Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 II Dormeo

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 II është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati. Zgjedhni bufin Content ose Shy dhe argëtohuni.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 II është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati. Zgjedhni bufin Content ose Shy dhe argëtohuni.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një buf me të cilin mund t’i ndani emocionet
Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët. Andaj, edhe bufi Hoo-Hoo është në dispozicion në disa dizajne, që shprehin emocione të ndryshme - për çdo disponim. Hoo-Hoo është lodër, jastëk dhe batanije - i gatshëm për t’ju ofruar rehati dhe argëtim kudo.
Një produkt - tri funksione praktike
Ky seti ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Hoo-Hoo një dhuratë ose shoqësrues ideal për udhëtime. Bufi mund të përdoret si:
- Një lodër e butë, e këndshme dhe argëtuese.
- Një jastëk për t’ju ofruar një sy gjumë kudo ose rehati shtesë në veturë, piknik apo diku tjetër.
- Një batanije e butë dhe e ngrohtë. E përsosur për t’u përdorur për një sy gjumë, apo kudo që ju duhet pak rehati e ngrohtësi shtesë. Batanija ka dimensione 130 x 180cm dhe secili buf ka lartësi 26cm. Si batanija, ashtu edhe bufët mund të lahen në rrobalarëse, andaj mund t’i mbani të pastër e të freksët për vite me radhë.
Argëtim & mësim për fëmijët
Teksa fëmijët mësojnë më shumë gjëra rreth botës, ata kanë nevojë edhe t’i kuptojnë emocionet dhe se si të përballen me to. Andaj, bufi Hoo-Hoo ju mundëson atyre ta eksplorojnë botën e ndjenjave në një mënyrë argëtuese dhe kreative. Me bufin Hoo-Hoo, fëmijët do të kenë çdo herë një lodër argëtuese dhe një mik për përqafime të ngrohta.
Çka do të thotë të jesh i ndrojtur ose i kënaqur? Si ndihemi kur e takojmë dikë të huaj ose dikë që e duam? Çka na relakson e çka na frikëson? Le ta mësojmë së bashku me bufët Hoo-Hoo.
GOODY - COO
Bufi Goody-Coo e di se nganjëherë mund të mos ndihesh mirë. Por fuqia jote e vërtetë qëndron brenda teje, në botën tënde të brendshme. Ti mund t’i bësh një milion gjëra që të ndihesh mirë përbrenda dhe ajo çka ndodhë brenda teje, do të pasqyrohet edhe jashtë.
Goody-Coo do t’ju mësojë se sekreti për t’u ndier mirë, gjithmonë buron përbrenda jush.
BLUSHY - HOO
Bufi Blushy-Hoo kryesisht është i ndrojtur dhe i qetë. Nganjëherë ndihet jo-rehat në situata të reja apo me njerëz të ri dhe e kupton shumë mirë se sa e vështirë është të tregosh se kush je në të vërtetë.
Blushy-Hoo do t’ju ndihmojë të ndiheni më lehtë përballë tjerëve dhe do t’ju mësojë të jeni të qetë përreth njerëzve dhe ta shfaqni mirësinë që qëndron brenda jush.
Më shumë ngjyra dhe emocione
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo tashmë është në dispozicion në disa ngjyra dhe dizajne të lezetshme, që shprehin emocione të ndryshme.
Grupit të bufëve tash i janë shtuar edhe miqtë e rinj: bufi i gjelbër Goody-Coo dhe bufi hiri Blushy-Hoo. Ata janë gati t’ju mësojnë emocione të reja.
Dobitë e shumta të shëndetit emocional
Hulumtimet tregojnë se shëndeti emocional mund të ju ndihmojë ta jetoni një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Njerëzit të cilët i kontrollojnë më mirë emocionet e veta dhe përballen më mirë me emocionet e të tjerëve:
Janë më të lumtur, më të qëndrueshëm në marrëdhënie.
Kanë më shumë vetëbesim dhe ndjenja pozitive rreth vetes dhe botës.
Arrijnë rezultate më të suksesshme në shkollë dhe punë.
Kanë më pak probleme rreth sjelljes. Janë më të përqendruar.
Mirëmbahen lehtë
Secili buf vjen me nga një batanije 130x180cm, kurse bufi ka lartësi rreth 33cm. Që të dy mund të lahen në rrobalarëse në 30°C. Bufët janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat ofrojnë butësi dhe ndjesi të këndshme kur i përqafoni.
Njihuni me bufët e vegjël
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo është në dispozicion edhe në versionin mini, në të njejtat ngjyra sikurse bufi 3në1.
- Specifikat Teknike
-
Programi Dormeo dhoma ndejës