Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Seti i kutive antibakteriale Delimano Brava

Photo
Video

Ruani dhe servoni ushqimin tuaj me kutitë higjienike dhe antibakteriale Delimano Brava. Të përbëra nga plastika e qëndrueshme, këto enë kanë një shtresë mbrojtëse nga brenda, që parandalon shpërndarjen e bakteries. Kutitë Brava lahen në enëlarëse dhe mund të përdoren në mikravalë. Vijnë në 3 dimensione dhe mund të palosen brenda njëra tjetrës për organizim sa më kompakt.

Seti i kutive antibakteriale Delimano Brava
Telefono falas në: 0800 100 40
Stock: 1
  • Më shumë
  • Detajet e Produktit
Më shumë

Ruani dhe servoni ushqimin tuaj me kutitë higjienike dhe antibakteriale Delimano Brava. Të përbëra nga plastika e qëndrueshme, këto enë kanë një shtresë mbrojtëse nga brenda, që parandalon shpërndarjen e bakteries. Kutitë Brava lahen në enëlarëse dhe mund të përdoren në mikravalë. Vijnë në 3 dimensione dhe mund të palosen brenda njëra tjetrës për organizim sa më kompakt.

Më shumë
Detajet e Produktit

Mënyra më higjienike për të përzier, shërbyer & dhe ruajtur ushqimin

Kutitë plastike janë të ngjashme për çdo kuzhinë dhe nevoja për përdorimin e tyre i benë ato një shtesë të nevojshme për ushqimet e mbetura, sallatat e servuara apo për përgatitjen e një ushqimi. Problem i vazhdueshëm është se me përdorimin e tyre, plastika fillon të marr një aromë të pakëndshme madje të ndryshoj edhe ngjyrën  dhe ne fillojmë të dyshojmë anën higjienike të këtyre enëve plastike. Por kjo nuk do të ndodhë me kutitë antibakteriale Delimano Brava, të zhvilluara me një mbrojtje speciale të brendshme e cila është antibakteriale, dhe parandalon shpërndarjen e bakterieve.

Materiale inovative dhe dizajn i qëndrueshëm për të ju shërbyer për kohë të gjatë

Ana e brendshme e kutive antibakteriale Brava me veshjen mbrojtëse prej Microbani ju siguron përdorim pa aroma dhe parandalon shpërndarjen e bakterieve. Kutitë janë të prodhuara në Itali në përshtatshmëri me të gjitha standartet europiane  dhe materiali është krejtësisht i sigurt për kontakt me ushqimin. Komponenti aktiv në këto kuti është xham fosfati argjendë, që parandalon kontaminimin e kutive. Mbrojtja Microban është aq e mirë, sa që edhe larja e vazhdueshme e kutive në enëlarëse nuk do t’i afektoj ato – një dizajn dhe konstruksion që do të ju shërbej gjatë!

Aksesorë funksional për përdorim të përditshëm

Seti i kutive antibakteriale Brava përmban 3 kuti me madhësi të ndryshme – 0.5 l, 1.5 l dhe 3.5 l secila me kapakun prej silikoni që benë ruajten e ushqimit të lehtë dhe sigurt. Kutitë palosen brenda njëra tjetres në mënyrë shumë të thjesht duke ruajtur hapësirën. Ju mund ti përdorni ato për përgatitjen e ushqimit, për ruajtjen e mbetjeve t֝ë ushqimit, madje edhe në mikrovalë per përgatitje të ndonjë ushqimi të shpejtë (pa kapak). Servoni ushqimin në party apo raste tjera, merrni me vete për piknik ose kamping, merrni një sallatë të madhe me vete në punë për drekë dhe ndaloni të brengoseni rreth bakterieve.

Përgatitni ushqim, sherbeni me stil dhe pa mikrobe me kutitë antibakteriale Delimano Brava:

  • Funksionale – për përzierje, shërbim apo për organizim
  • 3 madhësi - 0,5 l, 1,5 l, dhe 3,5l  
  • Efekt antibakterial -  me shtresën mbrojtëse Microban për ruajtje nga bakteriet
  • Material i sigurt për kontakt me ushqimin – ruajtje dhe mbrojtje nga zhvillimi i bakteries
  • Larje e sigurt në enëlarëse – lehtë pastrohen, thjesht i vendosni në enëlarëse
  • Palosje e lehtë – mund të vendosen brenda njëra tjetrës për organizim të lehtë kur nuk përdoren
  • Material i qëndrushëm – me përbërje të plastikës kualitative dhe kapakut të silikonit, që do të zgjasë për kohë të gjatë
  • Përdorim i lehtë në mikrovalë – mund të përdoret në mikrovalë deri në 15 minuta në 100°

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star