Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Duke ndjekur nevojat tuaja

për më shumë 22 vjet

I dashur vizitor,
Përshëndetje dhe mirësevini në këtë faqe, e bërë për të ju treguar sadopak rreth nesh. Me pak fjalë, ne do të donim të shpjegonim se si nisi tregimi ynë, çfarë na nxit përpara, dhe sigurisht, kush jemi ne. Ju mund të mendoni se Studio Moderna është vetëm rreth dy brendeve më të njohura, Dormeo dhe TopShop ... por ne ofrojmë dhe bëjmë shumë më tepër se aq. Rri me ne dhe vazhdo të lexosh ... ju premtojmë, është një histori interesante!

Studio Moderna u themelua në Slloveni, në vitin 1992. Fillimi ynë ishte modest, por gjatë viteve, Studio Moderna u bë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të suksesshme të Sllovenisë. Rruga jonë ishte sfiduese, por ne gjithmonë besonim se me punë të palodhur, entuziazëm dhe dituri, gjithçka është e mundur. Në fillim të kësaj historie nuk mund të mendojmë për ndonjë njeri më të mirë për të shpjeguar të gjithë përpjekjet, entuziazmin, pasionin dhe sakrificën përgjatë rrugës, se bashkëthemeluesin dhe presidentin, Z. Sandi Ceško

Disa fjalë nga Presidenti

Si filloi gjithçka? Unë po merresha me tregtimin dhe trajnime për kompjuterë. Një mik i imi më tregoi për një rrip për dhimbje shpine. Mendova se po bënte shaka, si mund të lehtësonte një copë plastike dhimbjen e shpinës? Por gjithsesi ua dhashë atë disa miqve që vuanin nga dhimbja e shpinës. Për habinë time, ata të gjithë raportuan për një përmirësim. Kështu që i thashë bashkëshortes sime, ndoshta duhet të fillojmë një biznes të vogël?

Ishte vështirë në fillim. Ne ishim duke shitur përmes reklamave, duke plotësuar me përpikëri porositë, dhe duke rimbursuar çdo klient të pakënaqur. Shpejt ne kaluam në kanale të tjera shitjeje dhe jo shumë më vonë edhe në shtete të tjera.

Dhe ja ku jemi tani, duke ndihmuar njerëzit me sfidat e përditshme dhe duke e bërë jetën e tyre më të lehtë me produktet tona inovative. Shpresoj që ne do të vazhdojmë zhvillimin tonë në këtë mënyrë dhe të arrijmë të sjellim më shumë gëzim në jetën tuaj të përditshme.

I juaji,
Sandi Ceško

Trashëgimia jonë

Gjithçka filloi në vitin 1992 në një garazh të vogël në Zagorje, një qytet i vogël në mes të Sllovenisë, kur bashkë-themeluesi i Studio Moderna, Sandi Ceško filloi të shiste një pajisje për lehtësim të dhimbjeve të shpinës me emrin Kosmodisk. Ky produkt ndryshoi jetën e mijëra njerëzve që vuanin nga dhimbja e shpinës pasi që ishte produkti i vetëm efikas jo-farmaceutik në treg.

Pas suksesit fillestar me Kosmodisk, kompania filloi të rritet, duke vazhduar me markën e dytë - Top Shop dhe duke kaluar në strategjinë e biznesit shumëkanalësh. Me transmetimin e parë televiziv në qershor të vitit 1996, filloi një epokë e re pasi kompania u kthye në marketing të drejtpërdrejtë - dhe kurrë nuk shikuam mbrapa.

Por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë. Nga dita e parë kompania ka matur vlerën e produkteve të saj nga mënyra se si njerëzit kanë përfituar nga ne.

Angazhimi ndaj kënaqësisë së konsumatorit mbetet përparësia kryesore dhe është principi që vazhdon të na udhëheqë edhe sot.

Kush jemi sot

Studio Moderna sot është kompania lidere shumë-kanalëshe, e-commerce, dhe marketingut të drejtpërdrejtë në Evropa Qendrore Lindore, Rusi dhe Turqi.

Këtu janë disa numra që na bëjnë krenarë:

Ju mund të na gjeni në

21 vende evropiane

Produktet tona janë në dispozicion në

220 dyqane të brenduara

Ne kemi ndërtuar

130+ faqe në 21 gjuhë

Ne ofrojmë blerje nga rehatia e shtëpisë në

300+ kanale televizive

Duke pritur thirrjen tuaj janë

4000 agjentë në 28 qendra telefonike

Ne adresojmë

400 milionë konsumatorë

Brendet tona

Gjatë viteve ne kemi mësuar se për çfarë kanë vërtet nevojë klientët tanë. Siç jemi përgjegjës për mjedisin ku jetojmë, ne kemi bashkuar dëshirat tuaja dhe dëshirën tonë për të bërë gjithçka për të ruajtur natyrën tonë të çmuar dhe prandaj edhe kemi krijuar disa brende. Dëshirojmë të mendojmë se brendet tona përmirësojnë jetën e njerëzve në aspekte të ndryshme jetësore - gjumë, ushqim, shëndet, fitnes - dhe ne jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për t'ju shërbyer me nder.

