Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë Anëtarët e Club 5* përfitojnë të parët deri në 70% zbritje!

Anëtarët e Club 5* përfitojnë të parët deri në 70% zbritje!

Deri-70%
 
[banner_timer]
 

FESTOJMË 20 VITE REHATI

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

Dormeo feston, ti përfiton 20% zbritje n'krejt dyshekët dhe deri në -70% në produktet tjera Dormeo!

deri në-70%
 
[banner_timer]
 

Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1

Photo
Video
RISI

Po kërkoni për një dhuratë të lezetshme dhe praktike, për dikë special? Atëherë ky buf është dhurata perfekte, sidomos nëse është rast i ditëlindjes! Bufi me lartësi 33cm dhe i mbushur me mikrofibra Wellsleep® vjen bashkë me një batanije të butë 130x180cm. Po ashtu, ky buf është me muzikë: mjafton ta prekni butonin, dhe bufi do të këndojë këngën "Happy dreaming to you". Në dispozicion në dy forma: Zonjusha Mafine (bardhë) apo Zotëriu Balonë (kaltër).

10% EXTRA zbritje është aplikuar në çmim!
Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Po kërkoni për një dhuratë të lezetshme dhe praktike, për dikë special? Atëherë ky buf është dhurata perfekte, sidomos nëse është rast i ditëlindjes! Bufi me lartësi 33cm dhe i mbushur me mikrofibra Wellsleep® vjen bashkë me një batanije të butë 130x180cm. Po ashtu, ky buf është me muzikë: mjafton ta prekni butonin, dhe bufi do të këndojë këngën "Happy dreaming to you". Në dispozicion në dy forma: Zonjusha Mafine (bardhë) apo Zotëriu Balonë (kaltër).

Më shumë
Përshkrimi

Dhurata më e veçantë për ditëlindje

Viti 2022 shënon ditëlindjen e 20-të të Dormeo-s, dhe pjesës e festës tonë janë edhe dy anëtarët e rinj në familjen e bufave ekspresivë. Ata veçse janë të veshur dhe gati për ditëlindje. Zonjusha Mafine dhe Zotëriu Balonë janë një dhuratë perfekte jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur, sepse i shtojnë hare çdo feste të ditëlindjes.

Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1

Dobita e shumta të shëndetit emocional

Festat e ditëlindjes janë më shumë se argëtim. Ato janë të rëndësishme për ju dhe fëmiun tuaj. E pavarësisht se si zgjedhni ta festoni, është shumë me rëndësi që ta festoni. Mënyra se si ne festojmë ditëlindjet e fëmijëve tanë mund të ndryshojë nga një familje në tjetrën dhe varet kryesisht nga personaliteti i secilit fëmijë. Disa festa ditëlindjesh janë mbledhi të vogla private plot dashuri, ndërsa të tjerat janë ngjarje tematike me fokus në aktivitete argëtuese dhe përvoja interaktive.

Ky akt festiv u mëson fëmijëve rëndësinë e tubimeve shoqërore, rrit vetëbesimin e tyre dhe zhvillon mënyra të mrekullueshme për të rritur zhvillimin e tyre:

  • rritë vetëvlerësimin;
  • nxitë zhvillimin;
  • krijon kujtime të qëndrueshme;
  • e ndihmon fëmijën të lidhet më mirë nëpërmjet ndjenjave të shoqërimit dhe mirësisë.
  • Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1
  • Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1

Një produkt, tri funksione

Të gjithë duan ta përqafojnë një buf ekspresiv dhe sekreti i popullaritetit të tyre është mënyra se si kombinojnë dizajne simpatike dhe praktike me funksionalitet 3në1.

  • Lodër – shijoni bufin ekspresiv si një lodër të butë pellushi, me një fytyrë gazmore dhe simpatike si dhe një xhep sekret për surpriza.
  • Jastëk – përdoreni si një jastëk udhëtimesh apo kur merrni një sy gjumë – secili buf është i mbushur me mikorfibra të avancuara Wellsleep®, për një butësi që do ta adhuroni sa herë e mbështetni kokën.
  • Hapni zinxhirin poshtë bufin dhe do të gjeni një batanije të butë e të këndshme, me dimensione 130x180cm. Batanija është ideale për t’ju ofruar extra ngrohtësi apo për t’u përdorur si shtrojë loje për fëmijët. Bufi i kaltër vjen me një batanije të kaltër, kurse bufi i bardhë vjen me një batanije rozë.
  • Dhe qershia mbi tortë: shtypeni butonin dhe bufët do të këndojnë këngën “Happy dreaming to you” (Ëndrra të ëmbla për ty).
  • Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1
  • Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1
  • Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1

Batanije e qëndrueshme, mund të lahet në rrobalarëse

Batanija mund të lahet në rrobalarëse në 30°C, dhe mikrofibrat Wellsleep® kanë absorbim minimal të lagështisë për rezistencë ndaj njollave dhe mykut. Andaj, qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë. Kurse bufët, për shkak të mekanizmit me muzikë, NUK MUND TË LAHEN. Për të funksionuar me muzikë, nevojiten 2 bateri të llojit AAA (bateritë nuk përfshihen në paketim).

Bufi ekspresiv Happy Birthday 3në1
Specifikat Teknike
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Porosit online nga rehatia e shtëpisë.