Dyshek Ergo Comfort për kafshë Dormeo

Edhe kafshët tona shtëpiake meritojnë ta shijojnë rehatinë që ofrojnë produktet Dormeo! Andaj, ju prezentojmë dyshekun Ergo Comfort, i dizajnuar për qen dhe mace. Është i punuar nga sfungjeri Ecocell® memory, një shtresë ergo për mbështetje të shpinës dhe mbulesa kundër ujit, të cilat mund të hiqen dhe lahen në 40°C. Në dispozicion në dy madhësi.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Edhe kafshët tona shtëpiake meritojnë ta shijojnë rehatinë që ofrojnë produktet Dormeo! Andaj, ju prezentojmë dyshekun Ergo Comfort, i dizajnuar për qen dhe mace. Është i punuar nga sfungjeri Ecocell® memory, një shtresë ergo për mbështetje të shpinës dhe mbulesa kundër ujit, të cilat mund të hiqen dhe lahen në 40°C. Në dispozicion në dy madhësi.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një kënd rehatie për qen dhe mace
Ekspertët e gjumit në Dormeo për vite me radhë kanë dizajnuar produkte cilësore gjumi për ju. Tash edhe kafshët tuaja shtëpiake mund ta shijojnë rehatinë e Dormeo-s, përmes dyshekut Ergo Comfort. Ky është produkt risi në brendin Dormeo, i dizajnuar për miqtë e tanë me katër këmbë.
Kafshët e duan gjumit, ofrojani një shtrat që do ta duan
Tashmë nuk është sekret fakti se kafshët shtëpiake e pëlqejnë gjumi. Qentë mund të flenë mesatarisht 12-18 orë në ditë, kurse macet 15-20 orë. Prandaj është e rëndësishme që të kenë një kënd të rehatshëm e higjienik, ku mund të flenë e të pushojnë.
Dy mënyra të rehatisë dhe mbështetjes
Për prodhimin e këtij dysheku, janë përdorur dy nga teknologjitë më të mira të gjumit në Dormeo.
- Dysheku është punuar me sfungjer Ecocell® memory, me një strukturë qelizore 3D, e cila lejon qarkullimin e ajrit për thatësi dhe ajrosje, si dhe i përshtatet formës trupore të kafshëve.
- Pjesa për mbështetje ka një shtresë ergo, e zhvilluar me Kosmodisk®. Kjo ndihmon që shtylla kurrizore e kafshës të qëndrojë në drejtimin e duhur. Kjo është shumë e rëndësishme për qentë apo macet kur plaken, sepse atëherë mund të përballen artrit, dysplasi dhe probleme tjera që lidhen me lëvizje.
Një dyshek i mirë po ashtu është i dobishëm për këlyshë dhe kotele, sepse ua jep ndjenjën e sigurisë dhe ndihmon që trupi tyre të zhvillohet në mënyrë të duhur.
Mbulesat mund të lahen
Bërthama e dyshekut është e ajrosshme, prandaj dysheku është it thatë dhe higjienik. Mbulesat e dyshekut dhe kornizave kanë veti rezistente ndaj njollave dhe aromave të pakëndshme, si dhe mund të hiqen e të lahen në 40°C. Për një ambient sa më higjienik për kafshët dhe shtëpinë tuaj, ju mund t’i lanë çdo javë në rrobalarëse.
Dy madhësi, me hapësirë të mjaftueshme
Ky dyshek është në dispozicion në dy madhësi:
- 65.5x50x15.5cm për kotele/mace dhe këlyshë apo qen të vegjël;
- 84.5x70x16.6 për qen me madhësi mesatare.
Të dy dimensionet kanë hapësirë të mjaftueshme që kafshët tuaja të shtrihen dhe ndihen rehat pas një dite të gjatë aventurash. Shtrati është i lehtë dhe lehtësisht i bartshëm, andaj mund ta merrni me vete edhe në udhëtime, që kafsha juaj ta ndjejë rehatinë e shtëpisë kudo.
- Specifikat Teknike
-
Programi Dormeo gjumë