Nga brendi i parë deri tek i fundit

Ndikimi i brendeve tona nuk është i kufizuar në vendet brenda qendrës tonë në Europën Qendrore Lindore, por ne gjithashtu gëzojmë sukses të madh në tregjet ndërkombëtare duke përfshirë SHBA, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Korenë, Australinë, Francën dhe Italinë. Ja ku janë.

TV-shopping

Top Shop – që nga 1996

Nga fillimi modest në televizionet sllovene në një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë në Evropën Qendrore dhe Lindore - Top Shop është padyshim një nga brendet tona më të njohura.

Produktet e Top Shop ishin dhe janë gjithmonë unike dhe të zgjedhura me kujdes, kështu që nuk është çudi që ata bëjnë rrugën e tyre në miliona shtëpi dhe të ndihmojnë njerëzit të bëjnë një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.

Vizitoni faqen tonë të TopShop duke klikuar këtu

Një gjumë i mirë i natës

Dormeo – që nga 2002

Në 12 vitet e fundit Dormeo është bërë sinonim për gjumë më të mirë dhe më të shëndetshëm. Dormeo ka nisur udhëtimin me një dyshek të vetëm, dhe gjatë viteve të punës së palodhshme u shndërrua në një brend gjumi dhe stil jetese me mbi 300 produkte të ndryshme.

Produktet Dormeo mund të gjenden në më shumë se 30 vende të botës, duke ndihmuar miliona njerëz të kenë gjumë më të mirë dhe të rehatshëm.

Vizitoni faqen tonë të Dormeo duke klikuar këtu

Aty ku fillon gatimi më i mirë

Delimano – që nga 2010

Delimano është një brend me një pasion të qartë - gatimin. E gjitha filloi me enë gatimi qeramike, por Delimano po zgjeron me shpejtësi gamën e saj me të gjitha llojet e nevojave të kuzhinës që thjesht do ti duash.

Qëllimi ynë është që të jemi brendi kryesor i enëve të gatimit në Evropë dhe të ofrojmë produkte të dizajnuara mirë, teknologjikisht të avancuara, inovative, të dizajnuara për të siguruar përvoja të shëndetshme dhe të shijshme gatimi.

Vizitoni faqen tonë të Delimano duke klikuar këtu

Fitness dhe shëndet për ju dhe familjen tuaj

LiveActive – që nga 2011

LiveActive është brendi i fundit nga Studio Moderna, bërë për të ndihmuar një person modern të bëjë një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më aktive. Me ndihmën e ekspertëve dhe përdoruesve si ju, ne udhëzojmë, këshillojmë dhe ju ofrojmë me kujdes të zgjedhur, pajisje sportive me cilësi të lartë.

Vizitoni faqen tonë të LiveActive duke klikuar këtu

Ne besojmë ...

... që çdo person meriton një jetë të mirë. Ne besojmë se çdo fëmijë duhet të shkojë në pushime dhe të ketë çdo mbrëmje një darkë në pjatën e tij / saj.

Ne besojmë se natyra është shoku ynë më i mirë dhe pasuria jonë më e madhe. Ne besojmë në të mirën e përgjithshme tek njerëzit ...

Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vënë kaq shumë përpjekje dhe resurse në krijimin e një bote më të mirë.

Përgjegjësia sociale

Në Studio Moderna, ne e kuptojmë se edhe ne jemi pjesë e komunitetit. Prandaj ne kemi detyrim për të dhënë një dorë ndihme - fëmijëve të uritur, të moshuarve të vetmuar, familjeve në nevojë, viktimave të fatkeqësive natyrore ... Ne angazhohemi në ngjarje të ndryshme humanitare për të shpëtuar grupet sociale më të prekshme dhe të privuara.

Gjithashtu, si punëdhënës, ne besojmë në vlera të forta, një mjedis të shëndoshë të punës dhe menaxhim që nxit potencialin, aftësinë dhe vullnetin e çdo individi.

Përgjegjësia ekologjike - zvogëlimi i ndikimit tonë në mjedis

Bollëku i tokës nuk është i pashtershëm. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt - dhe ne në Studio Moderna i kushtojmë vëmendje të veçantë asaj në çdo segment të punës sonë. Ne e dimë se ndikimi ynë është i vogël, por ne gjithashtu besojmë se çdo hap llogaritet.

Ne po punojmë shumë për të shpikur materiale më të mira dhe të qëndrueshme për produktet e Dormeo dhe Delimano, dhe ne jemi gjithmonë aty ku komuniteti ka nevojë për kontributin tonë. Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, mënyra e jetesës ekologjike është mirëpritur me mirësi edhe në zyrat tona.

Pra, ja kush jemi ne

I dashur konsumator,
Ky ishte tregimi ynë. Historia për atë që bëjmë, ajo që na nxit përpara dhe si kontribuojmë dhe ia kthejmë komunitetit. Asnjë nga këto nuk do të ndodhte nëse nuk do të ishte për ju. Ju jeni arsyeja që ne dalim nga shtrati në mëngjes dhe ne duam t'ju falënderojmë për këtë.

Pra - faleminderit që jeni pjesë e tregimit tonë. Ne sinqerisht shpresojmë se ne mund të jemi në shërbim tuaj dhe do të jemi në gjendje të sjellim produkte më të mira në jetën tuaj.

Ekipi juaj i Studio Moderna