Si të largoni erën e keqe të këmbëve
Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme, sidomos në momentin kur hyni në dhomë dhe të gjithë të pranishmit mbajnë hundët me dorë. Këmbët marrin erë për shkak të baktereve të shumta që pëlqejnë vendet që janë të lagështa dhe të ngrohta.
Era e keqe e këmbëve mund të jetë vërtetë shqetësuese dhe e sikletshme, sidomos në momentin kur hyni në dhomë dhe të gjithë të pranishmit mbajnë hundët me dorë. Këmbët marrin erë për shkak të baktereve të shumta që pëlqejnë vendet që janë të lagështa dhe të ngrohta. Këto baktere rriten dhe ushqehen me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke prodhuar erën e keqe të këmbëve.
Fatmirësisht, ju nuk keni pse të jetoni me këtë problem. Kjo sepse ka disa kura fantastike me të cilat mund të hiqni qafe erën e keqe të këmbëve. Aplikoni ndonjë nga këto kura dhe do nuk do të turpëroheni më:
Soda e bukës
Një nga deodorantët më të mirë natyral është soda bukës. Ajo mund të përdoret për qëllime të ndryshme, dhe një ndër to është për largimin e erës së keqe të këmbëve. Në një legen të vogël përzieni një lugë gjelle sodë buke dhe një litër ujë të ngrohtë. Zhytni këmbët për rreth 15 deri 20 minuta, dhe më pas i thani tërësisht. Është mirë që të spërkasni pak sodë buke tek këpucët për të vrarë bakteret.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është e dobishme për shpëtimin nga era e keqe e këmbëve pasi ajo krijon një mjedis acid, në të cilin bakteret nuk mund të mbijetojnë. Në një legen hidhni uthull molle dhe ujë, me raportin 1:2, dhe i lini aty për rreth gjysmë ore. Më pas i thani mirë këmbët pasi të vishni çorapet dhe këpucët.
Çaji i Zi
Çaji i zi ka veti antibakteriale që vrasin mikrobet që shkaktojnë erë në këmbë. Ai mbyll gjithashtu poret dhe bën që këmbët të djersitin më pak. Mjafton të zieni 2 qese me çaj në 3 filxhanë ujë. Më pas hidheni në një legen të vogël dhe shtoni disa litra ujë për të ftohur ujin. Vendosini këmbët në të për rreth 15-20 minuta.
Çaji i xhenxhefilit
Për shkak të vetive të tij antibakteriale si dhe aftësisë për të neutralizua toksina, xhenxhefili është kura perfekte për largimin e erës së keqe nga këmbët. Prisni një gjysmë rrënje xhenxhefil. Hidheni në ujë dhe lëreni të shkrihet për disa minuta. Sapo të ftohet, lagini këmbët me të.
Kripë të trashë
Dihet tashmë se kripa ka veti antibakteriale dhe ndihmon për heqjen qafe të erës së keqe të këmbëve. Në një legen hidhni ujë të ngrohtë dhe disa lugë gjelle kripë të trashë. Futni të dyja këmbët në të dhe mbajini aty për rreth 10-15 minuta. Më pas i thani mirë këmbët me një peshqir.