Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

BLACK FRIDAY PO MBARON!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit!

 
[banner_timer]
 

FESTOJMË 20 VITE REHATI

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

deri në-70%
 
[banner_timer]
 

Dyshek Nature Serenity Octa

Photo
Video

Po kërkoni një dyshek mesatarisht të fortë dhe mbështetës? Jeni në faqen e duhur! Ky dyshek ka bërthamë me 3-zona, të punuar nga sustat sfungjerike të ajrosshme Octaspring®. Ato përshtaten në mënyrë të përkryer me trupin tuaj dhe i ofrojnë mbështetje adekuate. Dysheku ka sipër një shtresë më të butë për rehati shtesë. Mbulesa është e trajtuar me CleanEffect® për të siguruar higjienë të plotë.

Dyshek Nature Serenity Octa
Nga 649,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Po kërkoni një dyshek mesatarisht të fortë dhe mbështetës? Jeni në faqen e duhur! Ky dyshek ka bërthamë me 3-zona, të punuar nga sustat sfungjerike të ajrosshme Octaspring®. Ato përshtaten në mënyrë të përkryer me trupin tuaj dhe i ofrojnë mbështetje adekuate. Dysheku ka sipër një shtresë më të butë për rehati shtesë. Mbulesa është e trajtuar me CleanEffect® për të siguruar higjienë të plotë.

Më shumë
Përshkrimi
  • Dyshek Nature Serenity Octa

    3 ZONA REHATIE

  • Dyshek Nature Serenity Octa

    I PERSONALIZUESHËM DHE I AJROSSHËM

  • Dyshek Nature Serenity Octa

    HIPOALERGJENIK DHE HIGJIENIK

  • Dyshek Nature Serenity Octa

    I PRODHUAR NË EUROPË

Një dyshek mbështetës për gjumë më të mirë

Nëse nuk ju përshtaten dyshekët e fortë, por as ata të butë, dysheku Nature Serenity Octa është mesi i artë. Dysheku ka nivel të fortësisë mesatare në të fortë dhe është i strukturuar në atë mënyrë që t’i përgjigjet të gjitha pikave të presionit në trup dhe ta mbajë atë rehat. Ka 3 zona rehatie në shtresën bazë, të punuara nga sustat sfungjerike Octaspring®, të cilat janë jashtëzakonisht të adaptueshme. Ato janë të vendosura mirë midis 2 shtresave sfungjerike Ecocell®, duke ju siguruar mbështetjen e nevojshme dhe duke e mbajtur shtyllën kurrizore në një linjë. Për më tepër, sustat Octaspring® janë të ajrosshme. Sipër, është një shtresë sfungjeri të butë Formacell, i cili siguron rehati për të gjitha pozitat e gjumit. Mbulesa është e pasuruar me trajtim CleanEffect®, për të siguruar mbrojtje nga mikrobet, bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Dysheku Nature Serenity Octa është prodhuar në Slloveni.

Dyshek Nature Serenity Octa Dyshek Nature Serenity Octa
  • Dyshek i personalizueshëm

    Dysheku ka 8 kolona të susta inovative sfunjgerike, të punuara nga sfungjeri Ecocell® me një dizajn unik Octaspring®. Këto susta ofrojnë përshtatshmëri 3D, pra, çdo sustë përputhet në mënyrë dinamike me konturat dhe lëvizjet e trupit në të gjitha pozicionet e gjumit – pavarësisht a flini anash, në shpinë apo në bark.

  • Dyshek Nature Serenity Octa

    Mbështetje e shkëlqyer për shpinën

    Shtresa Octaspring® me 3 zona rehatie është qershia mbi tortë e këtij dysheku. Këto zona ndjekin konturënn e shtyllës kurrizore dhe e mbajnë atë në një pozicion të shëndetshëm gjatë gjithë natës. Po ashtu, ofron mbështetje në pikat e synuara dhe një shkallë të përmirësuar të ergonomisë.

  • Freski e mrekullueshme

    8 herë më e ajrosshme se sfungjeri tradicional memory, është dëshmuar se teknologjia Octaspring® promovon qarkullimin e ajrit dhe ulë temperaturën e shtratit në 3°C për t'ju siguruar gjumë më të thellë dhe më të gjatë. Për më tepër, shton higjienën e dyshekut.

Shikoni brenda dyshekut

lartësi17cm

Dyshek Nature Serenity Octa

Mbani kursorin mbi Tap on   për detaje rreth produktit.

  1. Mbulesë e pasur me CleanEffect®

    Trajtimi CleanEffect®, siguron mbrojtje nga mikrobet, bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme. Po ashtu, mbulesa mund të hiqet dhe të lahet 40°C.

  2. 2cm sfungjer Formacell

    Formacell është sfungjer i butë, i cili shton rehatinë gjatë gjumit, meqë vazhdimisht kthehet në formën e vet, pavarësisht çfarë presioni aplikohet mbi të.

