Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Këpucët dhe shëndeti i këmbëve gjatë stinës së verës.

Stina e verës tradicionalisht është koha kur heqim qafe këpucët dimërore dhe relaksohemi, por në fakt nuk është gjithmonë koha më e mirë e vitit për shëndetin e këmbëve tuaja. E gjithë nxehtësia, temperaturat e larta, lagështia e ajrit në kombinim me dëshirën për të qëndruar këmbëzbathur ose këpucë qe nuk sigurojnë mbështetjen e duhur për kushtet e sezonit, siç janë papuqet nga goma dhe plastika, sandalet nga materialet e dobëta, mund t’ju sjellin probleme të shumta për këmbët tuaja.

Përderisa cdokush mund të vuaj nga dhimbjet apo dëmtimet e ndryshme nga lloji I këpucëve gjatë stinës së verës, nëse keni probleme kronike me shëndetin e këmbëve, mund të ju përkeqësojnë gjendjen e këmbëve tuaja. Plasaritjet e shputës, kallot, irritimet e lekurës, kërpurdhat dhe problemet e tjera që janë të lidhura me diabetin mund të përkeqësohen kur këmbët tuaja janë të ekspozuara ndaj bakterieve, ndjersitjes dhe nxehtësise së diteve verore.

Duke marrur vendimet e duhura, shumë probleme të këmbëve mund të parandalohen ose të paktën të zvogëlohen, edhe gjatë ditëve më të nxehta të verës. Sekreti qëndron tek perkujdesja e këmbëve duke mbrojtur ato duke bërë zgjedhjen e duhur të këpucëve për stinën e verës në bazë të nevojave unike të këmbëve tuaja.   Këpucët e duhura për shputat dhe ligamentet    Lëndimet e shputës karakterizohen me dhimbje të forta në thembër të shputës. Zakonisht, me kalimin e kohës shkaktohet nga veshja e këpucëve që nuk e mbështesin thembrën në mënyrë të duhur. Është një ankesë e zakonshme për stinën e verës, sepse njerëzit janë të prirur të veshin këpucë sic jane sandalet dhe këpucët e rrafshta, ose qendrojnë këmbëzbathur, gjë që nuk jap asnjë mbështetje thembrës.   Gjatë përzgjedhjes së këpucëve për këtë stinë, duhet të keni parasysh që të siguroni mbeshtetjen e nevojshme për shputën dhe thembrën tuaj për të parandaluar probleme ose për të zvogëluar problemet që tashmë keni. Sipas Jordana Szpiro-s (podiatriste në një ambulantë në Boston) :“Ju mund të vishni sandale dhe në të njejtën kohë të parandaloni ose zvogëloni dhimbjet e thembrave dhe problemet e tjera te shendetit te këmbëve, nëse zgjedhni sandale që ofrojnë mbështetjen e duhur për thembrat, shputën dhe këmbët tuaja   Këpucët e duhura për këmbët me ashtin e deformuar   Nëse keni ashtin e deformuar, është e zakonshme të keni edhe gishtin e madh të këmbës të kthyer brenda dhe të drejtuar nga gishti i dytë dhe gungën afër bazës së gishtit të madh të këmbës. Nuk është e çuditshme që veshja e çfaredo këpuce është shumë e dhimbshme edhe e pa rehatshme për ju. Këshilla e përgjithshme kur vjen fjala për gungat dhe eshtrat e deformuara,  është të zgjedhni këpucë të shlira tek pjesa e gishtave. Duke bërë këtë zgjedhje, gishtat tuaja do të kenë hapsirë për të lëvizur pa u perplasur dhe shkaktuar dhimbje. Sandalet me pjesën e hapur përpara mund të jetë zgjedhja më e mirë për njerëzit me këto probleme. Duke mbajtur këmbët të hapura dhe duke lënë gishtat me një hapsirë më të gjerë mund të reduktoj problemet dhe dhimbjet e gishtave të këmbës. Bëni kujdes në zgjidhjen e sandaleve, zgjedhni dizajne që lejojnë këmbët tuaja të jenë të përshtatura me sandalet dhe që nuk shkaktojnë lëndime gjatë ecjes.    Këshilla për stinën e verës për njerëzit me diabet Problemet me këmbët, duke përfshirë dhimbjet dhe fryerjen (enjëtjen), janë të zakonshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, dhe këto probleme mund të rriten shumë lehtë gjatë stinës së verës. Edhe lëndimet më të vogla sikurse: prerjet, gervishtjet apo fluskat mund të jenë probleme mjaft serioze për njerëzit me diabet për shkak që problemet e qarkullimit e pengojnë shërimin e shpejtë të plagëve.  Duke marrur parasysh të gjitha këto, është esenciale që ju të perkujdeseni për këmbët gjatë stinës së verës.   Këshilla për përzgjedhjen e këpucëve për stinen e verës    Tregohuni praktik dhe realist kur vjen puna tek perzgjedhja e këpucëve të duhura per stinën e verës. Vetëdijesohuni ndaj probleme dhe përkujdesjes së këmbëve duke kuptuar nevojat e veçanta qe kembet tuaja mund të kenë. Të dukesh trendi dhe të vishesh në hap me modën, është pa dyshim një element i rëndësishëm për vetbesimin tuaj; por, zgjedhja më e mirë për këmbët tuaja është rehatia dhe dukja në ndërlidhje me njëra tjetrën.