Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Posta falas për porosi mbi 60€

Posta falas për porosi mbi 60€. Blej sigurt nga shtëpia.

Blej sigurt nga shtëpia

 
 
[banner_timer]
 

Skarë elektrike Perla Delimano

Photo
Video
-44%
Përgatisni ushqimet e preferuara me pak yndyrë dhe shumë shije, me skarën elektrike Perla 2në1. Piqni mish për hamburgerë, biftek, file pule dhe jo vetëm. Skara ka edhe pllakën për fërgim, në të cilën mund të përgatisni vezë, pallaqinka, perime dhe ushqime tjera. Skara ka një fuqi prej 2300W dhe veshje alumini, të cilat nuk e ngjisin ushqimin. Madhësia: 59.2 x 32.3 x 7 cm.
Skarë elektrike Perla Delimano

Çmimi i regullt: 89,98 €


Çmimi Special: 49,94 €

Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
Produkti i disponueshëm. Transporti: 1-3 ditë.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë
Përgatisni ushqimet e preferuara me pak yndyrë dhe shumë shije, me skarën elektrike Perla 2në1. Piqni mish për hamburgerë, biftek, file pule dhe jo vetëm. Skara ka edhe pllakën për fërgim, në të cilën mund të përgatisni vezë, pallaqinka, perime dhe ushqime tjera. Skara ka një fuqi prej 2300W dhe veshje alumini, të cilat nuk e ngjisin ushqimin. Madhësia: 59.2 x 32.3 x 7 cm.
Më shumë
Përshkrimi

Skara 2në 1 - Ideale për çdo vakt ushqimi

Skara elektrike shumë-funksionale është pajisja që i ka munguar kuzhinës suaj. Me dy pllaka (për grill dhe fërgim), është e përshatshme për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme. Përdoreni pllakën e lëmuar, për të fërguar omëleta, vrishlle apo pallaqinka të shijshme për mëngjes, dhe jo vetëm. Dëshironi të gatuani biftekë, file pule ose peshku për drekë /darkë? Skara ka edhe pllakën grill, në të cilën mund t'i piqni ushqimet me pak yndyrë dhe me lehtësi. Ju mund ta rregulloni temperaturën që iu duhet për gatim, 80 deri në 200 gradë celcius.

Gatuani pa rrëmujë

Kur vjen puna te ushqimi, pjesa më e vështirë është rrëmuja që shkaktohet pas gatimit. Por me skarën elektrike nuk do ta keni këtë problem. Skara ka veshje alumini, rezistente ndaj ngjitjes së ushqimit, si dhe ka tiganin për kullimin dhe mbledhjen e vajit. Për më tepër, pastrohet shumë lehtë. Pllakat mund t'i pastroni edhe në enëlarëse. Vetëm hiqni nga baza, dhe vendosni në raftin e sipërm të enëlarëses. Kurse bazën pastrojeni me një leckë të lagur dhe me shampon, dhe prisni deri sa të thahet plotësisht.

Bëni pinik brenda në shtëpi!

Nëse për shkak të motit apo arsye të tjera nuk mund të dilni për pinnik, tashmë kemi zgjidhje për ju. Me skarën elektrike Perla ju mund të organizoni 'pinik' brenda në shtëpi, me familjen tuaj. Kaloni fundjava të paharruara me ushqime të shijshme, duke përdorur skarën elektrike kudo. Është praktike, dhe mund ta merrni me vete lehtësisht.

Pse është ideale Skara elektrike Perla:

  • Shumë-funksionale, grill dhe fërgim
  • Veshje alumini të cilat nuk e ngjisin ushqimin
  • Ka fuqi 2300W
  • Temperaturë 80-200 gradë celcius
  • Pajisje praktike, nuk zë shumë vend
  • Pastrohet lehtësisht

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star