Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Historiku i Top Shopit

Ishte mëngjesi i një të enjëte, 6 Qershor 1996, një ditë normale pune…

… por për disa, punonjës të Studio Modernës në të njejtën kohë, ishte fillimi i një historiku i cili i tejkaloi të gjitha pritshmërritë dhe shquhej si një nga historikët më të mëdhenjë rreth marketingut të drejtpërdrejtë në botë. Historiku filloi me reklama të shkurtëra televizive në TV komericalet Sllovene sikurse Pop TV dhe një reklamë në gazetën lokale për produktin Controur Pillow.

Gjatë viteve ne u bëmë të njohur për shitjen e produkteve unike të cilat ishin të dizajnuara për një jetë më të mirë, por gjithashtu u veçuan për disa tipare argëtuese të cilat u bënë pjesë e shumë shtëpive në Evropën lindore – disa ende janë tema diskutimi sa here që biseda bie për Teleshoping …

A ju kujtohet ndonjë nga këto?

  • Dry Cooker

  • Christmas Singing Wreath

  • Boogy Fish

  • Singing Bird Clock

  • Power Juicer

  • H2O

Me produktet inovative, të teknologjisë më të lartë ne u bëmë përcaktuesit e trendeve për një jetë më të mirë dhe më të shëndoshë:

  • Dry Cooker inkurajoi njerëzit të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm me më pak yndyrë, por me shije të plotë.
  • Power Juicer ndihmoi vetëdijësimin e kulturës për pije natyrale, lengjeve të freskëta, pasi ky shtrydhës frutash dhe perimesh e mundësoi përgaditjen e lëngjeve në mënyrë shumë më të lehtë.
  • H2O mop edukoi njerëzit në Evropë duke ju demonstruar se ata nuk kanë nevojë për kimikate të ashpra për pastrim dhe se avulli mund të pastrojë në mënyrë efikase duke mos e dëmtuar natyrën.
  • E fundit, por jo më pak e rëndësishme se të tjerat, Boogie Fish dhuroi buzëqeshje në fytyrat e shumë njerëzve 

Dhe kjo ishte vetëm fillimi.

Më shumë se 1000 produkte, dhe më shumë se një milion storje

Me kalimin e viteve kemi punuar shumë për të sjellë produkte më emocionuese në televizonin e juaj.

Produktet tona kanë hyrë në miliona shtëpi dhe ne jemi krenarë të themi se kemi sjellë më shumë se 1000 produkte të ndryshme në shtëpitë e juaja dhe u bëmë një nga 5 kompanitë multi-kanale më të mëdha të shitjeve direkte në botë.

Sot, Top Shop është një markë gjerësisht e njohur për reklamat televizive dhe produktet unike që nuk mund të merrni kudo tjetër.

Top Shop Sot - dhe Top Shop në të Ardhmen

Vizioni ynë është që të bëhemi një ndër dyqanet më të mira, duke ofruar miliona konsumatorëve përvojën më të mirë dhe më të personalizuar të blerjes që ata mund të gjejnë, pavarësisht se si ata zgjedhin të blejnë tek ne.

Përfundimisht, ne jemi këtu për një arsye - për t'i bërë gjërat e mira lehtësisht të arritshme për më shumë njerëz. Kjo është arsyeja që ne dalim nga shtrati herët në mëngjes dhe arsyeja që ne kemi qenë rreth e rrotull për gati 20 vjet.

Shpresojmë që ju do të qëndroni me ne dhe do të na lejoni që ne të ju sjellim më shumë lumturi në jetën e juaj.

I juaji, ekipi Top Shop Kosova