Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mulli elektrik për kafe - Delimano Joy

SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video

Shijoni aromën dhe shijen e kafesë së freskët, duke përdorur mullirin elektrik për kafe nga linja Joy. Bluani kokrrat për kafe turke, espresso të shijshme apo kafe klasike franceze dhe kënaquni me shijen e kafesë së vërtetë. Me këtë mulli, mund t’i bluani kokrrat më imët ose më trashë, varësisht sipas dëshirës. Po ashtu, kjo pajisje mund të përdoret edhe për të bluar arra, lajthi, badem, bimë, erëza, sheqer dhe fara.

Mulli elektrik për kafe - Delimano Joy
29,90 €
Zgjedh opsionin
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 40
  • Më shumë
  • Përshkrimi
Më shumë

Shijoni aromën dhe shijen e kafesë së freskët, duke përdorur mullirin elektrik për kafe nga linja Joy. Bluani kokrrat për kafe turke, espresso të shijshme apo kafe klasike franceze dhe kënaquni me shijen e kafesë së vërtetë. Me këtë mulli, mund t’i bluani kokrrat më imët ose më trashë, varësisht sipas dëshirës. Po ashtu, kjo pajisje mund të përdoret edhe për të bluar arra, lajthi, badem, bimë, erëza, sheqer dhe fara.

Më shumë
Përshkrimi

Shijoni kafe të freskët në shtëpi

Adhuruesit e kafesë e dinë se asgjë nuk të shijon më shumë se sa shija dhe aroma e kokrrave të freskëta të kafesë. Tash, mund ta shijoni çdo ditë këtë ndjesi, duke përdorur mullirin Joy për bluajtjen e kafesë. Thjesht, vendosni kokrrat e pjekura të kafesë në aparat, shtypeni butonin dhe tehet prej çeliku inox do ta bluajnë kafen më të mirë për ju.

Cila kafe ju pëlqen më shumë?

Që nga kokrrat e trasha të kafes origjinale turke e deri te kokrrat më të imëta për espresso të shijshme, ky mulli i bluan të gjitha dhe ashtu si dëshironi ju. 

Ky aparat mund të mbajë deri në 40 gramë kafe, dhe me një bluajtje, ju siguroni kafe të freskët për 6 filxhana. Po ashtu, është kompakt dhe nuk zë shumë hapësirë në kuzhinë.

I fuqishëm dhe cilësor

Ky mulli elektrik ka një fuqi prej 150W dhe tehe prej çeliku inox, dhe me prekjen e një butoni ju mund të bluani kokrra kafeje për kafe turke, espresso, kafe franceze dhe shumë më tepër. 

Po ashtu, është i sigurtë për t’u përdorur - tehet nuk fillojnë të rrotullohen nëse kapaku nuk është mbyllur mirë. Po ashtu, ky aparat ka kapak të tejdukshëm, që ju mundëson ta shihni procesin e bluarjes.

Jo vetëm për kafe…

Ky aparat është më shumë se sa një mulli për bluajtjen e kafesë. Ju mund ta përdorni edhe:

  • Për të bluar arra, lajthi, badem, kikirikë
  • Për të copëtuar dhe përzier bimët dhe erëzat
  • Për ta bluar sheqerin
  • Për t’i bluar farat e ndryshme

Niseni ditën me aromën e kafesë së freskët dhe përgatiteni kafen ashtu si ju pëlqen juve!

 

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star