  3. 4cm sfungjer Ecocell®

    Ecocell® është sfungjer shumë elastik, i cili shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes.

  4. 7cm shtresë e sustave sfungjerike Octaspring®

    Kjo shtresë ndjekë konturën e shpinës dhe e mbanë atë në një pozitë të shëndetshme gjatë gjithë natës. Ka tri zona rehatie të ndara, për të siguruar ergonomi dhe sinergji të mirë me lëvizjet e trupit tuaj.

  5. 4cm sfungjer Ecocell®

    Ecocell® është sfungjer shumë elastik, i cili shton ndjesinë e rehatisë dhe mbështetjes.

  6. 4 doreza

    Në pjesët anësore ka katër doreza, në mënyrë që ta bartni më lehtë.

Një shkallë e përmirësuar e ergonomisë

Shtresa bazë e dyshekut Octaspring® ka 3 zona rehatie, të cilat e mbështesin trupin në mënyrën e duhur. Në këtë mënyrë, ndihmojnë në përmirësimin e shtrirjes së shtyllës kurrizore dhe zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës që lidhen me gjumin.

Po ashtu, shtresat Ecocell® në pjesën e sipërme dhe të poshtme të bërthamës, sigurojnë mbështetje shtesë.

Sipër dyshekut, ka edhe 2cm sfungjer Formacell, i cili i përshtatet formave të trupit dhe lehtëson pikat e presionit.

Dyshek Nature Serenity Octa

I përshtatshëm për ata që ndajnë të njejtin shtrat, por flenë ndryshe

Ky dyshek është i përshtatshëm për të gjithë, pavarësisht se në cilën pozitë flini. Nuk ka rëndësi se a dalloni në gjatësi, peshë apo keni nevoja të ndryshme – të gjithë do ta shijoni gjumin në këtë dyshek.

Për më tepër, falë sustave sfungjerike Octaspring® të cilat nuk janë të lidhura mes vete, lëvizjet nuk transferohen. Pra, edhe nëse partneri/ja rrotullohet në hapësirën e vet, ju nuk do të shqetësoheni.

Dyshek Nature Serenity Octa

Zgjohuni të çlodhur

Përveç materialeve cilësore dhe mbështetëse, ky dyshek është i ajroshëm.

Pas një gjumi të rehatshëm dhe të freskët, pa dyshim se do të zgjoheni të çlodhur çdo mëngjes.

Dyshek Nature Serenity Octa

Thuani lamtumirë alergjive

Të kesh një dyshek të ajrosshëm që siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit është baza për të rregulluar lagështinë dhe ngrohtësinë e sipërfaqes, gjë që e mban dyshekun tuaj të freskët dhe higjenik. Megjithatë, për ta bërë dyshekun tuaj edhe më shumë nga bakteret, mikrogrimcat e pluhurit dhe aromat e pakëndshme, mbulesa është e pasuruar me trajtimin CleanEffect® Lite.

Sidomos, nëse jeni duke përjetuar probleme me alergjitë dhe keni lëkurë të ndjeshme, lajmi i mirë është se mbulesa mund të hiqet dhe pjesa e sipërme mund të lahet në 40°C.

Dyshek Nature Serenity Octa

I lehtë për t’u mirëmbajtur

Dysheku ka mbulesë të bardhë dhe hiri, me një zinxhir hiri të errët.

Katër dorezat në skaje ju mundësojnë ta bartni më lehtë.

Dyshek Nature Serenity Octa

Vendosja e dyshekut bëhet shpejt dhe lehtë

Dysheku juaj i ri do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, i ngjeshur dhe i vakumuar, i mbrojtur në një kuti të dhe i mbështjellë në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të ngjeshur dhe të vakumuar falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.

  • 1
    Hapi 1

    Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.

  • 2
    Hapi 2

    Hapni dyshekun e rrotulluar të vakumuar për të vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.

  • 3
    Hapi 3

    Lini 6 orë dyshekun tuaj të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.

Shfrytëzoni më të mirën prej dyshekut tuaj

A e dini se mund ta përmirësoni mbështetjen dhe rehatinë e dyshekut deri në 30%? Krejt kjo, thjesht duke përdorur mbajtëse adekuate dysheku. Mbajtëset e dyshekut nga Dormeo:

  • I përgjigjen presionit të trupit dhe përkulen mjaftueshëm për ta mbajtur shpinën tuaj në pozicionin e duhur.
  • Shpërndan peshën trupore në mënyrë të barabartë dhe parandalon fundosjen.
  • Siguron qarkullim të shkëlqyer të ajrit, dhe në këtë mënyrë freskon dyshekun.
  • E mbanë dyshekun të thatë dhe higjienik, po ashtu zvogëlon rrezikun e zhvillimit të baktereve, njollave dhe mykut.
  • Zgjatë jetëgjatësinë e dyshekut.

Shiko mbajtëset e dyshkeut Dormeo

Mbajtëse dysheku Dormeo
Specifikat Teknike
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star