Masazhues për duar, Vitahand Wellneo

A ndjeni shpesh tension në duar dhe kyçe? Shijoni relaksin që ju ofron Vitahand, një masazhues për duar! Ky masazhues pa kabllo është dizajnuar që t’ju ndihmojë t’i çlodhni muskujt e lodhur dhe të ngurtësuar të dorës. Ofron masazh për gishtat, pëllëmbët dhe kyçet e duarve, me 6 programe dhe 6 nivele të intensitetit. Funksionon me bateri litiumi 2000mAh (bateria përfshihet në paketim).
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
A ndjeni shpesh tension në duar dhe kyçe? Shijoni relaksin që ju ofron Vitahand, një masazhues për duar! Ky masazhues pa kabllo është dizajnuar që t’ju ndihmojë t’i çlodhni muskujt e lodhur dhe të ngurtësuar të dorës. Ofron masazh për gishtat, pëllëmbët dhe kyçet e duarve, me 6 programe dhe 6 nivele të intensitetit. Funksionon me bateri litiumi 2000mAh (bateria përfshihet në paketim).
Më shumë - Përshkrimi
-
Përkëdhelni duart tuaja me një masazh relaksues
Plot njerëz e duan masazhin, por kryesisht në shpinë, qafë, këmbë apo shputa. Por mos harroni se është një pjesë e trupit tuaj që punon shumë tërë ditëm dhe po ashtu kanë nevojë për çlodhje! Po, janë duart dhe kyçet e tyre. Pavaraësisht a punoni tërë ditën me kompjuter apo kryeni punë fizike, duart tuaja meritojnë një masazh relaksues pas pune. Këtë ua ofron Vitahand!
Teknologji bazuar në shkencën antike
Duart kanë shumë pika të ndjeshme akupresure të cilat mund të stimulojnë ndërveprime përmes trupit. Vitahand bazohet në mjekësinë e lashtë kineze, më konkretisht në teorinë e Meridian Acupoint Massage. Kjo teori tradicionale mbështetet në besimin se disa pika në këmbë, duar dhe veshë korrespondojnë me organe dhe zona specifike brenda trupit. Sipas kësaj teorie dhe parimeve të saj, ushtrimi i presionit në pika të veçanta në duar mund të ndihmojë në lehtësimin e sikletit dhe lehtësimin e disa sëmundjeve në pjesë përkatëse të trupit.
Kjo pajisje ofron 3 benefite kryesore:
- Teknologjia e kompresimit të ajrit masazhon gishtërinjtë, pëllëmbën dhe kyçin e dorës për të stimuluar pikat e presionit (pikat e akupresurës/pikat e refleksologjisë) me një ritëm valëzues. Airbag-u shumështresor brenda pajisjes mund ta mbështjellë tërësisht dorën dhe kyçet tuaja dhe ofron presion përmes një inflacioni dhe deflacioni ritmik. Ky funksion përfshin 6 programe dhe 6 nivele intensiteti.
- Vibrimi është ndihmë shtesë për relaksimin e muskujve të ngurtësuar të dorës.
- Duke aktivizuar opsionin ngrohës, pajisja mund të arrijë temperaturë deri në 39°C, e cila po ashtu ndihmon të stimulojë qarkullimin e gjakut për të zvogëluar dhimbjen dhe të ftohtit në dorë.
Një pajisje e çmuar për duart tuaja
Masazhuesi Vitahand ka benefite të shumta dhe mund të përdoret nëse keni ndonjë nga problemet si mëposhtë:
- Probleme me qarkullimin e gjakut (ënjtje dhe mpirje në duar dhe gishtrinj).
- Tension dhe ngurtësi si pasojë e kohës së gjatë të punës me kompjuter, punës manual, apo nëse luani me ndonjë instrument muzikor.
- Për të gjitha llojet e artritit.
- I përshtatshëm për pensionistët që merren me ndonjë veprimtari në kopsht dhe kanë duar të lodhura.
I përshtatshëm edhe për ata që vuajnë nga sindroma e tunelit karpal
Me një hapësirë 30cm për masazh, kjo pajisje arrin të mbulojë edhe kyçin e dorës, e që është shumë e rëndësishme për ata njerëz që kanë probleme me qarkullimin periferik të gjakut, si pasojë e punës së përsëritur. Sindroma e tunelit karpal shkaktohet nga presioni në nervin mesatar të kyçit. Ende nuk dihet saktë se pse disa njerëz e kanë këtë sindromë e disa tjerë jo. Por shkencëtarët besojnë se të punuarit i tepërt me gishta dhe duar, prodhon stres në tendinat tuaja.
Pavarësisht çfarë pune bëni, duart tuaja kanë nevojë për çlodhje dhe relaks, andaj ky masazhues është miku më i mirë për duart tuaja. Po ashtu, dizajni ergonomik dhe pa kabllo ju mundëson rehati dhe masazh të personalizuar.
- Informata shtesë
-
Specifika teknike:
- Madhësia e produktit: 30 x 14xx 11cm (Gjatësia x Gjerësia x Lartësia)
- Lloji i baterisë: Litium 2000mAh (përfshihet në paketim)
- Mbushet me USB kabllo
- Funksionon deri në 4 orë
- Sesioni i masazhit: 15 minuta
- Kohëmatës automatik
- Teknologji e kompresimit të ajrit
- Funksion vibrimi
- Terapi ngrohëse
- 6 programs masazhi për pjesë të ndryshme të dorës
- 6 nivele presioni
- I personalizueshëm
- Dizajn pa kabllo