Bufi ekspresiv Hoo Hoo II Dormeo

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Mini bufët e vegjël Goody-Coo & Blushy-Hoo - të mbushur me mikrofibra Wellsleep - janë lodër ideale për fëmijët, por edhe për të rriturit që duan një aksesor të lezetshëm në dhomën e tyre. Lartësia: 16cm. Zgjedhni të preferuarin tuaj.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Mini bufët e vegjël Goody-Coo & Blushy-Hoo - të mbushur me mikrofibra Wellsleep - janë lodër ideale për fëmijët, por edhe për të rriturit që duan një aksesor të lezetshëm në dhomën e tyre. Lartësia: 16cm. Zgjedhni të preferuarin tuaj.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një buf me të cilin mund t’i ndani emocionet
Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët. Andaj, edhe bufi Hoo-Hoo është në dispozicion në disa dizajne, që shprehin emocione të ndryshme - për çdo disponim. Hoo-Hoo është mjaft i vogël sa për ta marrë me vete kudo, gjithmonë i gatshëm për një përqafim dhe mund të lahet tërësisht në lavatriçe.
Argëtim & mësim për fëmijët
Teksa fëmijët mësojnë më shumë gjëra rreth botës, ata kanë nevojë edhe t’i kuptojnë emocionet dhe se si të përballen me to. Andaj, bufi Hoo-Hoo ju mundëson atyre ta eksplorojnë botën e ndjenjave në një mënyrë argëtuese dhe kreative. Me bufin Hoo-Hoo, fëmijët do të kenë çdo herë një lodër argëtuese dhe një mik për përqafime të ngrohta. Çka do të thotë të jesh i ndrojtur ose i kënaqur? Si ndihemi kur e takojmë dikë të huaj ose dikë që e duam? Çka na relakson e çka na frikëson? Le ta mësojmë së bashku me bufët Hoo-Hoo.
GOODY - COO
Bufi Goody-Coo e di se nganjëherë mund të mos ndihesh mirë. Por fuqia jote e vërtetë qëndron brenda teje, në botën tënde të brendshme. Ti mund t’i bësh një milion gjëra që të ndihesh mirë përbrenda dhe ajo çka ndodhë brenda teje, do të pasqyrohet edhe jashtë.
Goody-Coo do t’ju mësojë se sekreti për t’u ndier mirë, gjithmonë buron përbrenda jush.
BLUSHY - HOO
Bufi Blushy-Hoo kryesisht është i ndrojtur dhe i qetë. Nganjëherë ndihet jo-rehat në situata të reja apo me njerëz të ri dhe e kupton shumë mirë se sa e vështirë është të tregosh se kush je në të vërtetë.
Blushy-Hoo do t’ju ndihmojë të ndiheni më lehtë përballë tjerëve dhe do t’ju mësojë të jeni të qetë përreth njerëzve dhe ta shfaqni mirësinë që qëndron brenda jush.
Dobitë e shumta të shëndetit emocional
Hulumtimet tregojnë se shëndeti emocional mund të ju ndihmojë ta jetoni një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Njerëzit të cilët i kontrollojnë më mirë emocionet e veta dhe përballen më mirë me emocionet e të tjerëve, janë:
- Më të lumtur, më të qëndrueshëm në marrëdhënie.
- Kanë më shumë vetëbesim dhe ndjenja pozitive rreth vetes dhe botës.
- Arrijnë rezultate më të suksesshme në shkollë dhe punë.
- Më pak probleme rreth sjelljes.
- Më të përqendruar.
- Më shumë net të qeta, më shumë ditë aktive
Familja e bufëve Hoo-Hoo po rritet
Familjes së bufëve Hoo-Hoo tashmë i janë bashkuar edhe bufët Goody-Coo dhe Blushy-Hoo. Secili buf shpreh një emocion të caktuar dhe ka një dizajn të veçantë, të cilit nuk mund t’i rezistoni. Bufët Hoo-Hoo janë shoqëruesit e përsosur për lojë, gjumë apo udhëtime.
Mirëmbahen lehtë
Mini bufët kanë 16cm lartësi dhe 14cm gjerësi, idealë edhe për udhëtime. Që të dy mund të lahen në rrobalarëse në 30°C. Bufët janë të mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat ofrojnë butësi dhe ndjesi të këndshme kur i përqafoni.
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 II
Bufi ekspresiv vjen edhe në dimensionin 33cm, bashkë me një batanije të butë. Njihuni me bufët Goody-Coo dhe Blushy-Hoo në versionin 3në1.
Blushy - Hoo
Goody - Coo
Njihu edhe bufët tjerë 3në1
Bufi ekspresiv 3në1 vjenë në plot ngjyra dhe emocione.
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet Height: 16cm; Width: 16cm Karakteristika të tjera Fully washable at 30°C. Material 100% polyester, wellsleep advanced microfibras Programi Dormeo dhoma ndejës