Grirëse & kullesë për sallata Delimano Brava

Grirja e frutave, perimeve dhe pastrimi i gjetheve të sallatës, kurrë s’ka qenë më i lehtë. Ju prezentojmë pajisjen 2në1 - grirëse dhe kullesë për sallata - e cila do t’ua lehtësojë punën në kuzhinë. Vetëm vendosni copat e mëdha të pemëve, perimeve apo arrave, mbylleni kapakun dhe tërhiqeni dorezën. Po ashtu, përdoreni kullesën për ta pastruar dhe kulluar sallatën. Pajisja është manuale, pra nuk ka nevojë për rrymë apo bateri.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Grirja e frutave, perimeve dhe pastrimi i gjetheve të sallatës, kurrë s’ka qenë më i lehtë. Ju prezentojmë pajisjen 2në1 - grirëse dhe kullesë për sallata - e cila do t’ua lehtësojë punën në kuzhinë. Vetëm vendosni copat e mëdha të pemëve, perimeve apo arrave, mbylleni kapakun dhe tërhiqeni dorezën. Po ashtu, përdoreni kullesën për ta pastruar dhe kulluar sallatën. Pajisja është manuale, pra nuk ka nevojë për rrymë apo bateri.
Më shumë - Përshkrimi
-
E nevojshme për çdo kuzhinë
Harroni kohën që keni humbur duke grirë pemë apo perime, sepse me Grirësen dhe kullesën Brava, do t’i përgatisni më lehtë dhe më shpejtë. Me këtë pajisje po ashtu mund ta lani dhe kulloni sallatën, përmes funksionit rrotullues që pajisja. Kjo pajisje zë pak vend në kuzhinën tuaj, por kryen shumë punë për ju! S’ka më rrëmujë dhe humbje kohe - tash mund t’i copëtoni përbërësit si një kuzhiner profesional. :)
Pajisje shumëfunksionale
Me një pajisje të tillë, mos u kufizoni vetëm për të grirë dhe për të pastruar sallata. Mbusheni enën me patate të ziera (dhe të qëruara), shtoni pak vaj ulliri, uthull dhe barishte - për një salcë të përsosur për sallata, apo përgatisni salca tjera sipas dëshirës. Bëni sallatë lakre në vetëm disa minuta dhe grini qepët për gullash apo supë, pa derdhur asnjë lot. Me Grirësen & kullesën Brava, ju mund të përgatisni shumëçka!
Pajisja Brava 2në1 përmban:
Kullesën për sallata (ena 4l me një shportë për kullimin e sallatës apo ushqimeve tjera)
Grirëse (enë 400ml me kapak dhe dorezë manuale)
Kulloni ujin nga zarzavatet
Pastrimi i sallatave apo zarzavateve ju merr kohë, dhe mbase është punë e mërzitshme. Por kullesa Brava do t’ua lehtësojë punën. Krejt çka duhet të bëni: vendosni zarzavatet në shportë, lëshojani ujin sipër dhe lëreni të rrjedhë. Pastaj, vendoseni shportën në enë, mbylleni me kapak, tërhiqeni dorezën disa herë, dhe pas disa rrotullimesh, ju do të keni gati zarazavate të freskëta.
Kullesa mund të përdoret edhe për ushqime të tjera, sikurse patatet, spinachi, fasulet, etj.
Lehtë, shpejt dhe shijshëm
Mos humbni kohë më me përgatitjen e ushqimeve duke i prerë me mundim, por përdoreni grirësen Brava! Me vetëm disa tërheqje të dorezës dhe në disa sekonda, ju do të keni gati pemë apo perime të copëtuara.
Për më tepër, kjo pajisje është manuale, pra, nuk ka nevojë për rrymë apo bateri. Përdoreni kudo dhe kurdo!