Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

MBUSHI BATERITË | Deri -70%

MBUSHI BATERITË | Deri -70% - Mundësia e fundit për të përfituar nga ofertat më të mira në produktet e gjumit!

Mundësia e fundit për të përfituar nga ofertat më të mira në produktet e gjumit!

 
[banner_timer]
 

DITËT E ZBRITJEVE ME 5 YJE

DITËT E ZBRITJEVE ME 5 YJE - Vetëm për anëtarët e Club 5*, deri në 60% më lirë + 10% EXTRA zbritje!

Vetëm për anëtarët e Club 5*, deri në 60% më lirë + 10% EXTRA zbritje!

 
[banner_timer]
 

Jorgan Lan Space Bamboo Dormeo

Photo
Video

Jorgani Lan Space do t’i shtojë shumë njgyra e frymëzim dhomës së fëmijëve. Është i dizajnuar me motive nga gjithësia: planete, yje, raketë dhe astronatut, për t’i siguruar fëmijëve një ambient gjumi argëtues. Jorgani është i mbuluar me pambuk dhe TENCEL™ LYOCELL, andaj është anti-alergjik. Po ashtu, është i mbushur me mikrofibra Wellsleep® për më shumë butësi, si dhe viskozë bambuje për rehati natyrale. Ka përmasa 140x200cm dhe dy dizajne të mrekullueshme në secilën anë.

Jorgan Lan Space Bamboo Dormeo
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Koha e arritjes: 3 ditë pune
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Jorgani Lan Space do t’i shtojë shumë njgyra e frymëzim dhomës së fëmijëve. Është i dizajnuar me motive nga gjithësia: planete, yje, raketë dhe astronatut, për t’i siguruar fëmijëve një ambient gjumi argëtues. Jorgani është i mbuluar me pambuk dhe TENCEL™ LYOCELL, andaj është anti-alergjik. Po ashtu, është i mbushur me mikrofibra Wellsleep® për më shumë butësi, si dhe viskozë bambuje për rehati natyrale. Ka përmasa 140x200cm dhe dy dizajne të mrekullueshme në secilën anë.

Më shumë
Përshkrimi

Jorgan i rehatshëm për gjumë të qetë

Ju e dini çka është më e mira për fëmijët tuaj, prandaj ofrojani mundësinë që të mbulohen me ngrohtësi dhe butësi gjatë tërë natës. Jorgani është i punuar me materiale cilësore, të cilat mund të lahen, dhe po ashtu ka një dizajn të lezetshëm. Koha e gjumit kurrë s’ka qenë më argëtuese për fëmijët!

Gjumi është ilaçi më i mirë

Një gjumë i rehatshëm është i domosdoshëm për secilin, sidomos për mirëqenien e fëmijëve. Prandaj e kemi dizajnuar këtë jorgan me materiale cilësore - që fëmijët të flenë rehat gjatë natës dhe të zgjohen plot energji e lumturi të nesërmen.

Dizajn shumëngjyrësh për ëndrra të ëmbla

Njëra anë e jorganit ka një dizajn shumëngjyrësh me yje, planete, raketë dhe astronaut, për të sjellë ndjesinë e kozmosit dhomën e fëmijëve. Ana tjetër ka një model klasik: prapavijë e kaltër me yje të bardhë. Ju mund t’ia ndërroni anën jorganit kohë pas kohe, për t’i dhënë shtratit një pamje të re dhe për t’i frymëzuar fëmijët për gjumë të qetë e ëndrra të ëmbla.

Dormeo Lan Bamboo Space Duvet

I gjithanshëm dhe praktik

Ky jorgan, me përmasa 140x200cm mund të lahet në lavatriçe në 40°C, është i përshtatshëm për dhomën e gjumit dhe jo vetëm! Merreni me vete në udhëtime, në mënyrë që fëmijët ta ndjejnë ngrohtësinë e shtëpisë kudo. Po ashtu, mund ta shtroni në dysheme, nëse fëmijët duan të luajnë. Është kaq praktik, sa mund ta mbani edhe në veturë në rast se fëmijët i zë gjumi gjatë ndonjë udhëtimi.

Cilësi që mund t’i besoni, rehati që mund ta ndjeni

Mbulesa e jorganit është punuar me materiale cilësore, për t’i siguruar rehati të plotë fëmijëve:

  • Materiale anti-alergjike & pambuk natyral i ajrosshëm - për t’i ofruar butësi lëkurës
  • TENCEL™ LYOCELL - për butësi shtesë dhe termorregullim, për t’ju siguruar ambient gjumi të thatë dhe të freskët.
  • Fibra natyrale Eukaliptus - të cilat e thithtin lagështinë dhe parandalojnë rritjen e baktereve.

Po ashtu, jorgani është i mbushur me mikrofibra Wellsleep®, andaj ka më shumë vëllim dhe butësi, për t’i ofruar rehati të papërshkruar.

Dormeo Lan Bamboo Space Duvet

Mrekullia natyrale e bambusë

Materialet prej bambusë janë eko-miqësore, andaj janë përdorur për vite me radhë. Falë fijeve viskoze, ky material ndihmon në mënyrë natyrale në rregullimin e temperaturës dhe absorbon lagështinë. Në këtë mënyrë, parandalon rritjen e baktereve të dëmshme, dhe siguron një ambient gjumi më higjienik për më të vegjlit tanë.

Pjesë e një koleksioni të lezetshëm për gjumashët e vegjël

Produktet e linjës së re Lan & Lana sjellin rehatinë dhe ngrohtësinë e Dormeo-s për më të vegjlit tuaj. Janë punuar me materiale cilësore, dizajne të këndshme dhe shumë dashuri për gjumashët e vegjël. Ky koleksion, i cili përmban edhe jastëk, tepih e batanije, do t’i mahnitë fëmijët tuaj dhe do t’i frymëzojë për gjumë të qetë & ëndrra të ëmbla! Ju mund t'i kombinoni, t'ua bëni fëmijëve një dhuratë të paharruar!

  • Dormeo Lan Bamboo Space Duvet
  • Dormeo Lan Bamboo Space Duvet
Specifikat Teknike
Programi Dormeo fëmijë

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.

Produkti që keni parë së fundmi

Produkti që keni parë së fundmi