Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday - Early Bird

 

 

-70%
Vlen vetëm edhe:
[banner_timer]
 

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2 Dormeo

Photo
Video
-25%

Kjo shtresë 5cm është kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. Shtresa përbëhet prej 3cm sfungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtësim të pikave të presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një vend të shumë të rehatshëm për fjetje. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® që ka në mbulesë.

10% EXTRA zbritje në shportë, vetëm për Club 5*
Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2 Dormeo

Nga Çmimi i rregullt: 99,90 € Nga


Çmimi special: 74,93 € Nga

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Kjo shtresë 5cm është kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. Shtresa përbëhet prej 3cm sfungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtësim të pikave të presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një vend të shumë të rehatshëm për fjetje. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® që ka në mbulesë.

Më shumë
Përshkrimi

Mbështeje e duhur dhe shumë rehati

Nëse flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje në shpinë apo qafë. Por jo me këtë shtresë. Divani i vjetër, dysheku i vjetër, i fortë apo shumë i butë, e madje edhe dyshemeja, lehtësisht mund të kthehen në vende rehatie për gjumë, nëse e shtroni shtresën Memosan Ultimo Roll-up 2+3.

Memosan Ultimo Roll-up 2+3 është një shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës unike të trupit tuaj, duke ju siguruar extra rehati. Është e lehtë ta përdorni dhe ta ruani shtresën, sepse ka rripa dhe mund të mbështillet.

Vrimat e veçanta në bërthamë krijojnë mbështetje të personalizuar për kokën, supet, këmbët dhe zonën e shputave. Falë këtyre vetive, shtresa i përshtatet më mirë zonave specifike të trupit dhe ofron mbështetjen e duhur:

  • ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.
  • ZONA B - zona e ijeve për mbështetje të duhur dhe shpërndarje të barabartë të peshës.
Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2

Shtresa Memosan Ultimo Roll-up 2+3 ka:

  • Kombinim të përsosur të mbështetjes dhe rehatisë;
  • 3cm bërthamë prej sfungjerit cilësor Ecocell®;
  • 2cm sfungjer të rehatshëm memory;
  • Vrima të veçanta për më shumë ajrosje;
  • Sipërfaqe e thatë dhe e freskët gjumi;
  • Veti të shkëlqyera termorregullative - trajtim Moov&Cool;
  • Higjienike - trajtimi CleanEffect® siguron mbrojtje nga bakteret, pluhuri dhe mikrobet;
  • Extra ajrosje falë sistemit AirX;
  • Mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet;
  • Dizajn modern dhe tërheqës;
  • Mund ta përdorni në shumë raste.

Shikoni brenda shtresës

Lartësi5cm

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2

Mbaje kursorin mbiTap on   për detaje rreth produktit.

  1. Rripa, për përdorim dhe bartje më të lehtë.

  2. Sfungjer memory për rehati; vrima të veçanta për extra ajrosje.

  3. Dizajn modern dhe tërheqës.

  4. ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.

  5. Ecocell për mbështetje të duhur.

  6. Trajtim Moov&Cool për veti të shkëlqyera termorregullative.

  7. ZONA B - zona e ijeve për mbështetje të duhur dhe shpërndarje të barabartë të peshës.

  8. Trajtimi CleanEffect për higjienë të plotë.

  9. Sistemi AirX system për më shumë ajrosje.

  10. ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.

Ambient i përshtatshëm për gjumë

Ambienti ku flini duhet t’i ketë ‘përbërësit’ e duhur, në mënyrë që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është edhe reagimi ndaj temperaturës së trupit.

Temperatura e përshtatshme është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, atëherë do të bëni gjumë me ndërprerje dhe do të zgjoheni të lodhur. Prandaj, ambienti i gjumit duhet të jetë i freskët, i thatë dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Po ashtu, temperatura e përshtatshme kontribuon edhe për një higjienë më të mirë.

Trajtimi termorregullativ është një risi që e pasuron cilësinë e gjumit tuaj - ju flini më mirë, më shumë dhe më shëndetshëm.

Trajtimi termorregullativ Moov&Cool në pjesët e sipërme anësore të mbulesës.

  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2
  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2

Extra ajrosje

Sfungjeri memory ka vrima speciale të cilat e rrisin qarkullimin e ajrit, duke ju siguruar një ambient gjumi edhe më të ajrosshëm.

Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX - rrjetë e ajrosshme e cila siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.

Higjienike

Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i jep shtresës veti anti-bakteriale, anti-mbikrobe dhe anti-pluhur. Po ashtu, e mban shtresën të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.

Për extra higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet.

Praktike dhe e dobishme kudo

Shtresa Memosan Ultimo Roll-up 2+3 ka rripa të veçantë me të cilët mund ta mbështillni dhe mbërtheni lehtësisht. Po ashtu, është e përshtatshme për ta marrë me vete kudo që ju duhet mbështetje dhe rehati shtesë.

  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2
  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2

Ku mund ta përdorni këtë shtresë?

Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni merreni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.

  • Divan

    Divan

  • Dyshek të parehatshëm

    Dyshek të parehatshëm

  • Shtëpiza

    Shtëpiza

  • Kamping

    Kamping

  • Karavan

    Karavan

  • Festivale

    Festivale

  • Konvikte

    Konvikte

  • Banesa të vogla

    Banesa të vogla

Përdorimi dhe montimi bëhen lehtësisht

Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.

  • 1
    Shpaketimi i shtresës - Hapi 1

    Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.

  • 2
    3
    Shpaketimi i shtresës - Hapi 2 dhe 3

    Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.

  • 4
    Shpaketimi i shtresës - Hapi 4

    Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Top layer: viscoelastic polyurethane foam (memory foam); Bottom layer: polyurethane foam (Ecocell®)
Lartësia 5 cm
Linja Dormeo Vitality
Mbështjellësi Top and front lateral side: 100% polyester; Bottom and lateral side: 100% polyester (AirX System); Inner cover: 100% polyester
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star