Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tepih Lan Space Dormeo

Photo
Video

Ky tepih shumëngjyrësh me motive nga gjithësia, është zonë e përsosur për fëmijë. Shtrojeni në dhomën e fjetjes, në dhomën e lojës ose kudo që janë fëmijët tuaj, në mënyrë që t’ia ofroni rehatinë e duhur teksa mësojnë dhe argëtohen. Është i punuar me materiale që mund të lahen, të sigurta për fëmijët dhe përmban sfungjer memory. Përmasat: 100x150cm.

Tepih Lan Space Dormeo
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
I disponueshëm tek prodhuesi. Na kontaktoni për kohën e arritjes
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Ky tepih shumëngjyrësh me motive nga gjithësia, është zonë e përsosur për fëmijë. Shtrojeni në dhomën e fjetjes, në dhomën e lojës ose kudo që janë fëmijët tuaj, në mënyrë që t’ia ofroni rehatinë e duhur teksa mësojnë dhe argëtohen. Është i punuar me materiale që mund të lahen, të sigurta për fëmijët dhe përmban sfungjer memory. Përmasat: 100x150cm.

Më shumë
Përshkrimi

Një vend i sigurtë për lojë dhe aventura

Ofrojani mundësinë fëmijëve që të kenë një zonë të rehatshme & të sigurtë për t’u argëtuar. Po ashtu, ky tepih i butë dhe shumëngjyrësh, është zonë e përsosur edhe për bebe, të cilat mund të luajnë, të zvarriten, të mësojnë si të ecin, e madje edhe të marrin një sy gjumë.

Mësim dhe argëtim

Ky tepih është i dekoruar me motive nga gjithësia, që shfaqë planete, yje, astronatutë dhe raketa. Ky dizajn do t’i frymëzojë fëmijët për të mësuar dhe për t’u argëguar. Për shembull, përdoreni modelin e tepihut për t’ia mësuar fëmijëve ngjyrat apo pak matematikë. Sa astronatutë janë aty? Numëroni së bashku!

Tepih Lan Space

Loja është më shumë se argëtim

Po, pra! Është mënyra se si fëmijët mësojnë dhe i zhvillojnë aftësitë mendore e fizike, duke bashkëvepruar me botën dhe imagjinatën e tyre në një mënyrë kreative. Një lojë e mirë nuk është vetëm një mundësi për të kaluar kohë me fëmijën, por edhe për t’i ndihmuar ata për ta zhvilluar empatinë, imagjinatën, bashkëpunimin, besimin, aftësitë dhe fleksibilitetin. Për ta bërë lojën edhe më zbavitëse, kemi krijuar tepihun Lara Garden. Shtrojeni në shtëpi, park apo në pushime, dhe fëmijët do ta dinë se erdhi koha për pak mësim e argëtim.

Tepih Lan Space

Butësi në çdo prekje

Tepihu përmban një shtresë 2cm sfungjer memory, prandaj është i butë dhe i këndshëm. Sfungjeri memory e përshtatë formën e vet sipas temperaturave dhe shtypjes, duke ju ofruar rehati maksimale fëmijëve teksa luajnë, flenë apo dëgjojnë përrallat e preferuara.

Tepih Lan Space

I mbron fëmijët nga rrëzimet apo rrëshqitjet

Gjatë lojës, fëmijët mund të rrëshqasin apo të rrëzohen. Por nëse e përdorni këtë tepih, gjasat janë të vogla, sepse në pjesën e poshtme tepihu ka një veshje anti-rrëshqitëse. Por edhe nëse rrëzohen, tepihu është i butë, përshtatet me të gjitha dyshemetë e sheshta, dhe është i sigurtë për fëmijët tuaj.

Pastrohet lehtë në temperatura të ulëta

Mund të lahet 100% në temperaturë 30°C. Pra, nëse gjatë lojës fëmijët e spërkatin apo derdhin ndonjë ushqim, mos u brengosni. Ju mund ta lani shpejt e lehtë, dhe ta mbani vazhdimisht të pastër.

Tepih Lan Space

Kudo vete, tepihun me vete

Një tepih i përmasave 100x150cm është çdo herë aksesor i përshtatshëm për ta marrë me vete. Mbase për ju është diçka e vogël, por për fëmijët tuaj do të thotë shumë, sepse kudo që shkojnë, do të ndihen sikurse në shtëpi.

Pjesë e linjës sonë të re për fëmijë

Tepihu është pjesë e linjës sonë të re për fëmijë, me qëllim që t’i ofrojmë atyre një ambient sa më të rehatshëm për gjumë dhe lojë. Kjo linjë përmban edhe jastëk, jorgan dhe batanije, të cilat mund t’i kombinoni dhe t’ia bëni dhuratë të vegjëlve tuaj.

Specifikat Teknike
Dimenionet 100x150cm
Material 100% polyester, shpuzë memoruese
mund të lahet 30°C

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star