Set enësh Green Planet Starter Delimano

Ky është seti i përsosur për ata që duan ta rifreskojnë këndin e gatimit ose po e krijojnë kuzhinën e re, sepse përmban enët që ju duhen për përditshmëri. Seti Green Planet Starter ka tigan për fërgim (24cm), tigan për salca (16cm), tepsi (26cm) dhe një dorezë të ndashme që i përshtatet të tri enëve. Enët eko-miqësore janë të punuara nga alumini 100% i ricikluar andaj mund të gatuani rehat duke e ditur se po e mbroni ambientin.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Ky është seti i përsosur për ata që duan ta rifreskojnë këndin e gatimit ose po e krijojnë kuzhinën e re, sepse përmban enët që ju duhen për përditshmëri. Seti Green Planet Starter ka tigan për fërgim (24cm), tigan për salca (16cm), tepsi (26cm) dhe një dorezë të ndashme që i përshtatet të tri enëve. Enët eko-miqësore janë të punuara nga alumini 100% i ricikluar andaj mund të gatuani rehat duke e ditur se po e mbroni ambientin.
Më shumë - Përshkrimi
-
Pasurojeni këndin e gatimit me enë eko-miqësore
Nëse po mendoni t'i ndërroni enët e vjetra ose po kërkoni për një set enësh për dhuratë që do të zgjaste me vite, seti Green Planet Starter është i përsosuri. Ky set 4 pjesësh përmban enët më përdorura në çdo kuzhinë, e për më tepër janë shumë cilësore dhe eko-miqësore.
Ky set përmban enët që ju duhet për ta çuar gatimin në një tjetër nivel
Seti Green Planet Starter përmban:
Tigan për fërgim, 24cm (kapacitet 2.1l) - për t'i mbuluar nevojat bazike në kuzhinë apo për të përgatitur ushqime të shijshme si: vezë në sy, omleta, pallaqinka, patate ose perime të fërguara, file pule ose peshku, biftek dhe jo vetëm.
Tigan për salca, 16cm (kapacitet 1.5l) - për të për përgatitur salca të shijshme, puding dhe kremëra të ndryshme (të ëmëbl ose të njelmët).
Tepsi rrumbullake, 26cm (kapacitet 3.7l) - e përsosur për të gatuar ushqime anësore sikurse patate, perime, oriz dhe jo vetëm. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për sarma, pite, burek, ëmbëlsira, pasta, lazanja, mishëra dhe më tepër.
Dorezë e ndashme - e cila i përshtatet të tri enëve dhe përdoret shumë lehtë. Kjo dorezë ju mundëson t'i mbani këto enë në mënyrë më të sigurtë.
Enë shumë cilësore, praktike dhe eko-miqësore
Pasi të keni kryer punë me gatim, këto enë mund të vendosni brenda njëra-tjetrës për të kursyer më shumë hapësirë në kuzhinë. Po ashtu, kanë një dorezë të ndashme, e cila do t'ua lehtësojë përdorimin e këtyre enëve. Enët mund të përdoren në pllaka dhe furrë (pa dorezë deri në 230°C). Janë të punuara nga alumini 100% i ricikluar dhe do t'ju ofrojnë një përvojë të mrekullueshme gatimi.
Veshje rezistente ndaj ngjitjes & gërvishtjes, për rezultate të përsosura në çdo kohë
Enët eko-miqësore Green Planet janë të veshura me Whitford Eclipse HB - veshja risi e përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është punuar pa substanca të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
Kjo veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, andaj ju mund të fërgoni vezë, omleta apo ushqime tjera edhe me një pikë vaj. Po ashtu, pastrohen lehtë.
Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
Punuar nga alumini 100% i riciklueshëm
* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.
Zgjedhja më e mirë për ju, kuzhinën tuaj dhe planetin tonë të përbashkët
Seti Green Planet Starter është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i riciklueshëm. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**
Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.
**Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012
Për gatime me shumë shije e pak yndyrë
Enët Green Planet kanë veshje me sipërfaqe jo-ngjitëse, andaj edhe mund t'i gatuani ushqimet e preferuara edhe me një pikë vaj. Në këtë mënyrë, do të usheheni shijshëm dhe shëndetshëm.
Po ashtu, falë veshjes së mrekullueshme që kanë, janë shumë rezistente edhe ndaj gërvishtjes dhe pastrohen shumë lehtë.
Alumini - i lehtë, i qëndrueshëm dhe përcjellës i mira të nxehtësisë
Ka plot aryse se pse duhet përdorur alumini i ricikluar:
- E mban mirë nxehtësinë (225 w/M°K) dhe është përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, duke siguruar që e gjithë ena të nxehet njejtë në të gjitha pikat.
- Është i lehtë (2,7g/cm3) andaj edhe manovrohet lehtë.
- Nuk ndryshket.
- Është i qëndrueshëm, zgjatë shumë.
- Është higjienik, i sigurtë dhe në përputhje me standartet për enët që kanë kontakt me ushqim.
S'keni nevojë t'i ndërroni pllakat - Green Planet funksionon në të gjitha
Enët e setit Green Planet Starter përmbajnë pllakë induksioni prej çelikut që nuk ndryshket, kështu që mund të përdoren në të gjitha pllakat e pjekjes, përfshirë edhe ato me induksion. Pra, më nuk keni nevojë t'i ndërroni pllakat.
Pasurojeni koleksionin Green Planet me kapakë Delimano
Kapakët prej qelqi nga Delimano, janë punuar nga qelqi borosilik i zbutur (material eko-miqësor). Ky qelq është afro katër herë më i fortë se sa qelqi "i zakonshëm", i cili mund të ndahet në copa të dhëmbëzuara kur thyhet.
Kapaku është me xham të tejdukshëm, andaj edhe mund ta përcillni gjendjen e ushqimit teksa gatuhet. Po ashtu, kapaku ka një dorezë praktike, e cila ka një vend ku mund ta vendosni lugën. Ky kapak është në dispozicion në 5 madhësi: 16 cm, 20 cm, 24 cm, 26 cm dhe 28 cm.
Zbuloni më shumë nga linja jonë Green Planet
Linja e enëve eko-miqësore nga Delimano përmban tenxhere, tiganë dhe tepsi të ndryshme, që lehtësisht mund t'i kombinoni me kapakët Delimano. Ju mund të zgjedhni ndonjë nga setet që kemi përgatitur për ju, ose t'i merrni ndaras.
- Specifikat Teknike
-
Material alumin Material interieri veshje që nuk ngjit Materiale Bazë aluminium Mund të lahet në enëlarëse Po