Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Rregullat dhe kushtet e përdorimit

1. Rregullat e Shërbimit

Të gjitha çmimet në dyqanin në rrjet janë çmimi përfundimtar për ditën e porosisë dhe përmbledhin edhe Tatimin e Vlerës së Shtuar (T.V.SH) Të gjitha çmimet janë në euro.

Të gjitha produktet do t’ju dërgohen brenda afatit kohor 2-3 ditë nga dita që keni bërë porosinë me KOEX. Produktin e paguani në zyrën e postës, në momentin që ju dorëzohet.

Kontrata e blerjes së porosisë mbahet në kompaninë tonë dhe ju mund ta merrni duke dërguar një kërkesë në adresën: Rr. UÇK 78, Prishtinë

Pasi të keni përfunduar blerjen, do të merrni edhe një konfirmim me e-mail me të gjitha të dhënat e porosisë suaj.

Nëse dëshironi të ktheni porosinë për shkak të ndonjë problemi teknik të prodhimit, për të kontaktuar me ne keni në dispozicion afatin kohor prej 7 ditësh nisur nga dita që e keni marrë. Për të përdorur të drejtën e zëvendësimit të produktit, duhet të na e dërgoni produktin me postë dhe me paketimin origjinal brenda 7 ditësh nga dërgimi i kërkesës. Hollësitë e mëtejshme do t'ju bëhen me dijë nga ana jonë.