Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Momente Magjike

Festat e fundvitit me oferta të pafundme

 
[banner_timer]
 

NutriBullet Delimano

Photo
Video

Ndryshoni edhe ju jetën tuaj për më të mirën e mundshme. Bleni Nutribullet dhe përjetoni fuqinë e jashtëzakonshme të ekstraktuesit me të mirë të perbërësve ushqyes. Me Nutribullet  ju do të merrni edhe setin e aksesorëve XXL, krejtësisht FALAS.

DHURATË FALAS: Libri i recetave
NutriBullet Delimano
119,90 €
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
  • Më shumë
  • Detajet e Produktit
  • Informata shtese
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Ndryshoni edhe ju jetën tuaj për më të mirën e mundshme. Bleni Nutribullet dhe përjetoni fuqinë e jashtëzakonshme të ekstraktuesit me të mirë të perbërësve ushqyes. Me Nutribullet  ju do të merrni edhe setin e aksesorëve XXL, krejtësisht FALAS.

Më shumë
Detajet e Produktit

Nutribullet – Ekstraktuesi i përbërësve ushqimor!

  • Kujdesi për shëndetin,  ndonjëherë  është i pamundur në një kohë kur  jeta është shumë dinamike dhe rrallë herë të vjen ndërmendë se ushqimi është shumë i rëndësishëm.
  • Për një jetë  me shëndet e plot energji,  ne duhet të ushqehemi shëndetshëm , për këtë arsye zbulimi i Nutribullet ka lehtësuar jetën e miliona njerëzve në  botë!
  • Nëse ju pini vetëm një gotë  të përgatitur me fruta e perime të freskëta të ekstraktuar me Nutribullet ju garantojmë se përpos se do të ndiheni të fuqishëm ju  edhe  do të shmangni  ushqimet jo të shëndetshme!

Asnjë vlerë ushqimore nuk qëndron më e fshehur!

Jeni shumë të zënë me punë dhe nuk keni kohë të ndiqni dhe hani dozën tuaj ditore të frutave dhe perimeve? Ndjeheni vazhdimisht të lodhur dhe ju duket sikur nuk mund të përballeni me çdo gjë që ju sjell jeta?

Jeta jonë është e ngarkuar dhe shpesh herë ne nuk kemi kohë të ushqehemi shëndetshëm. Por edhe kur ne ushqehemi shëndetshem, sistemi jone i tretjes ka nevoje për një kohë më të gjatë për të perfituar të gjitha vitaminat, minerale dhe vlerat ushqyese të cilat gjënden në ushqimet që ne hamë. Shpërbërja e ushqimeve është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë që tregon që organizmi ynë ka marre atë që i duhet.

1/8 filxhan

vlera ushqyese të nxjerra nga fara e lirit

ose

60

filxhan me brokoli

ose

100

feta bukë gruri

Shpërbërja e vlerave ushqimore - Tekonologjia më e lartë për të përfituar sa më shumë nga ushqimet

A e dini se ju nuk mund të merrni të gjitha vlerat ushqimore të ushqimeve që ju konsumoni vetëm duke u përtypur? Por, ne kemi një lajm të mrekullueshëm - frutat, perimet, farat dhe arrat mund të bluhen dhe grimcohen deri në formën e tyre më të tretshme përpara se të konsumohen, dhe sistemi tretës do të përthith elementët më të mirë ushqyes të tyre.

Fatmirësisht, tani ju mund të merrni shpërbërësin ushqimor Nutribullet!

Ulë kolesterolin

Organizmi e prodhon vetvetiu, por e sjell edhe përmes ushqimeve me prejardhje të kafshëve. Përqendrimi i tepërt i kolesterolit të keq dhe ulja e vlerave të kolesterolit të mirë paraqesin rrezik të lartë për t'u shfaqur sëmundjet kardiovaskulare.

Humb peshë

Pesha e tepërt e trupit shoqërohet me disa sëmundje, veçanërisht me sëmundjet kardiovaskulare, diabetin mellitus tipi 2, apnen obstruktive të gjumit, disa lloje të kancerit, osteoartritin dhe astmën.

