
- Monitoron thirrjet dhe ofron feedback e mbështetje.
- Motivon ekipin dhe ndihmon në arritjen e objektivave.
- Mbështet trajnimin e punonjësve të rinj.
- Analizon treguesit e performancës dhe përgatit raporte.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Përvojë në Call Center ose shitje telefonike.
- Aftësi komunikimi, organizimi dhe motivimi të ekipit.
- Njohuri të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Çfarë ju ofrojmë?
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Aplikimi: Dërgoni CV-në në apliko.ks@studiomoderna-sa.com, me titullin “Call Center”.
E-Commerce Specialist
E-Commerce
Prishtinë · Orar i plotë
Shiko më shumë ⌄
Prishtinë · Orar i plotë
Profili që kërkojmë
Po kërkojmë një person kreativ, analitik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të bëhet pjesë e ekipit tonë të E-Commerce dhe do të kontribuojë në zhvillimin e shitjeve online dhe forcimin e pranisë digjitale të brendeve tona.
Personi i përzgjedhur do të angazhohet në menaxhimin e reklamave digjitale dhe rrjeteve sociale, zhvillimin e përmbajtjes, analizimin e rezultateve dhe realizimin e aktiviteteve që mbështesin objektivat e shitjes online. Gjithashtu, do të kontribuojë në planifikimin dhe zbatimin e strategjive të E-Commerce dhe marketingut digjital.
Fokusi kryesor: Reklamat digjitale, rrjetet sociale dhe zbatimi i strategjisë së E-Commerce
Ekipi: E-Commerce
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon dhe optimizon kampanjat reklamuese në platformat digjitale, në përputhje me objektivat e përcaktuara.
- Menaxhon aktivitetet e përditshme, komunikimin dhe përmbajtjen e brendeve në rrjetet sociale.
- Kontribuon në planifikimin dhe zbatimin e strategjive të E-Commerce dhe marketingut digjital.
- Planifikon kalendarin e publikimeve dhe përgatit ose koordinon përmbajtjen për produkte, oferta, kampanja dhe reklama.
- Përditëson përmbajtjen, ofertat dhe prezantimin e produkteve në faqen e internetit.
- Përcjell dhe analizon performancën e reklamave, rrjeteve sociale, kampanjave dhe shitjeve online dhe propozon veprime për përmirësim.
- Përcjell trendet dhe aktivitetet e konkurrentëve dhe identifikon ide dhe mundësi të reja për zhvillimin e kanaleve digjitale.
- Kujdeset për prezantimin e njëtrajtshëm të brendeve dhe bashkëpunon me ekipet e tjera për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.
- Përgatit raporte dhe përmbledhje për aktivitetet, shpenzimet dhe rezultatet e arritura.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në Marketing, Komunikim, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Njohuri në marketing digjital, reklama online, rrjete sociale ose E-Commerce.
- Përvoja në menaxhimin e reklamave digjitale, rrjeteve sociale ose kampanjave konsiderohet përparësi.
- Njohuri bazë të platformave të reklamimit digjital, si Meta Ads, dhe mjeteve për krijimin e përmbajtjes, si Canva.
- Aftësi për të krijuar dhe përshtatur përmbajtje dhe për të analizuar rezultatet e kampanjave.
- Kreativitet, iniciativë dhe interesim për trendet digjitale.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Çfarë ju ofrojmë?
- Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe përvojën tuaj.
- Skemë bonusesh bazuar në performancë.
- Mundësi për zhvillim profesional në E-Commerce, marketing digjital dhe shitje online.
- Angazhim të drejtpërdrejtë në menaxhimin e reklamave, rrjeteve sociale dhe kampanjave digjitale.
- Mundësi për të kontribuuar me ide dhe propozime në zhvillimin e strategjive të E-Commerce.
- Ambient pune të hapur, dinamik dhe bashkëpunues.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:
apliko.ks@studiomoderna-sa.com
Në titullin e emailit, ju lutemi të shënoni: “E-Commerce”.
Retail Training and Marketing Specialist
Retail
Prishtinë · Orar i plotë
Shiko më shumë ⌄
Prishtinë · Orar i plotë
Profili që kërkojmë
Po kërkojmë një person energjik, kreativ dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e stafit të shitjes, përmirësimin e performancës dhe realizimin e aktiviteteve të marketingut në rrjetin tonë të dyqaneve.
Përmes trajnimeve praktike, vizitave të rregullta dhe bashkëpunimit me ekipet e dyqaneve, personi i përzgjedhur do të mbështesë përmirësimin e njohurive për produktet, qasjen ndaj klientit dhe prezantimin e ofertave dhe brendeve tona në pikat fizike të shitjes.
Fokusi kryesor: Trajnimi dhe zhvillimi i stafit, si dhe koordinimi i aktiviteteve të marketingut në dyqane
Ekipi: Retail
Vendndodhja: Prishtinë, me angazhim të rregullt në dyqanet tona
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikimi dhe realizimi i trajnimeve për stafin e Retail, me fokus në teknikat e shitjes, njohuritë për produktet dhe shërbimin ndaj klientëve.
