Batanije anti-stres II Dormeo

- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Batanija anti-stres ju ndihmon të flini më mirë, më thellë dhe më gjatë. Është më e rëndë se batanijet e zakonshme, prandaj siguron një lloj presioni të thellë e relaksues, lehtëson stresin, zvogëlon ankthin dhe siguron gjumë më të mirë. Është e përsosur edhe si dhuratë, bashkë me një mbështjellës ngjyrë hiri. Në dispozicion 3 madhësi: 4.5kg (100x150cm), 5.4 kg (120x180cm) dhe 6.8kg (140x200cm).Më shumë
- Përshkrimi
-
Ngjason si një përqafim i madh. Por, si funksionon?
Batanija anti-stres është dizajnuar që të peshojë përafërsisht sa 10% të peshës suaj trupore, që t’ju relaksojë në mënyrë natyrale, duke stimuluar ndjenjën e një përqafimi të madh e të ngrohtë.
Batanija e rëndë anti-stres nuk është si batanijet e tjera të trasha e të mbushura. Kjo batanije është punuar me një teknologji të veçantë, e cila shpërndan presion të barabartë në tërë trupin.
Zvogëlon ankthin dhe stresin
Batanija anti-stres i siguron trupit një presion të thellë, i cili e ngadalëson sistemin nervor dhe ju bën të ndiheni më qetë e më të sigurtë. Ky efekt e ndihmon trupin të lirojë serotoninë (hormoni i lumturisë), i cili e zogëlon presionin e gjakut, ankthin, përmirëson rrahjet e zemrës dhe rregullon humorin.
Do t’ju marrë gjumi më lehtë
Kjo ndjesi e gravitetit, në mënyrë natyrae shkakton receptorë të thellë në trup, që më pas rrisin nivelet e melatoninës dhe serotoninës në tru. Të dyja këto hormone janë shumë të rëndësishme për relaksimin e trupit.
Rregullon pagjumësinë
Batanija anti-stres ofron një ndjenjë të këndshme të qetësisë dhe sigurisë, prandaj edhe flini Pasi të mbuloheni me batanijen anti-stres, do të ndjeheni sikur keni marrë ‘një përqafim të madh’. Kjo prekje e butë mund t’i stimulojë pjesët e sistemit limbik, rrjetit të trurit për përpunimin e emocioneve dhe frikës, duke ju dhënë një ndjenjë qetësie dhe relaksimi.
Lehtëson shtrëngimet në këmbë
Ndjesia si shpim gjilpërash shpesh është më e dukshme gjatë natës dhe e dëmton shumë cilësinë e gjumit. Edhe pse çorapet e kompresimit sigurojnë një lehtësim, ndërkohë mund të bëhen shumë të pakëndshme. Por, batanija antistres për gjumë të thellë, ju siguron presion relaksues pa shtrëngim në këmbë.
Ja çka thonë klientët e kënaqur
-
“Me të vërtetë e përdori batanijen antistres çdo ditë, kryesisht kur vogëlushja ime është duke fjetur apo duke lozur. E marr batanijen, shikoj TV ose lexoj një libër dhe në vetëm një orë, jam 100% e gatshme t’i përkushtohem vajzës sime.”
Barbora Jezkova, Republika Çeke
-
“Falë kësaj batanije, unë fle shumë më mirë. Më ndihmon ta liroj stresin çdo natë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të gjumi i rehatshëm.”
Ivana Vostrelova, Republika Çeke
Sekreti i cili qëndron prapa batanijes anti-stres
Batanijet e gravitetit përdorin fuqinë e stimulimit të presionit të thellë për të simuluar ndjesinë e të qenurit i mbajtur (si një përqafim). Kjo e shton serotoninën (hormonin e lumturisë) dhe melatoninën (hormonin e gjumit). Këto janë hormonet përgjegjëse për relaks dhe po ashtu e ulin kortizolin (hormonin e stresit).
Qepje të qëndrueshme dhe 6 sythe
Qepja me dendësi të lartë parandalon rrjedhjet e brendshme. Sythet në qoshe e mbajnë mirë batanijen për mbulesën, për të parandaluar rrëshqitjen e saj.
Mbushje me rruaza cilësore të imta prej qelqi
Mbushja me rruaza qelqi të imët ju mban të qetë kur lëvizni pa pushim.
Dizajn me rrjetë
Dizajni i rrjetës të dendur i mban rruazat e qelqit në vend, për të parandaluar lëvizjen dhe zhurmën gjatë kohës kur ju pushoni. Po ashtu, i shpërndan rruazat e qelqit në mënyrë të barabartë në secilin xhep të batanijes.
Mbështjellësi i batanijes anti-stres
Për ta mbajtur batanijen në kushte sa më të mira, mund ta merrni mbështjellësin për batanijen anti-stres. Mbështjellësi ka material luksoz kadifeje në njërën anë dhe pambuk të freskët në anën tjetër. Po ashtu, nuk lejon që batanija të rrëshqasë. Në dispozicion në tri madhësi dhe mund të lahet tërësisht në 30°C, për të qëndruar i pastër & i freskët për vite me radhë.
Shiko mbështjellësin e batanijes këtu
100% kënaqësi e garantuar
Kjo batanije e qëndrueshme dhe elegante është dizajnuar për t’i bërë netët tuaja më të rehatshme dhe pa stres. Do të ndaheni 100% të kënqaur nga ky produkt. Lexoni më lart edhe vlerësimet e konsumatorëve, merreni dhe binduni.
Këshilla:
- *Kjo batanije nuk rekomandohet të përdoret për fëmijët që peshojnë më pak se 38.5 kg.
- Kurrë mos e përdorni të lagur; as mbi ose afër ujit.
- Në rast të ndonjë dëmtimi të përhershëm, sigurohuni që produkti të hidhet siç duhet në përputhje me ligjet lokale.
- Edhe pse produkti është kontrolluar dhe testuar, përdorimi dhe pasojat mbeten përgjegjësi e përdoruesit.
-
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 100x150cm, 120x180cm, 140x200cm Filling Spray bonded wadding + glass beads Linja Dormeo Essence Mbështjellësi Velvet plush Programi Dormeo dhoma ndejës mund të lahet jo