Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Seti Warm Hug 2020 Dormeo

Photo
Video
-50%

Mbështilluni nën përqafimin e butë dhe të ngrohtë që ju ofron seti i ri Warm Hug me batanije dhe jastëk. Më shumë se 2.2 milionë klientë të kënaqur tashmë po e shijojnë ngrohtësinë e setit Warm Hug gjatë ditëve të ftohta.

I RI: Zgjedhni mes 4 ngjyrave të ndryshme, secila dizajne të ndryshme në secilën anë. Seti mund të lahet tërësisht, andaj higjiena është e garantuar. Në dispozicion në dy madhësi: njëshe (130x190cm) dhe dyshe (200x200cm).

Seti i ri vjen me më shumë ngjyra & ngrohtësi!
Seti Warm Hug 2020 Dormeo

Nga Çmimi i rregullt: 49,90 € Nga


Çmimi special: 24,95 € Nga

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Mbështilluni nën përqafimin e butë dhe të ngrohtë që ju ofron seti i ri Warm Hug me batanije dhe jastëk. Më shumë se 2.2 milionë klientë të kënaqur tashmë po e shijojnë ngrohtësinë e setit Warm Hug gjatë ditëve të ftohta.

I RI: Zgjedhni mes 4 ngjyrave të ndryshme, secila dizajne të ndryshme në secilën anë. Seti mund të lahet tërësisht, andaj higjiena është e garantuar. Në dispozicion në dy madhësi: njëshe (130x190cm) dhe dyshe (200x200cm).

Më shumë
Përshkrimi

Mënyra më e mirë për të shprehur kujdes & dashuri :)

Përqafimet janë të magjishme si Krishtlindjet, prandaj e kemi emërtuar këtë set Warm Hug (përqafim i ngrohtë).

Seti është dizajnuar për t’ju ofruar të gjitha dobitë e një përqafimi të mirë - t’ju mbajë ngrohtë dhe të lumtur, t’ju bëjë ta ndjeni vlerësimin dhe gëzimin dhe t’ju ndihmojë të krijoni kujtime të këndshme e të ngrohta me më të dashurit tuaj.

Shijoni këto ndjenja në çdo kohë, me këtë set ekskluziv me batanije & jastëk. Këtë vit, seti vjen me një dizajn të ri dhe ngjyra të pasura, për ta shndërruar shtëpinë tuaj në një oazë të rehatshme.

Seti Warm Hug 2020

Set i përsosur për dhurata

Seti Warm Hug po vazhdon të ofrojë përqafime të ngrohta për njerëzit anë e mbanë botës, qysh nga Krishtlindjet e vitit 2013. Miliona klientë tashmë e kanë shijuar ngrohtësinë e setit Warm Hug, qoftë për vete apo duke e dhuruar.

Dhe padyshim, ky set është dhuratë e përsosur edhe për më të dashurit tuaj, gjatë festave të fundvitit apo ditëve të ftohta. Për më tepër, vjen me një mbishkrim “Home is where the Heart is” (Shtëpia është aty është Zemra).

Seti Warm Hug 2020 Seti Warm Hug 2020 Seti Warm Hug 2020 Seti Warm Hug 2020

I dizajnuar për t’ju ofruar kënaqësi të plotë

Për t’i shtuar shtëpisë ndjenjën e një shtëpie të vërtetë, ju duhet të ndiheni rehat dhe të kënaqur në të. E mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është ta dekoroni me batanije & jastëkë të bukur, të ngrohtë dhe të rehatshëm.

Në momentin që do të mbështilleni me butësinë dhe ngrohtësinë e Warm Hug, do t’i harroni momentet e pakëndshme dhe do të relaksoheni. Thjesht, do ta shijoni të qëndruarit në shtëpi.

Seti Warm Hug 2020 është punuar me materiale jashtëzakonsisht cilësore, të cilat ju ofrojnë extra ngrohtësi, butësi dhe rehati. Zgjedhni modelin e preferuar dhe përdoreni për të fjetur apo për ta dekoruar divanin në dhomën e ndejës.

Seti Warm Hug 2020

Më shumë se një batanije - një përqafim

Batanija ka një butësi luksoze, me lesh faux në njërën anë dhe material të butë pellushi në anën tjetër.

Zhytuni nën ngrohtësinë e batanijes, qoftë kur qëndroni në divan, apo në kopsht. Mbajeni një set në veturë gjatë udhëtimeve në dimër, ose një në dhomë, për extra ngrohtësi gjatë natës. Warm Hug do t’ju ofrojë ngrohtësi shtesë sa herë që keni nevojë.

Batanija është në dispozicion në dy madhësi, 130x190cm dhe 200x200cm, si dhe mund të lahet tërësisht në 30°C. Po ashtu, thahet shpejt.

Seti Warm Hug 2020

Jastëku më i dashur për të gjithë

Kush nuk do ta shtrijë kokën apo ta mbështesë shpinën në një jastëk të butë e të ngrohtë? Tash ju mund ta shijoni rehatinë që ju ofron jastëku Warm Hug, me të gjitha dobitë e mikrofibrave Wellsleep.

Ky material i mrekullueshëm është i ajrosshëm, i lehtë dhe i ngrohtë. Struktura unike krijon xhepa ajri, duke e bërë më të butë dhe duke i shtuar vëllim.

Po ashtu, është rezistent ndaj mykut dhe njollave, si dhe mund të lahet prandaj qëndron i freskët më gjatë. Jastëku ka madhësi 40x40cm.

Seti Warm Hug 2020

Krijoni pamje të ndryshme

Seti Warm Hug 2020 mund të kombinohet në pamje të ndryshme, sepse jastëku dhe batanija, në të dy anët kanë dizajne të ndryshme.

Dizajn i veçantë, me plot ngjyra

Njëra anë ka model me pjerrtësi ngjyrash nga më e çelët në të mbyllët, me një efekt të bukur ombre, në ngjyrë rozë ose hiri. Pjesa tjetër është e bardhë e zakonshme, nga leshi faux.

  • Seti Warm Hug 2020
  • Seti Warm Hug 2020

Dizajn me thurje të leshit faux

Njëra anë është njëngjyrëshe, vjollcë ose e kuqe, kurse ana tjetër është e bardhë, me thurje të leshit faux.

  • Seti Warm Hug 2020
  • Seti Warm Hug 2020

Më shumë lloje për ju

Mbase ju pëlqejnë më shumë ngjyra ari ose e gjelbërt mbretërore? Shikoni setin Warm Hug 2020 I. Struktura e këtij seti është pak më ndryshe, por prapë se prapë është i butë dhe i ngrohtë. Shikojeni tërë setin këtu.

Koleksiononi të gjitha llojet dhe kombinoni sipas dëshirës suaj.

Seti Warm Hug 2020
Specifikat Teknike
Dimenionet 130x190cm set, 200x200cm set
Karakteristika të tjera Set of blanket and pillow
Mbështjellësi 100% polyester (soft plush fleece), 100% polyester (faux fur)
Programi Dormeo dhoma ndejës
mund të lahet 30°C

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star