Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Dyshek Fresh Prima II Dormeo

Photo
Video

Fresh Prima është një dyshek i cilësisë së lartë me fortësi mesatare. Dyshek suportiv, me 3-zona me lartësi 18 cm. Testuar dhe çertifikuar me fituesin e çmimit të teknologjisë Octaspring®. Mbulesa e butë e shtresës memoruese mund të lahet dhe siguron mbrojtje anti-bakteriale dhe anti-pluhur. Siguron gjumë cilësor dhe suportiv - si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Ka 15 vjet garancion.

Dyshek Fresh Prima II Dormeo
Nga 269,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 40
  • Më shumë
  • Detajet e Produktit
  • Informata shtese
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Fresh Prima është një dyshek i cilësisë së lartë me fortësi mesatare. Dyshek suportiv, me 3-zona me lartësi 18 cm. Testuar dhe çertifikuar me fituesin e çmimit të teknologjisë Octaspring®. Mbulesa e butë e shtresës memoruese mund të lahet dhe siguron mbrojtje anti-bakteriale dhe anti-pluhur. Siguron gjumë cilësor dhe suportiv - si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Ka 15 vjet garancion.

Më shumë
Detajet e Produktit

Dyshek mbështetës, cilësi e lartë, me 3 zona me lartësi bazë të rehatshme. 2 cm mbulesë e butë memory që përshtatet me trupin tuaj

  • Niveli i qëndrueshmërisë: dysheku nuk është i fortë si diamanti dhe as i butë si pambuku, por do të jetë mbështetës perfekt për trupin tuaj! 
  • Ajrosje: sistemi unik i ajrosjes ju ofron qarkullimin e vazhdueshëm të ajrit.
  • Lartësia totale: 18 cm - 16 cm lartësia e bërthamës dhe 2 cm lartësia e mbulesës me material Memory, e qëndisur me fibra argjendi për të mbajtur larg aromat e pakëndshme nga dysheku juaj.
  • 3 zona për mbështetje optimale për zona të ndryshme të trupit.
  • Mbulesë me Zinxhir e cila lahet për një ambient të shëndetshëm dhe të pastër pa baktere, pluhura dhe aroma.
  • Dyshek Antibakterial dhe Hipoalergjik, i përshtatshëm për personat që kanë shqetësime nga alergjitë apo astma.
  • Pagesë me këste.

Dyshek me përshtatshmëri & ajrosje përfekte:

Kombinimi i materialeve më cilësore, për përshtatshmërinë perfekte me trupin tuaj dhe vetajrosjen maksimale, për një gjumë të pastër dhe pa baktere. Dy shtresat e Ecocell® i sigurojnë mbështetjen e duhur & përshtatshmërinë e materialit me format e trupit tonë. Ndërsa sustat inovative octaspring, të vendosura në zemrën e dyshekut, lëvizin me trupin tuaj. Bashkëveprimi i dy materialeve speciale Ecocell & sustave Octaspring i sigurojnë dyshekut ajrosjen maksimale duke na ofruar kështu një gjumë të pastër dhe pa praninë e mikrobeve apo alergjenëve. Falë formës unike të sustave Octaspring nuk do të ndjeni asnjë lëvizje të partnerit tuaj gjatë natës, duke bërë kështu një gjumë të qetë dhe pa zgjime të shpeshta. Dysheku është i përshtatshëm për persona me peshë deri në 140kg.

Dyshek hipoalergjik dhe antibakterial me mbulesë që pastrohet

Mbulesa e dyshekut e përbërë nga materiali Memory i cili përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e trupit tuaj. Zinxhiri me mbulesë e bën atë superior në higjenë pasi mund të pastrohet shumë thjeshtë dhe sa herë të dëshironi. Qepja e fibrave të argjendit në mbulesë, të pasurara dhe me trajtimin CleanEffect® e bëjnë këtë dyshek rezistent ndaj pluhurave, anti – mikrobeve dhe mban larg aromat e pakëndshme.

Informata shtese

Dysheku Fresh Prima në prerjen tërthore:

Fresh Prima është i kompozuar nga materialet me cilësi të lartë që ofrojnë një mjedis gjumi të rehatshëm

  1. Materiali i mbulesës është me përbërje fibrash argjendi dhe trajtimin CleanEffect® që ju mbron nga bakteret dhe papastërtitë
  2. 2 cm shtresë memory përshtatet në përsosmëri me formën e trupit
  3. Shtresë Ecocell® siguron mbështetjen dhe rehatinë e duhur për trupin tuaj.
  4. Teknologjia Octaspring® përmban përshtatshmërinë 3D – secila sustë Octaspring® lëviz në mënyrë individuale, dysheku është i fortë por fleksibël dhe i përshtatshëm ndaj çdo lëvizje apo formë trupore
  5. Dysheku përmban 4 dorëza që lehtësojnë lëvizjen e tij në varësi nga nevojat tona.

4 hapa të lehtë për ta hapur dhe përdorur

  • Me kujdes prisni qesen e jashtme me gersherë duke u kujdesur që të mos e dëmtoni brendësinë e dyshekut. Mos përdorni thikë.

  • Hapni dyshekun e vakumuar dhe shtrijeni mbi korniza

  • Priteni me kujdes qesen plastike tek skajet dhe do të vëreni sesi dysheku menjëherë fillon të fryhet. Largoni qesen plastike.

  • Dysheku do të fitoj formën e tij të plotë deri në 6 orë.

Dormeo Fresh prima rekomandohet për :

  • Të gjithë që kerkojnë një dyshek mbeshtetës
  • Për të gjithë që po kërkojnë një dyshek ergonomik që siguron mbështetje optimale për shpinën, qafën dhe kokën për të gjitha pozicionet e gjumit.
  • Për ata që kerkojnë një dyshek anti-bakterial , rezistent ndaj pluhurave dhe më i përshtatshmi për njerëzit që janë të prirur ndaj alergjive
  • Për shkak të përfitimeve të mëdha shëndetsore, dysheku është i përshtatshëm veqanarisht për femijët
  • Dysheku ju përshtatet çifteve që peshojnë deri në 140 kg për përson
Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Fortësia Mesatarisht i fortë
Lartësia 18 cm
Linja Dormeo Vitality
Mattress product material Ecocell®, Memory foam, Octaspring/ Foam springs
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star