Air Fryer Touch Delimano

Shijoni ushqime të fërguara apo ëmbëlsira pa u ndi në faj – përgatisni me ato me fritezën Touch pa vaj! Më kompakte se kurrë më parë, kjo fritezë e avancuar mund të fërgojë, pjekë apo thajë lloje të ndryshme ushqimesh falë 8 programeve që ka. Friteza Touch ka dorezë të ndashme, shportë 3.2L, enë 5L, kohëmatës dhe një ekran me prekje. Fuqia: 1500W. Temperatura: 80-200°C.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Shijoni ushqime të fërguara apo ëmbëlsira pa u ndi në faj – përgatisni me ato me fritezën Touch pa vaj! Më kompakte se kurrë më parë, kjo fritezë e avancuar mund të fërgojë, pjekë apo thajë lloje të ndryshme ushqimesh falë 8 programeve që ka. Friteza Touch ka dorezë të ndashme, shportë 3.2L, enë 5L, kohëmatës dhe një ekran me prekje. Fuqia: 1500W. Temperatura: 80-200°C.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni shujta të shijshme me ajër të nxehtë, 25% më shpejtë
Le ta pranojmë – të gjithë i duam ushqimet e fërguara, por i druhemi për shkak të kalorive dhe vajit të tepërt. Pastaj, mos ta harrojmë që pas fërgimit, era e vajit mbulon thuajse tërë shtëpinë. Andaj, ne kemi gjetur një mënyrë më të mirë për t’i përgatitur ushqimet e fërguara – me fritezën pa vaj!
Sekreti: Ajri i nxehtë
Qarkullimi i ajrit të nxehtë në fritezë do të sigurojë që ushqimi të jetë krrokant nga pjesa e jashtme, dhe i butë nga brenda. Ju mund të përdorni pak ose aspak vaj. Vetëm vendosni në fritezë përbërësit, zgjedhni programin dhe shijoni ushqim të fërguar me ajër të nxehtë! Kjo mënyrë gatimi është më e lehtë, më e shpejte dhe më e shëndetshme!
-
Pomfrita, ushqimi anësor i preferuar në mbarë botën.
-
Nuggets do të jenë krrokante nga jashtë dhe të buta brenda.
-
Perime të skuqura me ajër, që shkojnë thuajse me çdo shujtë.
-
Meze dhe ëmbëlsira të shpejta, për mysafirët e papritur.
8 programe (me kurdisje) për lloj-lloj shujtash
Friteza Touch ka 8 programe (me kurdisje) të cilat janë të lehta për t’u përdorur dhe me udhëzime për t’i përshatur me shportën apo enën. Zgjedhni një nga 8 programet dhe pas disa minutash, shijoni rezultatet në tryezën tuaj të ngrënies.
- French fries (Pomfrita)
- Wedges (Patate të skuqura)
- Nuggets
- Meat (Mish)
- Fish (Peshk)
- Cake (Ëmbëlsirë)
- Dehydrate (Tharje / dehidratim)
- Defrost (Shkrirje)
Nëse ju duhet ndonjë program jashtë këtyre, ndihuni të lirë ta përgatisni recetën tuaj personale dhe zgjedhni funsionin DIY – këtu mund ta caktoni temperaturën dhe kohëmatësin deri në 90 minuta.
Dy enë të përshtatshme për fërgim
Friteza Touch ka enën dhe shportën për fërgim, për gatim më të gjithanshëm. Ena ka kapacitet 5 litra, kurse shporta ka 3.2 litra dhe mund të vendoset në enë më të mëdha. Ju mund t’i ndërroni fare lehtë, falë dorezës së ndashme, e cila mund të lëvizet thuajse me një klikim.
Praktike dhe e sigurtë
Kur ktheheni të lodhur nga puna, krejt çka ju duhet për përgatitjen e ushqimit, është një pajisje kuzhine e lehtë dhe e sigurtë për t’u përdorur. Një pajisje si friteza Touch, e cila do ta shndërrojë gatimin në një proces më të këndshëm për tërë familjen.
-
Doreza që nuk nxehet, dhe karakteristika tjera të sigurisë, sikurse: fikje automatike, tingulli dhe drita treguese.
-
Ekrani digjital me prekje, ju mundëson t’i zgjedhni programet / cilësimet më shpejtë e më lehtë.
-
Veshja jo-ngjitëse në enë dhe shportë nuk lejon që ushqimi të ngjitet dhe mundëson pastrim më të lehtë.
Qershia mbi tortë: një pamje elegante
Me një pamje modern dhe elegante, friteza Touch do të përshatet bukur në çdo kuzhinë. Ka madhësi kompakte dhe një vend për ta palosur kabllon. Është në dispozicion në dy ngjyra, andaj ju mund të zgjedhni të preferuarën tuaj:
- E zezë
- E kuqe
-
- Informata shtesë
-
Info teknike:
- Fuqia: 1500 W
- Tensioni: 220-240V~
- Dorezë e ndashme
- Shporë fërgimi 3.2 L dhe enë fërgimi 5L
- Kohënatës 90 min
- Temperatura: 80 - 200°C
- Dimensionet: 35 x 26 x 30 cm