Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

MBUSHI BATERITË | Deri -70%

MBUSHI BATERITË | Deri -70% - Mundësia e fundit për të përfituar nga ofertat më të mira në produktet e gjumit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga ofertat më të mira në produktet e gjumit!

 
[banner_timer]
 

DITËT E ZBRITJEVE ME 5 YJE

DITËT E ZBRITJEVE ME 5 YJE - Vetëm për anëtarët e Club 5*, deri në 60% më lirë + 10% EXTRA zbritje!

Vetëm për anëtarët e Club 5*, deri në 60% më lirë + 10% EXTRA zbritje!

 
[banner_timer]
 

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe Wellneo

Photo
Video
-20%

Dysheku masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe ju mundëson masazh në tërë trupin teksa qëndroni të shtrirë. Vendoseni në shtrat ose dysheme dhe shijoni një shiatsu energjizues apo një masazh vibrues. Ju madje mund t’i personalizoni sesionet me anë të telekomandës, për shembull ta aktivizoni funksionin ngrohës për ta rritur efektin zbutës të masazhit. Ky masazhues ka përmasa 186.5 x 60 x 10cm, mund të paloset dhe pastrohet lehtë.

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe Wellneo

Çmimi i rregullt: 299,90 €


Çmimi special: 239,92 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Stock: 3
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Dysheku masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe ju mundëson masazh në tërë trupin teksa qëndroni të shtrirë. Vendoseni në shtrat ose dysheme dhe shijoni një shiatsu energjizues apo një masazh vibrues. Ju madje mund t’i personalizoni sesionet me anë të telekomandës, për shembull ta aktivizoni funksionin ngrohës për ta rritur efektin zbutës të masazhit. Ky masazhues ka përmasa 186.5 x 60 x 10cm, mund të paloset dhe pastrohet lehtë.

Më shumë
Përshkrimi

Një oazë e mirëqenies, në shtëpinë tuaj

Dëshironi ta shijoni një masazh relaksues teksa çlodheni të shtrirë? Dysheku masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe nga Wellneo ju ndihmon të relaksoheni pa pasur nevojë ta mbani trupin drejt. Vendoseni në shtrat ose dysheme dhe përjetoni ndjesinë e muskujve të çliruar dhe trupit të relaksuar.

Vetitë e mrekullueshme të këtij masazhuesi:

  • ofron një masazh intensive shiatsu, i cili lehtëson lodhjen në tërë shpinën;
  • zgjon muskujt me një masazh të fortë vibrues për tërë trupin;
  • mund të personalizohet lehtë, falë 4 nivele intensive dhe 6 programeve për masazh;
  • ofron rehati shtesë falë funksionit për terapi ngrohëse.
Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe

Si një terapist personal i masazhit

Kjo pajisje ju mundëson të shijoni një masazh me të vërtetë çlodhës, nga rehatia e shtëpisë suaj. Madje edhe një sesion 15 minutësh ofron benefite të shumta, sikurse një relaksim i plotë i trupit dhe zvogëlim i stresit. Një sesion masazhi para gjumit, ndihmon trupin tuaj të rikuperohet dhe ju mundëson gjumë më të qetë.

Të gjitha masazhet mund të aplikohen njëkohësisht ose ndaras, dhe lehtësisht mund të personalizohen sipas nevojave tuaja (me telekomandën që përfshihet në paketim).

1. Masazh trazues shiatsu (kneading massage)

Ky dyshek masazhues ofron masazh të thellë e të këndshëm për inde, falë lëvizjes rrethore të katër nyjeve. Ato lëvizin poshtë e lart shpinës, duke lehtësuar tensionin fizik dhe mendor. Masazhi shiatsu në pozitë të shtrirë është shumë intensive, sepse pesha trupore shton presion në nyjet shiatsu. Prandaj kemi përfshirë edhe një shtrojë të ndashme masazhi, e cila rregullon intensitetin masazhit.

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe

2. Masazh vibrues

Ky dyshek masazhues ka 10 motorë të fuqishëm të masazhit vibrues, të dizajnuara posaçërisht sipas vijës kurrizore. Janë të vendosura në 4 zona të ndryshme trupore dhe ofrojnë një masazh të fortë vibrues. Sjell lehtësim nga dhimbja dhe shtrëngimi i muskujve në qafë, krahë, ije dhe këmbë. Pavarësisht a doni ta relaksoni një pjesë të caktuar në trup apo tërë trupin në të njejtën kohë, ky është një tretman i mrekullueshëm për ta çliruar trupin nga tensioni dhe stresi.

Po ashtu, është edhe një jastëk i ndashëm i cili mbështetë kokën dhe e mban në vijë me shpinën. Jastëku mund të përdoret gjatë masazhit ose ndaras.

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe

3. Relaksoni muskujt me terapi ngrohëse

Ky masazhues vjen me një shtrojë ngrohëse e cila ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut, duke rritur kështu efektin e masazhit. Duke aplikuar energjinë termale në zona të caktuara, masazhi me terapi ngrohëse ju ndihmon t’i çlironi muskujt e ngurtësuar.

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe

Në çdo vend e në çdo kohë

Ky shtrat masazhues është i palosshëm dhe lehtë i bartshëm. I punuar nga lëkura cilësore PU (e cila pastrohet lehtë), masazhuesi vjen me një çantë praktike, me të cilën lehtësisht mund ta paketoni e ta merrni me vete. Kurdo që ndiheni të lodhur, thjesht shrihuni dhe shijoni një masazh çlodhës. Mos u brengosni nëse ju zë gjumi gjatë masazhit, sepse sesioni zgjatë 15 minuta dhe pas kësaj kohe fiket automatikisht.

Dyshek masazhues 3në1 Shiatsu Deluxe

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.