Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

MBUSHI BATERITË

MBUSHI BATERITË - Mundësia e fundit për të përfituar deri në 70% zbritje në produktet e gjumit!
Tash me 5% EXTRA zbritje në shportë.

Mundësia e fundit për të përfituar deri në 70% zbritje në produktet e gjumit!
Tash me 5% EXTRA zbritje në shportë.

 
[banner_timer]
 

Set enësh Green Planet Essential

Photo
Video
-22%

Për ata që e duan ushqimin dhe natyrën, ju prezentojmë setin e përsosur me enët thelbësore që i duhen çdo kuzhine! Të punuara nga alumini 100% i ricikluar, enët kanë veshje Whitford Eclipse: jo-ngjitëse & super rezistente ndaj gërvishtjeve. Seti ka: tenxhere, tavë rrumbullake, tavë katërkëndëshe, dy tiganë për fërgim dhe kapak. Zgjidh shëndetin, mbro planetin me setin Green Planet Essential!

Set enësh Green Planet Essential

Çmimi i rregullt: 180,40 €


Çmimi special: 139,90 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Për ata që e duan ushqimin dhe natyrën, ju prezentojmë setin e përsosur me enët thelbësore që i duhen çdo kuzhine! Të punuara nga alumini 100% i ricikluar, enët kanë veshje Whitford Eclipse: jo-ngjitëse & super rezistente ndaj gërvishtjeve. Seti ka: tenxhere, tavë rrumbullake, tavë katërkëndëshe, dy tiganë për fërgim dhe kapak. Zgjidh shëndetin, mbro planetin me setin Green Planet Essential!

Më shumë
Përshkrimi

Zgjidh shëndetin, mbro planetin

Seti Green Planet Essential ka enët thelbësore që i duhen çdo kuzhine për gatim të përditshëm. Pos që janë enë cilësore dhe të qëndrueshme, janë edhe eko-miqësore. Gatuani shijshëm, shëndetshëm dhe mbroni planetin me enët tona nga alumini 100% i ricikluar!

Set enësh Green Planet Essential

Seti përmban enët më të përdorura në çdo kuzhinë

Seti 6 pjesësh Green Planet Essential përmban:

  • Tenxhere Green Planet

    Tenxhere, 24cm (kapacitet 6.7l) - për të zier supë, fasule, gullash, pasta, oriz dhe ushqime të tjera.

  • Tigan për fërgim Green Planet

    Tigan për fërgim, 24cm (kapacitet 1.8l) - i përsosur për nevoja bazike në kuzhinë - fërgoni vezë, pallaqinka, patate, perime, mishëra dhe jo vetëm.

  • Tigan Green Planet

    Tigan për fërgim, 28cm (kapacitet 2.5l) - i përsosur për nevoja bazike në kuzhinë - fërgoni vezë, pallaqinka, patate, perime, mishëra dhe jo vetëm.

  • Tepsi Green Planet

    Tavë rrumbullake, 28cm (kapacitet 3.2l) - për të gatuar apo pjekur patate, perime, lloje të ndryshme mishi, pasta, sarma, lazanja, burek dhe jo vetëm.

  • Tavë Green Planet

    Tavë katërkëndëshe, 35x27cm (kapacitet 5.8l) - e përsosur për të përgatitur tavë me pulë, oriz, patate, mish peshku, biftek dhe jo vetëm.

  • Kapak Delimano

    Kapak Delimano, 24cm - kapaku ju mundëson t'i gatuani më shpejt ushqimet dhe ruan më gjatë shijen e tyre.

Një thesar për çdo kuzhinë

Mëngjes, drekë apo darkë - ky set ka enët për çdo vakt ushqimi. Enët janë të pasura me veshje shumë cilëosore që nuk e ngjitin ushqimin, andaj mund të gatuani me pak vaj e shumë shije!

Enë Green Planet

Veshje rezistente ndaj ngjitjes & gërvishtjes, për rezultate të përsosura në çdo kohë

Enët eko-miqësore Green Planet janë të veshura me Whitford Eclipse HB - veshja risi e përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është punuar pa substanca të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

Kjo veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, andaj ju mund të fërgoni vezë, omleta apo ushqime tjera edhe me një pikë vaj. Po ashtu, pastrohen lehtë.

  • Enë Green Planet

    Veshje gati 12x më e qëndrueshme*

  • Enë Green Planet

    Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*

  • Enë Green Planet

    Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*

  • Enë Green Planet

    Punuar nga alumini 100% i ricikluar

* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.

Zgjedhja më e mirë për ju, kuzhinën tuaj dhe planetin tonë të përbashkët

Seti Green Planet Essential është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i ricikluar. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**

Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.

**Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012

Enë Green Planet

Për gatime me shumë shije e pak yndyrë

Enët Green Planet kanë veshje me sipërfaqe jo-ngjitëse, andaj edhe mund t'i gatuani ushqimet e preferuara edhe me një pikë vaj. Në këtë mënyrë, do të usheheni shijshëm dhe shëndetshëm.

Po ashtu, falë veshjes së mrekullueshme që kanë, janë shumë rezistente edhe ndaj gërvishtjes dhe pastrohen shumë lehtë.

Enë Green Planet

Alumini - i lehtë, i qëndrueshëm dhe përcjellës i mira të nxehtësisë

Ka plot aryse se pse duhet përdorur alumini i ricikluar:

  • E mban mirë nxehtësinë (225 w/M°K) dhe është përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, duke siguruar që e gjithë ena të nxehet njejtë në të gjitha pikat
  • Është i lehtë (2,7g/cm3) andaj edhe manovrohet lehtë.
  • Nuk ndryshket.
  • Është i qëndrueshëm, zgjatë shumë.
  • Është higjienik, i sigurtë dhe në përputhje me standartet për enët që kanë kontakt me ushqim.
Enë Green Planet

S'keni nevojë t'i ndërroni pllakat - Green Planet funksionon në të gjitha

Enët e setit Green Planet Essential përmban pllakë induksioni prej çelikut të pandryshkshëm, kështu që mund të përdoret në të gjitha pllakat e pjekjes, përfshirë edhe ato me induksion. Pra, më nuk keni nevojë t'i ndërroni pllakat.

Enë Green Planet

Pasurojeni koleksionin Green Planet me kapakë Delimano

Kapakët prej qelqi nga Delimano, janë punuar nga qelqi borosilik i zbutur (material eko-miqësor). Ky qelq është afro katër herë më i fortë se sa qelqi "i zakonshëm", i cili mund të ndahet në copa të dhëmbëzuara kur thyhet.

Kapaku është me xham të tejdukshëm, andaj edhe mund ta përcillni gjendjen e ushqimit teksa gatuhet. Po ashtu, kapaku ka një dorezë praktike, e cila ka një vend ku mund ta vendosni lugën. Ky kapak është në dispozicion në 5 madhësi: 16 cm, 20 cm, 24 cm, 26 cm dhe 28 cm.

Kliko këtu për t'i parë kapakët

Kapak Delimano

Zbuloni më shumë nga linja jonë Green Planet

Linja e enëve eko-miqësore nga Delimano përmban tenxhere, tiganë dhe tepsi të ndryshme, që lehtësisht mund t'i kombinoni me kapakët Delimano. Ju mund të zgjedhni ndonjë nga setet që kemi përgatitur për ju, ose t'i merrni ndaras.

Shiko më shumë nga linja Green Planet

Enë Green Planet

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.