Set 9 pjesësh për pjekje Delimano

Pasuroni kuzhinën tuaj me setin 9 pjesësh për pjekje nga Delimano! Seti përmban aksesorët më të përdorur për pjekurinat e ëmbla apo të njelmëta, por jo vetëm. Mund t'i përdorni për të pjekur bukë, pite, mafinë, biskota, lazanja apo ndonjë tavë të shijshme. Enët kanë veshje PPG Skandia Extreme, e cila është rezistente ndaj ngjitjes. Po ashtu, e shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të barabartë.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Pasuroni kuzhinën tuaj me setin 9 pjesësh për pjekje nga Delimano! Seti përmban aksesorët më të përdorur për pjekurinat e ëmbla apo të njelmëta, por jo vetëm. Mund t'i përdorni për të pjekur bukë, pite, mafinë, biskota, lazanja apo ndonjë tavë të shijshme. Enët kanë veshje PPG Skandia Extreme, e cila është rezistente ndaj ngjitjes. Po ashtu, e shpërndajnë nxehtësinë në mënyrë të barabartë.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatitni pjekurinat shpejt dhe lehtë
Çdo kuzhinier i pasionuar pas pjekurinave do të donte ta kishte këtë set. Seti përmban 9 kallëpe / tepsi për pjekje në 6 madhësi të ndryshme. Ju mund t’i përdorni për të pjekur ëmbëlsira të ndryshme, pica, pite, bukë, patate, lazanja dhe jo vetëm.
Të punuar nga çeliku ECCS, enët e setit i rezistojnë deformimit dhe kanë veshje cilësore, rezistente ndaj ngjitjes së ushqimit.
Koleksion që duhet ta ketë çdo kuzhinë
Ngrohni furrën dhe piqni pjekurina të shijshme me këtë set! Seti përmban:
- 4 kallëpe të vogla – të përshtatshme për të mafinë apo ëmbëlsira të vogla të ngjashme.
- Tepsia rrumbullake për kek – e përsosur për kek apo ëmbëlsira të ngjashme.
- Tepsia për bukë – për të pjekur lloje të ndryshme të bukës, torta apo lazanja.
- Tepsia katrore – për ëmblësira të ndryshme apo edhe për të pjekur lazanja.
- Tepsia për tava – për tava të ndryshme e të shijshme. Po ashtu mund ta përdorni edhe për torta.
- Tepisa për mafinë – ka 6 kallëpe dhe mund të përdoret për pjekjen e mafinëve.
Dizajn praktik, kursejnë hapësirë në kuzhinën tuaj
Enët janë dizajnuar në atë mënyrë që kur nuk janë në përdorim, mund të vendosen sipër njëra-tjetrës dhe përshtaten shumë mirë. Në këtë mënyrë, zënë më pak vend në kuzhinën tuaj.
Çelik dhe veshje dyshtresore jo-ngjitëse
Ky set ka enë në forma të ndryshme, të cilat mund të përdoren për pjekjen e ushqimeve të ndryshme, falë veshjes jo-ngitëse PPG SKANDIA EXTREME. Përmbajtja e çelikut mundëson shpërndarje të barabartë të nxehtësisë, në mënyrë që ushqimi të piqet mirë e njësoj.
Me këtë set kaq praktik, ju mund ta ushtorni pasionin tuaj të gatimit, qoftë duke provuar receta të reja apo duke gatuar recetat tradicionale të gjyshes. Pasi t’i keni pjekur ushqimet, enët mund t’i pastroni fare lehtë dhe shpejt.
- Informata shtesë
-
Dimensionet & Specifikat