Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5*

Zbritje me 5 yje, vetëm për Club 5* - Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

Anëtarësohu edhe ti në Club 5* që të përfitosh nga ofertat ekskluzive!

 
[banner_timer]
 

Black Friday n'verë

Black Friday n'verë - lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

Lshoje n'ler o Skender, se zbritjet e mëdha vijnë dy herë!

-70%
 
Zbritjet më të mëdha të vitit vlejnë edhe:
[banner_timer]
 

Bufi ekspresiv Family 3në1 Dormeo

Photo
Video
RISI

Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family 3në1! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?

Bufi ekspresiv Family 3në1 Dormeo
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Bufi ekspresiv vjen me një edicion shumë special – Family 3në1! Ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Secili buf i mbushur me fibra Wellsleep®, ka 33cm lartësi dhe një batanije 130x180cm. Është në dispozicion në 6 forma të ndryshme: gjyshi, gjyshja, nëna, babi, motra dhe vëllau. Zgjedhni të preferuarin tuaj apo komplet familjen e bufave, sepse familja duhet të qëndrojë e bashkuar, apo jo?

Më shumë
Përshkrimi

Ju prezentojmë familjen më argëtuese ndonjëherë!

Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët, për një jetë më të suksesshme, bashkë me një familje të dashur dhe përkrahëse. Andaj, kemi dizajnuar edhe bufët e rinj Family, që përfaqësojnë 3 gjenerata - anëtarët më të afërt të familjes për secilin nga ne. Ky buf vjen në 6 forma të ndryshme: gjyshja, gjyshi, nëna, babai, motra dhe vëllau.

Bufi ekspresiv Family 3në1 Bufi ekspresiv Family 3në1 Bufi ekspresiv Family 3në1 Bufi ekspresiv Family 3në1 Bufi ekspresiv Family 3në1 Bufi ekspresiv Family 3në1

Një produkt – tri funksione praktike

Bufi 3në1 është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat kanë absorbim minimal të lagështisë, veti rezistente ndaj njollave dhe mykut. Bufi bashkë me batanijen mund të lahen në 30°C. Ky set ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Family një dhuratë ose shoqërues ideal për shtëpi apo udhëtime. Bufi 3në1 mund të përdoret si një:

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Lodër e butë (me lartësi 33cm), me detaje të lezetshme dhe argëtuese, për të luajtur me të apo për ta përqafuar sa herë që keni nevojë.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Batanije e butë. Bufi vjen me një batanije 130x180cm, me të cilën mund të mbështilleni sa herë ju duhet ca ngrohtësi shtesë. Po ashtu, mund ta përdorni si shtrojë loje.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Një jastëk udhëtimi ose për një sy gjumë. I mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, bufi si jastëk do t’ju ofrojë një vend të butë dhe të këndshëm për ta pushuar kokën.

Bashkoni me njëri-tjetrin, sepse çdo familje duhet të jetë e bashkuar

Bufët nga edicioni Family kanë një karakteristikë të veçantë – kanë nga një kapëse në krahë, në mënyrë që të mund t’i bashkoni dhe përqafoni me njëri-tjetrin. Sa e lezetshme, apo jo? Sepse përqafimet janë një mënyrë e bukur për të shprehur dashuri dhe kujdes.

Bufi ekspresiv Family 3në1

Njihuni me familjen e re

Familja është vendi ku fëmijët mësojnë rreth botës dhe vetes. Vendi ku mësojnë hapat e parë e shqiptojnë fjalët e para. Është vendi ku buron dashuria dhe një vend të cilit mund t’i thonë shtëpi. Në familje mësojnë edhe aftësitë për të mbijetuar, për t’u përballur me sfida dhe jo vetëm.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi “Nëna”

    Ajo u mëson fëmijëve çka është mirë e çka keq, dhe u jep puthjet e përqafimet më të ngrohta, sidomos nëse janë rrëzuar apo gërvishtur.

