Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Jastëk anatomik Sleep&Inspire

Photo
Video

Jastëku anatomik Sleep&Inspire është dizajnuar për të ofruar rehati dhe mbështetje të përshtatshme për personat që flenë anash ose në shpinë. Jastëku ka bërthamë 100% sfungjer memory, i cili i përshtatet formave trupore. Po ashtu, ky jastëk është i pasur me sistemin AirX, për t’ju siguruar freski & ajrosje gjatë tërë natës. Ka madhësi 30x50cm dhe vjen në dy ngjyra të bukura: pjeshkë ose gri.

Jastëk anatomik Sleep&Inspire
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Jastëku anatomik Sleep&Inspire është dizajnuar për të ofruar rehati dhe mbështetje të përshtatshme për personat që flenë anash ose në shpinë. Jastëku ka bërthamë 100% sfungjer memory, i cili i përshtatet formave trupore. Po ashtu, ky jastëk është i pasur me sistemin AirX, për t’ju siguruar freski & ajrosje gjatë tërë natës. Ka madhësi 30x50cm dhe vjen në dy ngjyra të bukura: pjeshkë ose gri.

Më shumë
Përshkrimi

Jastëk i dizajanuar për personat që flenë anash ose në shpinë

Njerëzit flenë në pozita të ndryshme, prandaj edhe kanë nevojë për jastëkë të ndryshëm. Për shembull, personat që flenë anash ose në shpinë zakonisht kanë nevojë për një jastëk anatomik. Tash, ata mund ta shijojnë mbështetjen, rehatinë dhe dobitë e tjera që ofron jastëku anatomik Sleep&Inspire.

Mbështetja që ju duhet për ta zvogëluar dhimbjen në qafë dhe shpinë

Një natë e pushueshme gjumi duhet t’ju mbushë energji dhe t’ju kursejë nga dhimbjet. Por nëse flini në një jastëk që nuk i përshtatet pozitës suaj të gjumit, mund të keni probleme ose dhimbje në qafë, supe apo shpinë. Por jastëku anatomik Sleep&Inspire ju ofron mbështetjen që ju duhet, dhe për më tepër, vjen me një çmim të arsyeshëm.

I bazuar në përvojën shumëvjeçare të Dormeo-s

Punimi i këtij jastëku bazohet në përvojën 18 vjeçare të Dormeo-s në zhvillimin e produkteve cilësore për gjumë. Prandaj ky jastëk ju ofron rehatinë që ju përshtatet dhe krijon një ambient gjumi më të shëndetshëm.

  • Bërthama e jastëkut është e punuar 100% prej sfungjerit memory, me një strukturë qelizore fleksibile 3D, e cila i përshtatet trupit tuaj. Në këtë mënyrë, jastëku i siguron shpinës rehatinë që i duhet për të qëndruar pa dhimbje. Dizajni i veçantë siguron qarkullim të shkëlqyer të ajrit, për ta mbajtur jastëkun të thatë & të pastër, duke ju krijuar një ambient gjumi më të shëndetshëm.
  • Jastëku është i mbëshyjellur me rrjeta të sistemit AirX, i cili mundëson qarkullim të vazhdueshëm të ajrit dhe një ambient gjumi të freskët gjatë tërë vitit.

Dy ngjyra, dy sipërfaqe të ndryshme dhe mbulesë e cila mund të lahet

Njëra anë e jastëkut është e mbuluar me një qepje katrore 3D, për t’ju ofruar ndjesinë e masazhit dhe ngrohtësisë. Ana tjetër është e lëmuar, për t’ju ofruar ndjesi freskie. Mbulesa e jastëkut mund të hiqet dhe të lahet në temperaturë 40⁰C. Jastëku ka madhësi 30x50cm dhe vjen në dy ngjyra të bukura: pjeshkë ose gri.

 

Specifikat Teknike
Baza 100% memory foam
Dimenionet 30x50cm
Linja Dormeo Comfort
Mbështjellësi 100% knitted fabric with AirXsystem side, with sateen piping and zipper
Pillow type anatomike
Programi Dormeo gjumë
mund të lahet vetëm mbështjellësi në 40 °c

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star