- Organizimi i trajnimeve për punonjësit e rinj (Onboarding) dhe zhvillimi i vazhdueshëm i aftësive të stafit.
- Realizimi i coaching praktik në dyqane dhe identifikimi i mundësive për përmirësimin e performancës së shitjes.
- Planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve promocionale dhe iniciativave lokale të marketingut për rritjen e vizitave dhe shitjeve në dyqane.
- Koordinimi dhe monitorimi i implementimit të kampanjave komerciale, materialeve promocionale dhe standardeve të Visual Merchandising.
- Bashkëpunimi me ekipet e Retail dhe Marketingut për zhvillimin e ideve dhe aktiviteteve që përmirësojnë përvojën e klientëve.
- Monitorimi i rezultateve të trajnimeve dhe aktiviteteve promocionale, si dhe propozimi i masave për përmirësim.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Përvojë relevante në Retail, trajnime të shitjes, marketing ose aktivitete promocionale.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira të teknikave të shitjes dhe indikatorëve të performancës.
- Kreativitet, proaktivitet dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe të ndryshme.
- Gatishmëri për vizita të rregullta në dyqanet e rrjetit në mbarë Kosovën.
- Njohuri të mira të MS Office.
Çfarë ju ofrojmë?
- Mundësi për zhvillim profesional në një kompani me brende të njohura ndërkombëtare.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të zhvilluar dhe implementuar ide kreative që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e biznesit.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në:
apliko.ks@studiomoderna-sa.com
Në titullin e emailit, ju lutemi të shënoni: “Retail”.
Video Editor
Post Production
Prishtinë · Orar i plotë
Shiko më shumë ⌄
Prishtinë · Orar i plotë
Profili që kërkojmë
Po kërkojmë një person kreativ, të organizuar dhe me interes për krijimin dhe përpunimin e videove, i cili do të bëhet pjesë e ekipit të Post Production në pozitën Video Editor.
Personi i përzgjedhur do të merret me editimin dhe përgatitjen e videove për televizion, internet, rrjete sociale dhe kanale të tjera digjitale. Gjithashtu, do të kujdeset që materialet përfundimtare të jenë cilësore, kreative dhe në përputhje me pamjen dhe standardet e brendeve tona.
Fokusi kryesor: Editimi dhe përgatitja e videove për televizion dhe kanale digjitale
Ekipi: Post Production
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Editon dhe përgatit video për televizion, internet, rrjete sociale dhe kanale të tjera digjitale.
- Zhvillon ide kreative për videot dhe materialet audio, në përputhje me kërkesat e projekteve dhe pamjen e brendeve.
- Përgatit materialet përfundimtare sipas kërkesave teknike të televizioneve dhe platformave digjitale.
- Menaxhon disa projekte njëkohësisht, duke u kujdesur për cilësinë dhe respektimin e afateve.
- Bën ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme bazuar në komentet dhe kërkesat e pranuara gjatë procesit të punës.
- Organizon dhe ruan videot, projektet dhe versionet përfundimtare në mënyrë të rregullt.
- Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen bazë të pajisjeve dhe programeve të nevojshme për editimin e videove.
- Bashkëpunon me ekipet e Marketingut, Dizajnit Grafik, Produksionit dhe departamentet e tjera për realizimin e videove dhe kampanjave.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Arsim i mesëm ose i lartë, preferohet në produksion audiovizual, multimedia, dizajn ose fusha të ngjashme.
- Përvojë ose njohuri praktike në editimin e videove dhe materialeve audio.
- Njohuri në përdorimin e programeve për editimin e videove, si Adobe After Effects, DaVinci Resolve ose programe të ngjashme.
- Njohuri në Motion Graphics.
- Aftësi për të kuptuar kërkesat e projektit dhe për t’i kthyer ato në materiale vizuale të përshtatshme.
- Kreativitet, kujdes ndaj detajeve dhe ndjenjë të mirë për pamjen, ritmin dhe rrjedhën e videos.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u përshtatur me programe, formate dhe trende të reja digjitale.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Çfarë ju ofrojmë?
- Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe përvojën tuaj.
- Mundësi për zhvillim profesional në editimin e videove, përpunimin e materialeve dhe marketingun digjital.
- Angazhim në projekte të ndryshme për televizion, internet dhe rrjete sociale.
- Mundësi për të kontribuuar me ide kreative në zhvillimin e kampanjave dhe videove.
- Bashkëpunim me ekipin e Marketingut, Dizajnit dhe Post Produksionit.
- Ambient pune të hapur, dinamik dhe bashkëpunues.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe, nëse kanë, portofolin ose shembuj të punëve të realizuara në:
apliko.ks@studiomoderna-sa.com
Në titullin e emailit, ju lutemi të shënoni: “Video Editor”.
