Set i çarçafëve I Owl You Dormeo

Shndërroni dhomën e fëmijëve në një vend më të lezetshëm dhe relaksues, me setin e çarçafëve I Owl You! Seti është punuar nga pambuku 100% natyral, për më shumë butësi dhe ajrosje. Këllëfët e jastëkve kanë një dizajn interesant me fytyra bufi dhe zemra, kurse jorgani në njërën anë ka 3 bufa dhe mbishkrimin “Owl you need is love” (Krejt çka të duhet, është dashuria). Secili model mund të kombinohet në 4 pamje të ndryshme. Për higjienë maksimale, mund të lahet deri në 60°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shndërroni dhomën e fëmijëve në një vend më të lezetshëm dhe relaksues, me setin e çarçafëve I Owl You! Seti është punuar nga pambuku 100% natyral, për më shumë butësi dhe ajrosje. Këllëfët e jastëkve kanë një dizajn interesant me fytyra bufi dhe zemra, kurse jorgani në njërën anë ka 3 bufa dhe mbishkrimin “Owl you need is love” (Krejt çka të duhet, është dashuria). Secili model mund të kombinohet në 4 pamje të ndryshme. Për higjienë maksimale, mund të lahet deri në 60°C.
Më shumë - Përshkrimi
-
Krejt çka të duhet, është dashuria!
Mënyra më e shpejtë për ta rifreskuar pamjen e dhomës, është një set i ri çarçafësh! Andaj, është koha ta shndërroni dhomën e fëmijëve në një hapësirë më relaksuese dhe të lezetshme me setin I Owl You. Ky set përmban këllëfë për jastëk dhe jorgan, të punuar nga pambuku 100% natyral. Sipër jorganit është shkruar një mesazh i veçantë: Owl you need is love (Krejt çka të duhet është dashuria).
Një mënyrë për të shprehur kujdes dhe dashuri
Bufët ekspresivë e dinë se një shtëpi e ngrohtë e mbushur me dashuri është sekreti i një jete të lumtur. Përmes këtij seti, bufat duan ta shprehin po këtë mesazh. Sillni buzëqeshje dhe gëzim në fytyrat e fëmijëve, duke ua dhuruar këtë set kaq unik. Jo vetëm që do t’i bëni të lumtur, por do ta shprehni edhe njëherë dashurinë dhe kujdesin për ta.
Dizajn unik, për pamje 4në1
Me këtë set të veçantë, koha e gjumit nuk do të jetë më pritesë për fëmijët.
- Njëra anë e jorganit ka pamje me 3 bufa si dhe mbishkrimin “Owl You Need is Love”, kurse ana tjetër është njëngjyrëshe.
- Kurse jastëku në njërën anë ka pamje fytyrën e bufit, me veshë 3D. Ana tjetër është me zemra – për të përçuar sa më shumë dashuri.
Një set të vetëm mund ta kombinoni në 4 mënyra të ndryshme, për ta rifreskuar pamjen e dhomës kohë pas kohe. Seti është në dispozicion në 4 ngjyra: e verdhë, e gjelbër, e kaltër dhe pjeshkë.
Materiale cilësore, për gjumë sa më cilësor
Këllëfët e jastëkut dhe jorganit janë punuar prej pambukut 100% natyral – një material i qëndrueshëm, i ajrosshëm, i butë, absorbues dhe jo-alergjik. Secili set përmban një këllëf jastëku (50x70cm) dhe një këllëf jorgani (140x200cm).
Materiale që mirëmbahen lehtë
Për faktin se janë të punuar nga pambuku, këto materiale mirëmbahen lehtë. Për higjienë maksimale, mund t’i lani në rrobalarëse deri në 60°C. Me kalimin e kohës pambuku, bëhet më i butë dhe pas disa larjeve me radhë, ngjyrat do të jenë më të ndritshme.
Koleksioni Emotion Owl
Ky set çarçafësh është pjesë e koleksionit më unik për gjumashët e vegjë – Emotion Owl! Kjo linjë përmban produkte të ndryshme për dhomën e gjumit dhe lojë, sikurse: dyshek, jorgan, jastëk, set çarçafësh, kostum, buf lodër, çorape dhe jo vetëm.
- Specifikat Teknike
-
Programi Dormeo dhoma ndejës