Lehtëso migrenën

Studime të ndryshme tregojnë që përdorimi në dieta i suplementeve, si acideve yndyrore omega 3, magnesiumit, riboflavinës, coenzyme Q10 dhe melatonina mund të ndihmojnë në uljen e frekuencës dhe intensitetit të dhembjeve të kokës.

Pse NutriBullet?

Ka lloje të ndryshme të blenderëve në treg por vetëm një Nutribullet.

Ma madhësine e tij kompakte, i thjeshtë në përdorim, pastrohet jashtëzakonisht lehtë dhe fuqia e tij në ekstraktimin e ushqimit nuk vihet në dyshim.

Nutribullet është ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të ndyshojnë modelin e të ushqyerit nga ushqyerja jo e shëndetshme në ushqyerje plotësisht të shëndetshme.

Çfarë e bënë të vecantë Nutribulletin?

Përveç se është ekstraktues i fuqishëm, ushqimet e zakonshme që i konsumojmë çdo ditë i transformon në super ushqime që lehtësisht pastaj treten dhe organizmi merr më të mirat e saj

Që të merrni më të mirën nga jeta filloni nga një ndryshim i vogël në mënyrën e të ushqyerit dhe pas një kohe të shkurtër ju do të jeni dëshmitar tjetër i fuqisë mbresëlënëse të Nutribulletit.

Nutribullet jo vetëm për Smoothie?

Përveç se ju mund të përgatisni smoothie të shijshëm e të shëndetshëm, përdorimi i Nutribullet nuk merr fund këtu. Me  poshtë i keni 7 mundësitë e përdorimit të Nutribullet në kuzhinën tuaj!

Përfitime të mrekullueshme të shëndetit dhe bukurisë

Me NutriBullet ju mund të:

  • hapni krejt minierën e artë të zinkut dhe magneziumit brenda farave të bostanit
  • pasurinë e Omega 3, proteniave dhe antioksidantëve mbrenda farave të manave
  • përbërësve anti-kanceroz mrenda brokolit, lakrës dhe sallatës së gjelbër

Përse ju do ta duani Nutribulletin

  • Do të tretë ushqimin deri tek niveli qelizor
  • I hap farat, pren në mes të trungut, dhe gërryen lëkurën për të ekspozuar vlerat e fshehura ushqyese.
  • Pren, copëton dhe pluhurizon
  • Ju inkurajon të hani më shëndetshëm
  • Redukton kohën e kaluar në kuzhinë
  • 600 W motor
  • Veprim ciklonik dhe thika të patentuara
  • Ndërtim pa BPA
  • Nuk ndot
  • Lehtë për tu pastruar
  • I vogël dhe kompakt - i përshtatshëm për çdo dollap kuzhine
  • Perfekt për të gjithë
  • Ju ndihmon të fleni më mirë
  • parandalon disa dhimbje akute si migrena
  • Ju liron prej etheve
  • Redukton simpoma të ndryshëm

Testimoniale:

  •  Nuk ka asnjë dyshim që ju mund të zvogëloni kolesterolin tuaj, të reduktoni presionin e gjakut, të zvogëloni nivelin e sheqerit tuaj dhe për të zvogëloni simptomet tuaja nga gjëra të tjera dhe inflamacioni nga ajo që ne hamë. 

    Dr. Michale Moreno
  •  Mua më kanë filluar valët e nxehta kur isha 35 vjeç. Me kalimin e vitweve ato vetëm janë keqësuar dhe pas shumë terapive une kam hequr dorë nga mjekimi. Pasi që kam blerë Nutribullet me kombinimin e duhur të pemëve dhe perimeve organizmi im është stabilizuar dhe tani ndihem perfekt! 

    Kim Pontius
  •  Po kërkoj nga ju të pini 1 gote të pregaditur me Nutirbullet në ditë dhe të shikoni si do të transformohet jeta juaj. 

    David Wolfe
  •  Ndryshimet që i kam parë tek vetja janë të mahnitshme! 

