Lugë druri Natura Delimano Brava

Seti Natura nga linja Brava përmban 3 lugë të qëndrueshme kuzhine, të punuara 100% nga druri i ahut. Në set përfshihen një lugë me kokë të rrumbullakët dhe vrimë në mes, një shpatulë e zakonshme dhe një shpatulë me të çara në mes. Të gjitha kanë madhësi nga 30cm dhe mund të përdoren për një sërë punësh në kuzhinë, si për përzierje, fërgim, servim etj. Dorezat nuk nxehen dhe kokat e lugës nuk e dëmtojnë tiganin apo tenxheren në të cilën gatuani.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-

Më shumë - Përshkrimi
-
Vegla klasike për çdo kuzhinë
Mbroni enët tuaja duke përdorur këtë set lugësh cilësore, të punuar nga druri i ahut. Në set përfshihen:
- Një lugë e rrumbullakët 30cm me vrimë në mes, të cilën mund ta përdorni për t’i hequr gjërat e ngurta nga lëngjet, supat apo salcat.
- Një shpatulë e zakonshme 30 cm, e dizajnuar për t’i rrafshuar apo përzier përbërësit. Po ashtu, mund ta përdorni për t’i rrotulluar omletat, perimet, mishin dhe jo vetëm.
- Një shpatulë 30 cm, me të çara në mes, të cilën mund ta përdorni për përzierje, për t’i rrotulluar apo edhe për ta shërbyer ushqimin që keni gatuar. Falë të çarave që ka kjo shpatulë, ju mund ta kulloni lëngun apo vajin e ushqimit gjatë servimit.
Që të tri lugët janë punuar 100% nga druri natyral i ahut. Janë shumë të qëndrueshme, sa që mund të zgjasin përgjithmonë, si dhe janë të biodegradueshme, miqësore ndaj mjedisit.
Të sigurta për t’u përdorur, edhe për ju edhe për enët
Për dallim nga veglat e metalit, druri nuk e përcjell nxehtësinë, pra, nuk nxehen gjatë gatimit dhe ju mund t’i përdorni lirshëm, pa frikën se mund t’i digjni duart. Po ashtu, druri i ahut me të cilin janë punuar, është i patrajtuar. pra , nuk përmban kimikate apo llaqe të dëmshme të cilat do të mund t’i jepnin shije të keqe ushqimit tuaj. Seti Natura Brava është i punuar me materiale natyrale!