Fshesë Victoria Vac Rovus
Victoria Vac është fshesë me tri funksione, e dizajnuar për t'ua lehtësuar pastrimin në shtëpi. Pluhuri e madje edhe njollat e lëngshme më nuk do të jenë problem, sepse kjo pajisje i pastron të gjitha. Fshesa ka tub vakumi, funksionon si thithëse e thatë dhe e lëngshme (me shtupë), dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e dyshemeve. Funksionon me bateri.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Victoria Vac është fshesë me tri funksione, e dizajnuar për t'ua lehtësuar pastrimin në shtëpi. Pluhuri e madje edhe njollat e lëngshme më nuk do të jenë problem, sepse kjo pajisje i pastron të gjitha. Fshesa ka tub vakumi, funksionon si thithëse e thatë dhe e lëngshme (me shtupë), dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e dyshemeve. Funksionon me bateri.
Më shumë - Përshkrimi
-
Pastrimi është më i lehtë me Victoria Vac
Vakum i fuqishëm me teknologji ciklonike
Dizajni ciklonik i fshesës ua jep tërë fuqinë për ta absorbuar pluhurin dhe papapastërtitë e tjera. Ajri futet me shpjetësi në ciklon dhe depërton nëpër të për ta ndarë në mënyrë efektive pluhurin nga ajri.
Fshesa mund të hiqet nga baza dhe ju lehtësisht mund t'i pastroni me të njejtën fuqi edhe pjesët më të vështira.
Më pak alergjenë, më shumë ajër i pastër
Një sistem filtri me tri shtresa mund të kapë deri në 95% të mikrogrimcave, duke i eleminuar alergjenët si polenin, qimet e kafshëve dhe pluhurin. Në këtë mënyrë, ju mundëson një ambient më të pastër, ku mund të merrni frymë më lirshëm. Filteri mund të lahet dhe të ripërdoret.
Pastron edhe dyshemetë më të forta
Kjo fshesë ka edhe një furçë turbo të fuqishme 3000 RPM dhe furça anësore. Furça turbo është dizajnuar për ta eleminuar papastërtinë në dysheme më të forta.
Për pastërti në çdo kënd të shtëpisë
Çka e bën më të veçantë këtë fshesë nga pajisjet e tjera, është edhe funksioni për pastrim me shtupë. Gjatë kohës sa pastron me vakum, pajisja i eleminon njollat e forta dhe papapastërtitë e tjera.
Vetëm mbusheni rezervuarin me ujë dhe aktivizojeni fshesën. Ju mund të fshini pluhurat dhe ta lani dyshemenë në të njejtën kohë, duke kursyer kohë dhe duke i dhënë shtëpisë pastërti shkëlqyese. Pastroni edhe dyshemetë më të forta, pa pasur nevojë të përdorni kimikate të dëmshme.
E gjithanshme, e përkryer
Kombinimi i dy llojeve themelore të pastrimit - vakum dhe larje me shtupë - me një funksion të vetëm, do t'ua ndryshojë dhe lehtësojë përgjithmonë mënyrën e të pastruarit.
Pa kabllo
Pra, lirshëm mund të fshini kudo dhe në çdo lloj dyshemeje. Pos për shtëpi, mund ta përdorni edhe për ta pastruar veturën.
Drita LED
Dritat LED të vendosura pranë furçës vakumuese, ju mundësojnë ta shihni çdo papastërti dhe të fshini me lehtësi.
Furça anësore
Pastrojnë qoshet në mënyrë të përkryer. Në kombinim me furçën anësore, pastrojnë edhe njollat e thata.
Shporta e pluhurit
Hidheni pluhurin pa prekur papastërtitë. Më nuk keni nevojë të brengoseni për blerjen e qeseve të vakumit, sepse Victoria Vac ka një sistem pa bagazh.
Bateri Li-ion (me jone litiumi)
Bateria zgjatë deri në 60 minuta, me një tregues të qartë të fuqisë. Po ashtu, bateria rimbushet, dhe ju mundëson të fshini lirshëm sipërfaqet, pa u ngatërruar nëpër kabllo.
- Informata shtesë
-
Seti përfshin:
- Pjesën kryesore / baza
- Njësinë e dorës
- Furçën turbo
- Furça 2në1 për pastrimin e pluhurit
- Mbajtësen
- Kabllon për karikim
- Rezervuari i ujit
- 1 leckë për pastrim
- Manuali për përdorim
Baterita Li-ion : ZL-826 0 S0722; 25,9 V; 2200 mAh; 56,98 Wh. Zgjatë deri në 60 minuta.
Zhurma: < 80 dB