- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Dordoleci prej pelushi është lodra e përsosur për çdo fëmijë. Ka madhësi 13 x 25x 30cm dhe peshon vetëm 129 gram, pra mund ta merrni me vete kudo. Befasoni fëmijët apo miqtë me këtë dhuratë ideale, sepse shpesh, gjërat e vogla ju ofrojnë shumë lumturi.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një 'mik' i paharruar i fëmijëve
Shumica e fëmijëve kanë një lodër të preferuar me të cilën luajnë, flenë dhe e marrin me vete kudo që shkojnë. Dordoleci prej pelushi është lodra e përsosur në këtë rast. I bardhë, i butë, me shall të kuq dhe një buzëqeshje të gdhendur, është lodra ideale për lojë dhe argëtim. Po ashtu, mund të jetë lodër shoqëruse gjatë natës, kur të vegjlit tuaj flenë.
Dhuratë e përsosur për fëmijët
Kjo lodër me materiale prej pelushi, vjen në formën e një dordoleci të buzëqeshur. Ka madhësi 13 x 25 x 30cm dhe peshon 129 gramë, prandaj është dhurata e përsosur për fëmijë. Lehtësisht mund ta merrni me vete kudo, për t'i ofruar butësi dhe argëtim fëmijëve tuaj.
Lodra e preferuar për çdo fëmijë
Secili fëmijë është i ndryshëm, dhe ju mbase nuk e dini se ç'lloj lodre do të pëlqente secili prej tyre. Por me dordolecin prej pelushi është ndryshe - është aq i këndshëm saqë lehtësisht mund të bëhet lodra e preferuar e çdo fëmiu, pa dallim moshe.
Mirëmbahet lehtë
Si prind që jeni, ju e doni më të mirën për fëmijën tuaj. Sigurisht kujdesni që ata të jetojnë dhe të luajnë në një ambient të pastër. Prandaj, keni parasysh disa këshilla për mirëmbajtjen e kësaj lodre. Mbulesa dhe mbushja janë 100% poliester, prandaj rekomandohet ta lani me dorë. Thahet shpejt, kështu që fëmijët tuaj nuk do të presin gjatë për mikun e tyre prej pelushi.
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet 13x25x30 cm Material 100% polyester Pesha 129 g