Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

MAJI KURRË S'U KON MA LIRË

MAJI KURRË S'U KON MA LIRË - Zbritje deri në 70% - sasitë janë të limituara.

Zbritje deri në 70% - sasitë janë të limituara.

Deri në -70%
 
[banner_timer]
 

Shtresë Aloe Vera me 5 zona Dormeo

Photo
Video

Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Është e pasur me Aloe Vera për butësi, ka trajtimin CleanEffect për pastërti dhe sistemin AirX për ajrosje. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.

Shtresë Aloe Vera me 5 zona Dormeo
Nga 79,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Është e pasur me Aloe Vera për butësi, ka trajtimin CleanEffect për pastërti dhe sistemin AirX për ajrosje. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.

Më shumë
Përshkrimi

Nivel tjetër i rehatisë

Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar cilësinë e gjumit. Thjesht vendoseni sipër dyshekut dhe shijoni rehatinë dhe mbështetjen luksoze që ju ofron. Po ashtu, mund ta shtroni në divan, e madje edhe në dysheme. Sfungjeri Orthocell™ ofron mbështetje të shkëlqyer për trupin tuaj dhe trajtimi Aloe Vera në mbulesë e bën më të butë edhe më të këndshme për lëkurë.

  • Bërthama është punuar nga sfungjeri mbështetës Orthocell™, i cili i përshtatet formës së trupit dhe në këtë mënyrë zvogëlon pikat e presionit gjatë gjumit.
  • 5 zona për rehati të personalizuar për kokën & qafën, trungun, ijet, pjesën e sipërme të këmbëv dhe shputat.
  • Mbulesa është e pasur me Aloe Vera, për ndjesi më të butë dhe të lëmuar ndaj lëkurës.
  • Pjesa e sipërme e mbulesës është e punuar nga fibrat 100% të ricikluara.
  • Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet.
  • E pasur me trajtim CleanEffect® për mbrojtje anti-bakteriale, anti-pluhur dhe anti-mikrobe.
  • Material AirX për ajrosje shtesë, për një ambient gjumi më të freskët.
  • Në dispozicion në madhësi standarte, duke filluar nga 70x190cm.
  • Mund të përdoret brenda dhe jashtë – për më shumë rehati kudo.
Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona

Shikoni brenda shtresës

lartësia4cm

Shtresë Aloe Vera me 5 zona

Mbaje kursorin mbiTap on   për më shumë detaje rreth produktit.

  1. 4cm sfungjer Orthocell™

    I përshtatet trupit tuaj, ofron mbështetje të shkëlqyer dhe siguron ajrosje.

  2. Trajtim Aloe Vera

    Trajtim natyral që e rigjeneron materialin dhe e bën shtresën më të butë në prekje dhe më të këndshme për të fjetur.

  3. Trajtim CleanEffect® për higjienë shtesë

    Siguron mbrojtje nga bakteret, mikrobet dhe mikroorganizmat e pluhurit, duke parandaluar irritimin ose alergjitë.

  4. Mbulesa mund të lahet

    Mbulesa mund të hiqet dhe lahet për më shumë higjienë. Pjesa e sipërme e mbulesës është e punuar nga fibrat 100% të ricikluara.

  5. Rrjetë AirX për ajrosje shtesë

    Qarkullimi i rritur i ajrit siguron veti termorregulluese, të cilat parandalojnë mbingrohjen gjatë gjumit.

  6. Sipërfaqe jo-rrëshqitëse

    Pjesa e poshtme ka sipërfaqe jo-rrëshqitëse, duke siguruar që shtresa të qëndrojë në vend.

  7. 5 zona të veçanta për rehati të plotë

    Për rehati të personalizuar për kokën & qafën, trungun, ijet, pjesën e sipërme të këmbëve dhe shputat.

5 zona për rehati të plotë dhe shtrirjen e duhur të shpinës

  • Dizajni i veçantë mundëson më shumë rehati për kokën & qafën, trungun, ijet, pjesën e sipërme të këmbëve dhe shputat.
  • TKjo zvogëlon pikat e presionit në trupit tuaj, duke ju ndihmuar ta arrini shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore dhe në këtë mënyrë të flni më mirë.
Shtresë Aloe Vera me 5 zona
  • ZONA E KOKËS & QAFËS
  • ZONA E TRUNGUT
  • ZONA E IJEVE
  • ZONA E PJESËS SË SIPËRME TË KËMBËVE
  • ZONA E SHPUTAVE
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  1. ZONA E KOKËS & QAFËS
  2. ZONA E TRUNGUT
  3. ZONA E IJEVE
  4. ZONA E PJESËS SË SIPËRME TË KËMBËVE
  5. ZONA E SHPUTAVE

Aloe Vera për butësi natyrale

  • Sipërfaqja e shtresës është e pasur me trajtim Aloe Vera, i cili e rigjeneron materialin dhe e bën më të butë.
  • Bima Aloe Vera është e njohur për efektet e saj antibakteriale, anti-inflamatore dhe efekte të tjera të tjera, sikurse përtëritja e qelizave të lëkurës.
  • Vetitë rigjeneruese të bimës Aloe Vera do t'ju ndihmojnë të bëni gjumë cilësor çdo natë.
Shtresë Aloe Vera me 5 zona

Një sipërfaqe gjumi e shëndetshme dhe higjienike

  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Sfungjer Orthocell™

    • E ajrosshme, andaj siguron një ambient të pastër gjumi.
    • Parandalon mbingrohjen ose krijimin e lagështisë.
  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Trajtimi CleanEffect®

    • Mbrojtje anti-mikrobe
    • Mbrojtje anti-bakteriale
    • Mbrojtje anti-bakteriale
  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Rrjetë AirX

    • Siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit
    • Ndihmon ta mirëmbani një temperaturë më të ulët.

E përshtatshme dhe eko-miqësore

  • Pjesa e sipërme e mbulesës është e punuar 100% nga fibrat e ricikluara, pra, ju do të flini rehat në një shtresë eko-miqësore.
  • Poliesteri i ricikluar siguron që prodhimi i kësaj shtrese të ndikojë më pak në mjedis.
  • Në këtë mënyrë, ne kujdesemi për të ardhmen dhe planetin tonë të përbashkët.
Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona

Praktike dhe e përshtatshme kudo

  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Përdoreni mbi divan për të pushuar apo fjetur më rehat.

  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Merreni në kamping për një aventurë plot rehati dhe të paharruar.

  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Përdoreni si shtrojë të butë loje ose ushtrimesh për fëmijët.

  • Shtresë Aloe Vera me 5 zona

    Shtrijeni mbi dyshekun e vjetër, për më shumë rehati dhe higjienë. E përsosur për konvikte studentore.

Mbështille dhe ruaje

  • Shtresa Aloe Vera me 5 zona vjen me një çantë praktike për ta ruajtur kur nuk është në përdorim.
  • Lehtë mbështillet, vendoset në çantë, bartet dhe vendoset në një sipërfaqe tjetër.
Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona Shtresë Aloe Vera me 5 zona

PËRDORIMI DHE MONTIMI BËHEN LEHTËSISHT

Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.

  • 1
    Hapi 1

    Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.

  • 2
    3
    Hapi 2 dhe 3

    Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.

  • 4
    Hapi 4

    Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Sfungjer poliuretani (Orthocell™)
Linja Dormeo Comfort
Materialet e dyshekut Trajtim antibakterial
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.