Çarçaf me llastik The Essentials Dormeo

Rifreskojeni shtratin këtë sezonë, duke zgjedhur çarçafin cilësor The Essentials nga Dormeo! Ky çarçaf 100% prej pambuku ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 6 ngjyrave dhe 7 madhësive të çarçafit The Essentials. Mund të lahet në 60°.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Rifreskojeni shtratin këtë sezonë, duke zgjedhur çarçafin cilësor The Essentials nga Dormeo! Ky çarçaf 100% prej pambuku ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 6 ngjyrave dhe 7 madhësive të çarçafit The Essentials. Mund të lahet në 60°.
Më shumë - Përshkrimi
-
Rifreskojeni shtratin tuaj
Dormeo e di se çka është më e mira për gjumë cilësor e të rehatshëm. Në cilësinë e gjumit luajnë rol edhe çarçafët, të cilët duhet t’i ndërroni kohë pas kohe. Andaj, kemi krijuar çarçafin me llastik The Essentials, i cili është shumë i përshatshëm dhe ofron ndjesi butësie për lëkurën tuaj.
Nuk lëvizë nga dysheku
S’ka më çarçafë që grumbullohen dhe rrëshqasin nga dysheku – çarçafi The Essentials ka llastik në të katër qoshet, andaj edhe mbahet mirë për dyshek. Flini më rehat dhe zgjohuni pa u brengosur se do të duhet ta rregulloni përsëri çarçafin. Ky çarçaf ju ofron rehati, ju kursen kohë dhe duket bukur në shtratin tuaj.
I punuar nga pambuku 100% natyral
I butë, i qëndrueshëm, i ajrosshëm dhe absorbues - pambuku është materiali i përsosur për lëkurë. Pambuku po ashtu është përçues i shkëlqyer i nxehtësisë, duke ju ndihmuar të qëndroni freskët gjatë verës, ngrohtë gjatë dimrit dhe rehat gjatë gjithë vitit. Andaj edhe ky çarçaf është i punuar nga pambuku 100% natyral.
Mirëmbahet lehtë
Pambuku mirëmbahet lehtë dhe mund të lahet në rrobalarëse, në temperaturë 60°C. Po ashtu, e ruan ngjyrën për vite me radhë dhe pas larjeve bëhet më i butë dhe më i lëmuar, duke i ofruar lëkurës butësi dhe freski.
Ngjyra të bukura për çdo dhomë gjumi
Ky çarçaf vjen në katër ngjyra klasike për çdo dhomë gjumi: krem, vjollcë, e gjelbër, e kaltër, hiri. Mund të përdoret për dyshek me trashësi deri në 30cm dhe është në dispozicion në këto dimensione: 80x200cm, 90X200cm; 120X200cm; 140x200cm, 160x200cm; 180x200cm; 200x200cm.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Essence Material 100% cotton Ngjyrat e disponueshme cream, gjelbër, kaltër, mauve Programi Dormeo dhoma ndejës mund të lahet 60°C