    Kim Pontius
Informata shtese

Si funksionon?

Sektreti i nutribullet qëndron tek motorri i cili është 600 wat dhe krijon një përzjerje në formë cikloni duke bërë që ushqimini të shpërbëhet në kokrriza të vogla.

Kur shpërbëhen ushqimet ajo që është më e rëndësishmja është fuqia dhe teknologjija e prerjes. Kombinimi i këtyre avanatazheve e bën Nutribullet një paisje unike e cila bën të mundur shndërrimin e ushqimeve në superushqime.

Kjo tekonologji do të bëjë të mundur copëtimin dhe bluarjen e ushqimeve sëbashku me farat dhe lëkurën e tyre - ndryshe nga shtrydhëset dhe grirëset.

Me Nutribullet ju do të shpërbëni dhe bluani. Shikoni se sa e thjeshtë është!

Në paisje nuk duhet të vendosni ushqime të nxehta, ju këshillojmë që përpara përdorimit të tyre ato duhet të lihen të ftohen.

Shpërbërja

Thika katërshe shpërbën të gjithë përbërësit në grimca të vogla..

    1. Vendosni përbërësit në gotën e madhe ose në gotën e vogël.
    1. Vendosni thikën katërshe.
    1. Vendosni gotën në paisjen bazë.Shtypeni gotën dhe rrotullojeni që të filloj punë.
    1. Ju mund të shikoni proçesin e shpërbërjes dhe ai do të jetë gati vetëm për pak sekonda!

Bluarja

Thika dyshe është perfekte për të shndërruar përbërësit e thatë në pluhur. Ideale për të bluar arrat, lajthitë, bajamet etj.

    1. Vendosni përbërësit në gotën e vogël.
    1. Vendosni thikën dyshe.
    1. Vendosni gotën në paisjen baze.Shtypeni gotën dhe rrotullojeni që të filloj punë.
    1. Bluani përbërësit deri në momentin që ju e shikoni që është bluar sa ju dëshironi.

Teknika e tundjes:

Ndonjëherë nëse ju e mbushni gotë me përbërës më shumë sesa duhet ose nuk vendosni sasinë e duhur të ujit, dendësia e përzjerjes do të rritet. Dhe përbërësit që ndodhen në majë të gotës do të kenë vështirësi për të arritur tek thika dhe nëse kjo do të marrë më shumë kohë ne kemi një mënyrë shumë të thjeshtë, thjeshtë hiqeni gotën nga paisja bazë dhe tundeni disa herë.

  1. Hiqni gotën sëbashku me thikën nga paisja bazë.
  2. Dhe tundeni atë siç tunden koktejlet. Më pas vendoseni sërisht në paisjen bazë.

Shumë e thjeshtë për tu pastruar

Një avantazh tjetër i Nutribullet është edhe mënyra e pastrimit që është shumë e thjeshtë. Duke qënë se pjesët janë të ndara nga njëra tjetra, ajo që ju duhet të bëni është thjeshtë ti lani me ujë dhe detergjent enësh. Gjithashtu pjeset e saj mund të lahen edhe në lavastovilje.

NutriBullet rekomandohet për:

  • Për të gjithë ata të cilët duan të jetojnë dhe ushqehen shëndetshem
  • Perfekte për vegjetarianët
  • Për familjet me fëmije të vegjël
  • Për njerëz aktiv
  • Për personat të cilët nuk ndjekin dieta të shëndetshme
  • Për personat të cilët kanë kolesterol të lartë
  • Për personat të cilët janë duke rikuperuar pas një sëmundje dhe duhet të përdorin dieta të shëndetshme
Specifikat Teknike
Fuqia 600 W
Kapaciteti 0.7 l, 2 x 0.5 l
Material çelik inox, plastik, të tjera
Pesha 3.55 kg

Vlerësimet e Konsumatorëve 1 Vlerësim(e)

5

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Vlora Rexhepi Berisha

www.topshop-ks.com

04/03/2017

Nutribullet
Shume me i mire se pershkrimin qe e ka ne website I domosdoshëm per kuzhine

1 Produkte