Batanije pambuku Nature’s I
Shijoni mbrëmjet e freskëta mbështjellur me një batanije të lehtë dhe të rehatshme, të punuar me 100% pambuk turk! Materiali i butë dhe i ajrosshëm ju mundëson ta shijoni ndjesinë e një përqafimi të këndshëm, por pa krijuar mbringrohje apo djersitje. Batanija ka dizajn me model gjethesh dhe është në dispozicion në 2 ngjyra dhe 3 madhësi praktike. E përshtatshme për t’u përdorur si batanije gjatë netëve në ambient të jashtëm apo për piknik. Mund të lahet në 60°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shijoni mbrëmjet e freskëta mbështjellur me një batanije të lehtë dhe të rehatshme, të punuar me 100% pambuk turk! Materiali i butë dhe i ajrosshëm ju mundëson ta shijoni ndjesinë e një përqafimi të këndshëm, por pa krijuar mbringrohje apo djersitje. Batanija ka dizajn me model gjethesh dhe është në dispozicion në 2 ngjyra dhe 3 madhësi praktike. E përshtatshme për t’u përdorur si batanije gjatë netëve në ambient të jashtëm apo për piknik. Mund të lahet në 60°C.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një batanije e dizajnuar për sezonat e ngrohta
Kur ditët fillojnë të ngrohen, është koha t’i paketoni batanijet e trasha e të rënda dhe nxirrni nga dollapi batanijet verore. Nëse nuk keni një të tillë, njihuni me batanijen Nature’s! Kjo batanije 100% pambuk turk është dizajnuar për t’u përdorur gjatë netëve të sezonave më të ngrohta – që ju të mbuloheni, por pa u mbingrohur.
Shijoni ndjesinë e rehatisë dhe sigurisë
Pavarësisht motit, verë apo dimër, të mbulohesh me një batanije të ofron një ndjesi mbrojtëse apo sigurie. Por netët e nxehta ju duhet një batanije e lehtë, e ajrosshme, prej pambuku. E tillë është edhe batanija Nature’s, e cila do t’ju mbështjellë me një përqafim të këndshëm dhe t’ju japë ndjenjën e sigurisë – edhe nëse ju merr gjumi, do të flini rehat pa djersitur.
E punuar 100% me pambuk turk – i butë dhe ajrosshëm
Pambuku natyral turk është përdorur për vite me radhë për shkak të vetive të tij të mrekullueshme. Është material i butë, i ajrosshëm, absourbues, hipoalergjenik, pra, i përsosur për t’u përdorur për rroba apo produkte shtrati. Në të njejtën kohë është i qëndrueshëm dhe e ruan formën e ngjyrën për vite me radhë. Këto veti e bëjnë material të përsosur edhe për verë, që ju të shijoni gjumë plot rehati gjatë netëve të ngrohta.
Shtoni ngjyra natyre në çdo dhomë
E dizajnuar për dhomën e gjumit, kjo batanije është në dispozicion në 2 ngjyra (e gjelbër e lehtë dhe e errëta), me dizajn me model gjethesh, për t’ju përshtatur pamjes së çdo dhome.
- Ju mund ta përdorni edhe në dhomën e ndejës, në divan apo kolltuk, për të shtuar më shumë rehati dhe gjallëri.
- Po ashtu, është e përsosur për t’u përdorur edhe në natyrë, sikurse: kopsht, piknik, plazh apo kamping.
- Ideale edhe për veturë: mbajeni një brenda për t’i mbrojtur ulëset mrapa apo për t’u mbështjellë me të në rast se ndjeni të ftohtë.
3 madhësi dhe dy ngjyra në dispozicion
Kjo batanije verore është në dispozicion në tri madhësi: 130x190, 200x200 dhe 220x220cm. Vjen në dy ngjyra të lezetshme: e gjelbër dhe e gjelbër e çelët, si dhe mund të lahet në rrobalarëse, deri në temperaturë 60°C.
-
E gjelbër
-
E gjelbër e çelët
Pjesë e koleksionit ekskluziv Nature’s
Batanija Nature's I është pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature’s frymëzuar nga natyra. Përmes këtyre produkteve, Dormeo synon të sjellë një copëz natyre brenda shtëpisë suaj, për një ambient më relaksues.
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Essence Programi Dormeo dhoma ndejës