Bufi ekspresiv Learning mini Dormeo

Zgjohuni, është koha për mësim! Mirëprisni bufin e ri në familje – bufi Learning mini. Ky buf është në dispozicion në dy forma: ABC apo 123. Bufi Learning është dizajnuar që t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë shkronjat, numrat dhe orën në mënyrë më argëtuese. Secili buf i vogël është i mbushur me fibra Wellsleep® dhe ka 16cm lartësi (batanija nuk përfshihet). Por jo vetëm për mësim, ky buf është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Mirëprisni bufin mësues në familje
Kur lansuam bufët e parë që përaqësonin 4 emocione të ndryshme, fëmijët në mbarë Europën i mirëpritën me shumë gëzim! Që atëherë, kërkesa për bufa e ekspresivë ka filluar të rritet e po ashtu edhe familja Emotion Owl! Andaj, këtë herë kemi dizajnuar bufët e rinj mini, të cilët përfaqësojnë mësimin! Mirëprisni edhe ju në familjen tuaj bufin Learning – në versionin ABC ose 123!
Numrat dhe shkronjat përbëjnë themelin e mësimit
Nga të gjitha gjërat që mësojmë në shkollë, numrat dhe shkronjat janë më baziket, por edhe përbëjnë themelin e gjërave që do të mësojm më vonë. Tash mund t’i ndihmoni më të vegjlit e familjes që të mësojnë në një mënyrë më kreative – me bufat e vegjël Learning. Zgjedhni bufin ABC ose 123, apo kombinoni të dy, sepse rrugëtimi drejt dijes fillon me shkronjat dhe numrat!
Një lodër praktike për mësim dhe argëtim
Bufi ngjyrë vjollcë e çelët (123) ka një orë në bark dhe krahët të cilët mund t’i lëvizni në mënyrë praktike për ta treguar orën. Kurse bufi i portokalltë (ABC) me një kapelë diplomimi në kokë, ka alfabetin në bark dhe një xhep të vogël për surpriza. Fytyrat e lezetshme të bufave do t’i pushtojnë shpejt zemrat e fëmijëve, duke u bërë miq për mësim dhe argëtim.
I përshtatshëm për ta marrë me vete kudo
Bufi mini është dhuratë ideale për fëmijët! Kjo lodër e lezetshme mund të përdoret për lojë, mësim apo shfaqje argëtuese. Meqë ka madhësi 16cm, lehtësisht mund ta merrni me vete kudo, që fëmijët ta kenë afër mikun e tyre kudo që shkojnë.
Mund të lahet në rrobalarëse, për më shumë higjienë
Bufi ka lartësi 16cm (batanija nuk përfshihet)! Higjiena është shumë me rëndësi, sidomos për fëmijët, andaj bufi mund të lahet në 30°C, në mënyrë që ta mbani të pastër çdo herë. Bufi është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep® për më shumë butësi!
Koleksioni Emotion Owl
Bufi Learning mini është pjesë e koleksionit unik Emotion Owl, i dizajnuar posaçërisht për gjumashët e vegjël. Kjo linjë përmban edhe produkte tjera sikurse jastëk, jorgan, dyshek, sete çarçafësh, kostum, çorape dhe lodra të buta. Kombinoni produktet Emotion Oël pwr të krijuar një ambient gjumi më të rehatshëm dhe më argëtues për fëmijët tuaj!
- Specifikat Teknike
-
Linja Dormeo Trends Programi Dormeo dhoma ndejës