    Ajo është shumë krenare për të vegjlit e saj dhe gjithmonë i inkurajon t’i ndjekin ëndrrat e tyre – qoftë nëse duan të merren me sport, me shkencë apo art.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi "Babi"

    Ai u mëson fëmijëve ta jetojnë jetën si një aventurë të madhe, duke ju treguar si ta ngasin biçikletën, si të ngjiten në lisa dhe të notojnë. Ai po ashtu e di se fëmijët rriten edhe duke mësuar nga gabimet, andaj gjithmonë qëndron krah tyre kur ata provojnë diçka apo dështojnë.

    Po ashtu, kujdeset që t’i mbrojë nga rreziku, por në të njejtën kohë i inkurajon të bëhet më të fortë, më të pavarur dhe të kenë vetëbesim.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi "Gjyshja"

    Asaj i pëlqen të shfletojë albume fotografish dhe t'i tregojë fëmijëve se jeta është më e bukur kur ke përreth një familje të dashur, me të cilën mund të krijoni kujtime të paharruara.

    Ajo nuk i kursen këshillat e mençura dhe është një krah ku nipërit dhe mbesat e saj mund të mbështeten sa herë që janë të pikëlluar apo kanë nevojë për dashuri.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi "Gjyshi"

    Ai është si një mësues i mirë historie, sepse ka dëshirë të tregojë histori nga e kaluara dhe ngjarje nga jeta e tij. Historitë e tij janë argëtuese dhe frymëzuese.

    I pëlqejnë fjalëkryqet, enigmat, lojërat me letra, truqet dhe ju tregon shakatë më qesharake. Atij mund t’ia tregoni të gjitha sekretet, sepse nuk do të qeshë me to dhe nuk do t’ua tregojë të tjerëve.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi "Motra"

    Ajo ka imagjinatën më të gjallë në botë! I pëlqejnë rrollerat, leximi i librave, noti në pishinë dhe akulloret. Nganjëherë këndon karakoke e nganjëherë hidhet nga trampolina duke pretenduar se është astronaute.

    Ajo dhe vëllau i saj kanë një gjuhë sekrete që e kuptojnë veç ata, dhe i shijojnë bisedat e këndshme mbrëmjeve, kur prindërit e tyre janë në gjumë.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1

    Bufi “Vëllau”

    Ai është çdo herë gati për aventura. I pëlqejnë të gjitha sportet e jashtme, shakatë, dhe ka qejf të luajë që nga lindja e deri në perëndim të diellit.

    Ai e mëson motrën e tij të jetë e zonja e vetes dhe përpiqet të jetë model pozitiv dhe një përkrahës për të. Ai e dëgjon gjithmonë pa e gjykuar, dhe përveç se motër, e ka shoqe të ngushtë për tërë jetën.

Familja është ndikimi më i madh në jetën e një fëmiu

Bufët e grupit Family janë krijuar që përmes lojës, t'ua mësojnë fëmijëve rëndësinë e familjes. Përdorni ata për:

  • T'i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë se raportet në familjet janë dinamike dhe që të ndërtojnë lidhje më të forta me familjen e tyre.
  • Ndonjë lojë apo shfaqje me role, për t'ua treguar historinë e familjes dhe jo vetëm.
Bufi ekspresiv Family 3në1

Njihuni me familjen e bufëve të vegjël

Familja simpatike e bufëve vjen edhe në versionin mini (lartësi 16cm, pa batanije). Janë lodra të lezetshme dhe të buta, të përshtatshme për t’i marrë me vete kudo, kurdo që keni nevojë për një përqafim. A nuk janë të mrekullueshëm?

Shiko bufët e vegjël

Bufi ekspresiv Family mini

Bufët kanë fituar zemrat e mijëra fëmijëve nëpër Europë

97% e klientëve tanë janë shumë të kënaqur me këtë produkt*.

  • Bufi ekspresiv Family 3në1
  • Bufi ekspresiv Family 3në1
  • Bufi ekspresiv Family 3në1
  • Bufi ekspresiv Family 3në1

*hulumtimi është bërë në tregjet e këtyre vendeve: Kroaci, Republika Çeke, Letoni, Maqedoni e Veriut, Rumani, Serbi dhe Sllovaki, madhësia e mostrës: 2.052

Specifikat Teknike
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Rri n'shpi, blej sigurt online